Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga OBSH-ja të shtunën, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe shqetësimeve se mund të bëhet endemike në më shumë vende. Deri më tani, 98 për qind e rasteve jashtë vendeve në Afrikë ku virusi është endemik janë raportuar tek burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, tha OBSH-ja.
GJENEVË- Mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve janë të raportuara në 78 vende të botës, shumica prej tyre në Evropë, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga OBSH-ja të shtunën, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe shqetësimeve se mund të bëhet endemike në më shumë vende. Deri më tani, 98 për qind e rasteve jashtë vendeve në Afrikë ku virusi është endemik janë raportuar tek burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, tha OBSH-ja.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, kërkoi nga ky grup që ta reduktojnë numrin e partnerëve seksual.
"Kjo mund të ndalet... Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të zvogëloni rrezikun e ekspozimit", tha Tedros në një konferencë për media në Gjenevë. "Kjo do të thotë të bësh zgjedhje të sigurta për veten dhe të tjerët".
Lia e majmunëve është në proces të riemërimit, për të shmangur përdorimin e emrit në mënyrë raciste, tha drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan.
Agjencia e OKB-së rekomandon vaksinimin për grupet me rrezik të lartë, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, të cilët kanë shumë partnerë seksualë. Ai tha se duhen disa javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës për t'u mbrojtur plotësisht.
Në shërthimin e tanishëm, rreth 10 për qind e pacientëve janë shtruar në spital dhe pesë kanë vdekur, të gjithë në Afrikë, tha OBSH-ja. Lia e majmunëve ka qenë një problem i shëndetit publik i neglizhuar globalisht për dekada në pjesë të Afrikës. Rreziku i lisë së majmunëve globalisht është i moderuar, me përjashtim të Evropës, ku OBSH-ja e ka vlerësuar atë si të lartë.
Në përgjithësi lia e majmunëve shkakton simptoma të lehta, përfshirë: ethe, dhimbje dhe puçrra në lëkurë të mbushura me qelb. Sipas OBSH-së, njerëzit kryesisht shërohen në një periudhë prej dy deri në katër javë.
Virusin mund ta përhapë çdokush, por shpërthimi aktual jashtë Afrikës është i përqendruar pothuajse vetëm te burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burra.
Lia e majmunëve përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit intim, lëkurë më lëkurë, me dikë që ka skuqje aktive, si dhe nëpërmjet kontaktit me rroba të kontaminuara ose në shtrat. Megjithatë, ajo nuk transmetohet aq lehtë sa virusi SARS-CoV-2, që ka shkaktuar pandeminë COVID-19.
“COVID përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe është shumë infektiv. Ky nuk duket se është rasti me linë e majmunëve”, thotë dr Martin Hirsch nga Spitali i Përgjithshëm në Masaçusets të SHBA-së.
Simptomat e lisë së majmunëve shpesh zhduken vetvetiu brenda javësh./REL/
Blinken dhe Lavrov SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Rusisë një marrëveshje që synon lirimin dhe kthimin në Shtetet e B...
Pamje nga protesta IRAK- Qindra demonstrues irakianë, shumica prej të cilëve ndjekës të liderit shiit irakian Muqtada al-Sadr, kan...
Boris Johnson dhe Carrie BRITANI E MADHE- Përgatitjet e Boris dhe Carrie Johnson do të organizojnë një dasmë luksoze në pasur...
Foto ilustruese Policia malazeze njoftoi të mërkurën se ka arrestuar tetë persona të dyshuar për pjesëmarrje në gru...
Foto ilustruese Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), kanë...
Foto ilustruese Irani mirëpret përpjekjet diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore...
Lufthansa GJERMANI- Stafi i Lufthansa-s hyri në grevë më 27 korrik, duke shkaktuar anulimin e më shumë se 1,000 fluturimeve. Sindi...
James Lovelock BRITANI E MADHE- James Lovelock, krijuesi i hipotezës Gaia ka ndërruar jetë në ditëlindjen e tij të 103-të...
Christian Schmidt Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Herzegovinë (BeH), Christian Schmidt ven...
Foto ilustruese Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2027, e cila është miratuar nga...