LIVE UPDATES
Bota

Del raporti/ Rreth 1 miliard njerëz janë me probleme të shëndetit mendor

Raporti i studiuesve në dyzet vende të botës u publikua të hënën, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Raporti është në qendër të një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.

10 Tetor 2022, 17:56 Nga I.A
Del raporti/ Rreth 1 miliard njerëz janë me probleme të
Foto Ilustruese

SHBA- Gati një miliard njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me një sëmundje mendore, por ata dhe shumë të tjerë po vuajnë në heshtje sepse u druhen paragjykimeve që lidhen me çrregullimet psikiatrike sipas një raporti global. Raporti i studiuesve në dyzet vende të botës u publikua të hënën, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Raporti është në qendër të një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.

Sipas një raporti të ri nuk ka asnjë mjedis apo vend të botës ku njerëzit nuk përballen me paragjykime për shkak të sëmundjeve të shëndetit mendor.

Sipas organizatave bamirëse dhe studiuesve të shëndetit mendor, një sëmundje që nuk është e lehtë të vërehet, shpesh nuk shihet me seriozitet. (Vetëm për web)

Raporti i publikuar në revistën mjekësore “Lancet” bën thirrje për veprim për t'i dhënë fund asaj që ata thonë se është stigma dhe diskriminimi ndaj njerëzve me probleme të shëndetit mendor në mbarë botën.

Raporti titullohet “Më keq se vetë sëmundja” sepse njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore u thanë studiuesve se stigma që vjen kur njerëzit mësojnë për sëmundjen e tyre, është më e keqe se vuajtja në heshtje.

“Është paradoks, pse duhet të hezitojmë kaq shumë të flasim për këtë? Sepse njerëzit besojnë gjëra të gabuara. Njerëzit krijojnë lidhje të padrejta mes sëmundjes mendore dhe dhunës. Ata mendojnë se njerëzit që kanë një problem të shëndetit mendor nuk janë të besueshëm, nuk janë partnerë të mirë në martesë ose nuk janë kolegë të mirë pune”, thotë bashkautori i raportit, Profesori i Psikiatrisë Komunitare, Graham Thornicroft nga Kolegji “King”në Londër.

Studiuesit thonë se në shumë vende ku ka varfëri, nuk ofrohet trajtim dhe në disa vende trajtimet psikiatrike as që janë dëgjuar.

Raporti pretendon se kushtet e shëndetit mendor dhe varfëria janë veçanërisht shkatërruese në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Organizata të tjera që merren me shëndetin mendor si “Koha për të Ndryshuar Uellsin”, rajonin në Mbretërinë e Bashkuar po i nxit njerëzit që të jenë më të përgjegjshëm ndaj të tjerëve që mund të kenë sëmundje psikiatrike. Videoja promocionale që kanë publikuar së fundi nënvizon problemin e stigmës me të cilën përballen personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mëndor.

“A druhesh të flasësh për ndjenjat e tua me njerëzit që do?”, është një pyetjet që bëhen në këtë video dhe vazhdon me pyetjen tjetër: “A ka një ndarje brezash që të pengon të hapesh me prindërit tuaj?”

“Këtë vit në të gjithë botën, nga rreth 970 milionë njerëz rreth një e treta kanë depresion, po aq kanë ankth dhe më pas ka një sërë gjendjesh të tjera, për shembull, rreth 1% e popullsisë do të ketë skizofreni, rreth 0.5 përqind prej nesh kanë çrregullim bipolar. Pra, ato janë jashtëzakonisht të zakonshme”, thotë bashkëautori Thorncroft.

Sipas raportit në revistën shkencore“Lancet”, pandemia e virusit COVID-19 nënvizoi një problem urgjent të shëndetit mendor.

Profesori Thorcroft thotë se kishte një rritje prej 25% të depresionit dhe ankthit në vitin e parë të pandemisë.

Brian Dow është Zëvendës Shefi Ekzekutiv i “Rethink Mental Illness”, një organizatë bamirëse që synon të përmirësojë jetën e njerëzve të prekur rëndë nga sëmundjet mendore.

Ai thotë se është bërë njëfarë progresi në Britaninë e Madhe me diskutime më të hapura rreth ankthit ose depresionit, por gjëndja nuk është përmirësuar me çrregullimet më të rënda psikiatrike.

“Mendoj se është e vërtetë të thuhet se kur bëhet fjalë për çështje si depresioni, ankthi, kemi shumë personazhe publike që flasin hapur për shëndetin e tyre mendor dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Por sëmundje mendore të ndërlikuara si skizofrenia, janë shumë më të vështira për t'u kuptuar. Mendoj se ka ende një nivel të diskriminimit publik në krahasim me zhvillimet që kemi parë për sëmundjet më të moderuara”, thotë zoti Dow.

Ndërsa raporti i fundit thotë se në vendet me të ardhura të ulëta ndihma për njerëzit me shëndet të dobët mendor nuk është as në rendin e ditës. Bashkëautori i raportit, Thornicroft thotë se stigma mund të materializohet në mënyra të ndryshme sipas moshës dhe vendit, por ajo prek si të rinjtë edhe të moshuarit. Prandaj mund të thuhet se bëhet fjalë për një tablo neglizhence dhe shpërfilljeje të përhapur në gjithë botën.

Marrë nga VOA

obsh lancet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen