LIVE UPDATES
Bota

Para përfundimit të mandatit 5-vjeçar, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën

Ndërsa mandati i tij pesë-vjeçar si shef i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian përfundon, Josep Borrell ka dhënë një paralajmërim përfundimtar për rrezikun që paraqet ekspansionizmi rus për të gjithë bllokun dhe u bën thirrje, për herë të fundit, vendeve anëtare të forcojnë ushtritë e tyre.

29 Nëntor 2024, 18:55 Nga ZH.LL
Para përfundimit të mandatit 5-vjeçar, Borrell jep
Borrell

BRUKSEL- Josep Borrell ka dhënë alarmin për luftën e Rusisë në Ukrainë, duke u kërkuar vendeve të BE-së “të bëjnë më shumë” për të mbështetur ukrainasit, në një intervistë përpara largimit nga detyra.

Ndërsa mandati i tij pesë-vjeçar si shef i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian përfundon, Josep Borrell ka dhënë një paralajmërim përfundimtar për rrezikun që paraqet ekspansionizmi rus për të gjithë bllokun dhe u bën thirrje, për herë të fundit, vendeve anëtare të forcojnë ushtritë e tyre.

“Ne kemi arritur pikën e thyerjes. Tani është momenti kur vendet anëtare duhet të vendosin: ne shkojmë dhe ne mbështesim”, tha Borrell në një intervistë për dy ditë para përfundimit të mandatit të tij. "Rusët po shtyjnë shumë. Rusët nuk presin negociata. Rusia vazhdon të shtyjë ngadalë por vazhdimisht. Situata në vijën e parë nuk është e mirë por ukrainasit rezistojnë”, tha Borrell.

Bëhet e ditur se komentet e tij vijnë në një kohë kritike të luftës, me trupat ruse duke bërë përfitime të konsiderueshme territoriale dhe duke përshkallëzuar sulmet e tyre në shkallë të gjerë kundër sistemit energjetik të Ukrainës dhe infrastrukturës civile.

Në të njëjtën kohë, rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut i janë bashkuar betejës në rajonin e Kurskut.

“Epërsia ruse vazhdon. Ato janë ndihmuar nga Koreja e Veriut shumë më tepër sesa ne kemi mundur  t’u ofrojmë ukrainasve. Duhet të kuptoj: a është Rusia e izoluar politikisht? Sigurisht që jo. Sa njerëz shkuan në Kazan?” pyeti ai, duke iu referuar samitit të BRICS në tetor, ku Putin priti njerëz si Xi Jinping i Kinës, Narendra Modi i Indisë, Cyril Ramaphose i Afrikës së Jugut dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mes të ftuarve të tjerë. Nuk mund të them sinqerisht se Rusia po izolohet në komunitetin ndërkombëtar”, shtoi shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë, një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit në bllok, kaloi një pjesë të madhe të kohës së tij në detyrë duke negociuar me qeveritë mbi sanksionet për të dobësuar Rusinë dhe furnizimet ushtarake për të forcuar Ukrainën.

Përpjekjet e tij kanë siguruar një rrjedhë të vazhdueshme ndihme. Siç raportohet, BE-ja arriti këtë muaj objektivin e saj të shumëpërfolur për t’i ofruar Ukrainës një milion fishekë.

Ndërkohë, një fond prej 6.6 miliardë eurosh në ndihmë kolektive është ende nën veton e fortë të Hungarisë.

“Ne duhet të shpejtojmë dhe të bëjmë më shumë dhe më shpejt. Ne kemi 1 milion fishekë. Mirë, kjo është mirë. Por Rusia po gjuan 800,000 fishekë në muaj. Shifrat kanë rëndësi. Lufta në Ukrainë është një garë kundër kohës. Përdorni atë që keni sot, përdorni mjetet dhe instrumentet që janë shpikur në të kaluarën për t’u përdorur në të tashmen. Ne shpenzojmë shumë kohë duke hartuar strategjitë për pasnesër kur problemi është për sot dhe është i menjëhershëm. Ne nuk kemi ndjenjën e urgjencës”, përfundoi ai./ Euronews

josef borrell be bruksel rusi ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet