LIVE UPDATES
Bota

Rama në Kosovë, Kurti: Të vijë e të takojë kë të dojë, nuk krahasohet me angazhimin tonë në Shqipëri

Kurti u shpreh se Rama mund të vijë kur të dojë ta takojë. 

27 Qershor 2022, 23:11 Nga F.M
Rama në Kosovë, Kurti: Të vijë e të takojë kë
Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se me kryeministrin Edi Rama ka marrëdhënie normale. I pyetur në Syritv, ai u shpreh se Rama mund të vijë kur të dojë ta takojë. 

Peka: Zoti kryeministër, në vitin 2018 kur u hodh ideja e korrektimit të kufijve, me një mbrojtje të hapur të z. Rama, në atë kohë për shkak edhe të profesionit kam takuar shumë biznesmenë kryesor në Kosovë, të cilët ishin dakord për korrektimin e kufijve sepse thonin ‘Kosova zhvillohet ekonomikisht dhe nuk mund të presim më’. Pjesa e mirë e klasës politike kosovare nuk e kundërshtuan, ju kam takuar në promovimin e Lorik Canës në Prizren dhe kur ju pyeta më thatë se: ‘I kanë bërë pazaret pa hanxhi’, kjo është një gjë që nuk do lejohet të ndodhë dhe nuk ndodhi. Por çuditërisht të gjithë biznesmenët e mëdhenj që dikush i konsideron oligarkë, janë sërish pro ‘Ballkanit të Hapur’. Ndërkohë kryeministri Rama erdhi dhe i takoi pa asnjë përfaqësues së qeverisë së Kosovës me vete. Nga të parët, kryeministri Rama takoi gazetarë që unë i respektoj, por pjesë të medieve që në njëfarë forme i kanë këta biznesmenë. A ju duket se z. Rama ka ardhur të instalojë të njëjtin stil regjimi si në Tiranë edhe në Prishtinë... dhe në fakt pavarësisht se mohoi, kërkoi të grupojë çdo grup pakënaqësie ndaj jush duke qenë se e bllokoni dhe nuk bëheni pjesë e Ballkanit të Hapur?

Kurti: Unë nuk jam i sigurt që ky është synimi i tij. Por le ta zëmë se ky është synimi i tij, unë besoj që është bindur që s’ka gjë nga kjo punë. Ndërkaq si Kryeminstri i Republikës Shqipërisë dhe si qytetar i shtetit amë, është jo vetëm i lirë por edhe i dëshiruar që sa herë që të mundet, të vijë në Kosovë sa më shpesh dhe të takojë kë do. Natyrisht ka dhe shumë njerëz të tjerë që si ka takuar dhe mbase i ka lënë për një takim tjetër. Por unë jam shumë i interesuar që sa më shumë qeveria e Republikës së Shqipërisë të vijë në Kosovë. Dhe në bazë të një studimi të para disa viteve , rreth 90 përqind e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë në Shqipëri, por diku tek 1/3 e shqiptarë ve të Shqipërisë kanë qenë në Kosovë. Mund ta merrni me mend se 2/3 e shqiptarëve të Shqipërisë nuk kanë qenë në Prishtinë, Prizren etj.

Nëse nuk jam gabim vetëm 1/3 kanë qenë në Kosovë. Prandaj sa më shumë që vijnë shqiptarët e Shqipërisë në përgjithësi dhe në veçanti qeveria e Republikës aq më shumë dhe aq më mirë është edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë.

Çim Peka: Megjithatë... kjo që ju sapo thatë duket një sfidë ndaj zotit Rama për të mos thënë një joshje: ‘Gabimin që bëra unë duke garuar me partine time në zgjedhjet e 2021 uroni që ta bëjë zoti Rama që të përfshihet në çështjet e brendshme të Kosovës. Nuk keni frikë që fuqia e z.Rama, fuqia politike mund të mbledhë faktorët kundër jush në Kosovë ?? Sepse për të qenë korrekt, unë kam parë ndoshta jo ekzagjerimin por kënaqësinë maksimale të kundërshtarëve tuaj gjatë dy netëve që z.Rama ishte në Prishtinë...të njëjtën kënaqësi kam vërejtur edhe te serbët e veriut kur i viziton presidenti serb....pra duket se ka një kapitullim apo pranim të faktit se pa ndihmën e zotit Rama ju nuk ju mundin. Po e joshni Edi Ramën të përfshihet në atë që konsiderohet ‘puç politik’ ndaj jush në Prishtinë apo jo?

Kurti: Kurrë nuk mund të krahasohet ardhja e zyrtarëve nga Beogradi me ardhjet e zyrtarëve nga Tiranë .

Peka: Nuk i krahasova, kënaqësia e....

Kurti: Absolutisht , absolutisht!!

Peka: Kënaqësia e zyrtarëve tuaj në Kosovë më ngjasonte me ‘emocionet folklorike’ që shikoj në Veri kur vjen Vuçiç.

Albin Kurti: Shiko, mund t’ju ngjasojnë por unë besoj që këto se kanë vendin në një fjali,e para. Edhe e dyta, çfarëdo vizite që bën kryeministri i Shqipërisë këtu nuk krahasohet me angazhimin tonë në Shqipëri. Unë e kam ditur që nuk do bëhet Bojken Abazi kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Po besoj që është dëm që Bojken Abazi nuk është deputet në Kuvend të Republikës së Shqipërisë. Do të ishte mirë që dhe për Shqipërinë, jo vetëm por ‘Vetëvendosjen’ por për Shqipërinë do të ishte mirë, edhe për Kosovën do të ishte mirë. Një aktivist i jashtëzakonshëm i deportuar nga pararendësit e mi në Shqipëri edhe me gjithë përvojën dhe dijen e tij do i bënte shume mirë Kuvendit të Republikës. Pra ne nuk kemi dashur ta marrim pushtetin në Tiranë. Absolutisht jo. Ne kemi dashur të kemi edhe një zë përfaqësues në Shqipëri i cili është qytetar i Shqipërisë por njeh Kosovën si pak kush tjetër nga brenda dhe nga poshtë. Pra është situatë tjetër ajo e takimit tonë në Prillin e vitit të kaluar.

albin kurti

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen