6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
NATO-ja ka deklaruar se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë dhe se është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit. Por aleanca nuk i ka bërë ftesë zyrtare Ukrainës e as nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor.
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në NATO për t’i bërë ftesë vendit të tij gjatë takimit të javës së ardhshme në Bruksel për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore, sipas përmbajtjes së një letre që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters të premten.
Letra është pjesë e një nisme të re të Kievit për të siguruar ftesën që t’i bashkohet NATO-s, pjesë e “planit të fitores” të shpalosur muajin e kaluar nga Presidenti Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022.
Ukraina thotë se e kupton që nuk mund të anëtarësohet në NATO deri në përfundim të luftës, por një ftesë për këtë vend do t’i tregonte Presidentit rus Vladimir Putin se njëri prej synimeve kryesore të tij – për ta parandaluar anëtarësimin e Kievit në NATO – nuk do të mund të përmbushet.
NATO-ja ka deklaruar se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë dhe se është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit. Por aleanca nuk i ka bërë ftesë zyrtare Ukrainës e as nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor.
Diplomatët e NATO-s thonë se nuk ka konsensus nga vendet anëtare të aleancës për ta ftuar Ukrainën në këtë fazë. Për një vendim të tillë duhet pajtueshmëria e të gjitha 32 shteteve anëtare të NATO-s.
Por Ministri Sybiha argumentoi në letrën, e shkruar në gjuhën angleze, se kjo është koha e duhur për ta bërë ftesën.
“Besojmë që ftesa duhet të bëhet në këtë fazë”, shkroi ai.
“Ajo do të ishte përgjigjja adekuate që Aleatët do t’i jepnin përshkallëzimit të vazhdueshëm të luftës që po bën Rusia, prova e fundit e së cilës është përfshirja e dhjetëra mijëra trupave të Koresë së Veriut dhe përdorimi i Ukrainës si vend ku po i teston armët e saj të reja”, shtoi ministri Sybiha.
“Ju nxis ta mbështesni vendimin për ta ftuar Ukrainën që t’i bashkohet Aleancës si njërin prej rezultateve të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 3-4 dhjetor, 2024”, shkroi ai./VOA
foto ilustruese ALEPO- Forcat rebele në Siri kanë marrë nën kontroll gjysmën e qytetit të dytë më të madh t&eu...
Aleppo SIRI- Ushtria e Rusisë tha më 29 nëntor se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri, me qëllim që të zmbraps&e...
Louise Haigh LONDËR – Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha dorëheqjen të premten për shkak të një dë...
naim qaseem LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut pretendoi se marrëveshja e armëpushimit me Izraelin është një “fitore ...
palestienzet GAZA- Të paktën 42 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, thanë bu...
Costa dhe Michel BRUKSEL- Në Bruksel ka ndodhur ndryshimi i gardës. Charles Michel, presidenti në largim i Këshillit Evropian, i ka dor...
permbytjet SPANJË- Punëtorëve në Spanjë do t'u jepet deri në katër ditë pushim me pagesë nëse nuk mund t&...
Zelensky per SkyNews UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai mund t'i japë fund luftës Rusi-U...
Borrell BRUKSEL- Josep Borrell ka dhënë alarmin për luftën e Rusisë në Ukrainë, duke u kërkuar vendeve të...
protesta GJEORGJI- Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në Gjeorgji lidhur me vendimin e partisë së saj në pushtet p&eum...