LIVE UPDATES
Bota

Rasti tronditës në Greqi/ Polici i Kuvendit dhunonte dhe abuzonte me fëmijët prej 8 vitesh, pas akuzave të bashkëshortes, çiftit iu hiqet kujdestaria e tre vajzave dhe djalit

Sipas hetuesve, ky person kishte probleme psikologjike, por gjithsesi ka arritur të mbante një post aq të rëndësishëm pa u vënë re prej vitesh.

30 Nëntor 2024, 08:25 Nga r.ll
Rasti tronditës në Greqi/ Polici i Kuvendit dhunonte dhe abuzonte me
foto ilustruese

GREQI- Opinioni publik në Greqi është tronditur ditën e djeshme pas zbulimit të torturave që dyshohet se tre vajza dhe një djalë që në moshën 5-vjeçare, kanë vuajtur nga babai i tyre. Ky i fundit shërbente si punonjës policie në sigurinë e Kuvendit grek që prej vitit 2019. Sipas hetuesve, ky person kishte probleme psikologjike, por gjithsesi ka arritur të mbante një post aq të rëndësishëm pa u vënë re prej vitesh.

"Në mëngjes ka veshur uniformën e përfaqësuesit të ligjit dhe në mbrëmje e ka hequr dhe ka treguar fytyrën e vërtetë.", shkruajnë mediat greke

Rasti i rëndë doli në dritë, më 18 nëntor kur nëna e fëmijëve denoncoi bashkëshortin për dhunë në familje. Menjëherë është kryer procedura ligjore dhe punonjësi i policisë është arrestuar teksa ishte në detyrë duke ruajtur godinën kryesore të Kuvendit. Të nesërmen, më 19 nëntor, me vendim të gardës së Kuvendit, polici është përjashtuar nga shërbimi i sigurisë së Kuvendit, ndërsa më 20 nëntor organet kompetente i kanë shqiptuar një vit burg me kusht.

Pas akuzës që i rëndonte, punonjësi i policisë dyshohet se i ka thënë nënës së tij se do të vriste veten, për pasojë autoritetet e kanë dërguar në spitalin psikiatrik të Ushtrisë. Menjëherë pas burgosjes së tij në spitalin psikiatrik më 20 nëntor, bashkëshortja e tij vizitoi sërish komisariatin duke shtuar ankesat fillestare për dhunë në familje dhe akuzat e rënda për përdhunimin e fëmijëve të tyre nga i shoqi. 

Pretendimet e bëra nga bashkëshortja e tij, gjithashtu punonjëse policie, janë të dyshimta. Sipas fjalëve të saj, nga viti 2016 e deri më tani në nëntor, punonjësi i policisë dyshohet se e ka detyruar me dhunë fizike të ngacmojë seksualisht fëmijët e tyre, ndërkohë që ai ka parë apo edhe marrë pjesë në akte. 

Në të njëjtën kohë, oficeri i policisë dyshohet se ka abuzuar me tre vajzat e tij që nga mosha e vogël 5-vjeçare dhe me rritjen e tyre ka arritur deri në atë pikë sa t'i përdhunojë. Dhe si të mos mjaftonte kjo, ai dyshohet se e ka detyruar edhe djalin e tij të kryejë marrëdhënie seksuale me motrat e tij. 

Kjo ngjarje e tmerrshme ka çuar në një procedurë të re para hetimore dhe gjithashtu në heqjen e kujdestarisë së fëmijëve nga prindërit, pasi u bënë akuza të ndërsjella mes bashkëshortëve. Ndërkohë raportohet se tre vite më parë, teksa ndodhej në shtëpinë ku jetonte familja, djali kishte rënë nga kati i 4-të dhe tashmë autoritetet po e shqyrtojnë këtë rast, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për aksident apo diçka tjetër. 

greqi

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel