31 Korrik 2024, 09:45
Nga N.F
Foto ilustruese
PALESTINË- Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport në të cilin thuhet se palestinezët e paraburgosurit që nga sulmet e 7 tetorit janë përballur me privim të gjumit, elektroshok, torturë me ujë dhe tortura të tjera e keqtrajtime.
Raporti thotë se shërbimi i burgjeve i Izraelit se deri në fund të qershorit ka mbajtur më shumë se 9.400 të “paraburgosur për shkaqe sigurie” dhe disa janë mbajtur në fshehtësi, pa pasur qasje tek avokatët ose pa respektim të të drejtave të tyre ligjore.
Në përmbledhjen e raportit, që bazohet në intervistat me ish-të burgosur dhe burime të tjera, dënohet numri i madh i të burgosurve – përfshirë burra, gra, fëmijë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut – dhe thuhet se praktika të tilla ngrenë shqetësime për ndalim arbitrar.
“Dëshmitë e mbledhura nga zyra ime dhe entitete të tjera tregojnë për një sërë aktesh të tmerrshme, sikurse, mes tjerash torturë me ujë dhe lëshimi i qenve ndaj të paraburgosurve. Këto akte janë në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha përmes një deklarate shefi i Zyrës për të drejtat e njeriut të OKB-së, Volker Turk.
Gjetjet e raportit mund të përdoren nga prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të cilët po hetojnë për krimet e kryera në lidhje me sulmet e 7 tetorit dhe ngjarjet që pasuan, përfshirë edhe fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, teksa ai po vazhdon luftën kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Autorët e raportit thanë se përmbajtja e tij është ndarë me Qeverinë izraelite. Lufta në Gazë shpërtheu pas sulmit të befasishëm të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Operacioni hakmarrës i Izraelit ka shkatërruar lagje të tëra në Gazë dhe ka detyruar pothuajse 80 për qind të popullatës të zhvendosen. Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se më shumë se 39.000 palestinezë janë vrarë që kur ka nisur lufta./ REL
okb palestine tortura burg
Bota
31 Korrik 2024, 09:07
r.ll
ismail haniyeh
IZRAEL- Izraeli ende nuk është përgjigjur zyrtarisht ose pranuar përgjegjësinë për vdekjen e liderit...
Bota
31 Korrik 2024, 08:40
r.ll
lideri i hezbollahut dhe hamasit
LINDJA E MESME- Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në kryeqytetin iranian ...
Bota
31 Korrik 2024, 08:19
N.F
Toxoplasma gondii në tru
SHBA- Sipas shkencëtarëve, një parazit i gjetur në feçën e maces mund të jet&e...
Bota
31 Korrik 2024, 08:12
r.ll
\
ismail haniyeh
IRAN- Ismail Haniyeh ka qenë pjesë e Hamasit për dekada, në vitet e fundit duke drejtuar operacionet politike të g...
Bota
31 Korrik 2024, 08:05
N.F
Mbreti Henri VIII
ANGLI- Një portret i famshëm i mbretit Henri VIII, i cili mendohej prej kohësh i humbur, është gj...
Bota
31 Korrik 2024, 07:54
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia miratoi një projektligj të martën e 30 korrikit që do t'i lejojë bizneset të p&eum...
Bota
31 Korrik 2024, 08:00
r.ll
sergei lavrov
MOSKË- Rusia dënoi sot vrasjen e liderit politik të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Ismail Haniya, i cili ...
Bota
31 Korrik 2024, 07:40
N.F
Aksidenti
IRLANDË- Dy burra rreth të 40-tave kanë humbur jetën kur një helikopter u rrëzua në një fermë&n...
Bota
31 Korrik 2024, 07:35
r.ll
ismail haniyeh
IRAN- Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran, ka konfirmuar gru...
Bota
31 Korrik 2024, 07:31
N.F
SHBA- Drejtuesi i “Projektit 2025” në Fondacionin Heritage, ku parashtrohej vizioni për një reformim të plotë të qev...