LIVE UPDATES
Bota

Reduktimi i ndihmave/ Analiza: A po heqë dorë SHBA nga Ukraina?

SHBA ka ndaluar dërgimin e ndihmave me armë që i ishin premtuar Ukrainës. Kjo tregon se Trumpi vazhdon të jetë më i afërt me qëndrimet e Putinit në çështjen e luftës në Ukrainë.

7 Korrik 2025, 08:07 Nga M.B
Reduktimi i ndihmave/ Analiza: A po heqë dorë SHBA nga Ukraina?
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

SHBADepartamenti amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se Ukraina  duhet të presë një ndalim të të gjitha dërgesave të armëve  amerikane - përfshirë ato të premtuara nga ish-Presidenti Joe Biden. "Nuk mund të jap detaje se cilat dërgesa armësh janë pezulluar", tha zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell, por shtoi: "Për katër vjet nën administratën e Biden, ne dhamë armë dhe municione pa marrë parasysh se sa kemi ende vetë".

Një rishikim gjithëpërfshirës është duke u bërë tani. Parimi është: "Amerika e para",  tha zëdhënësi i Pentagonit. Sipas tij, presidenti Trump  u zgjodh "për të vënë Amerikën të parën".

Ndërprerja e ndihmave ushtarake?

Vetë Donald Trump foli për një takim "shumë të mirë" me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e NATO-s në Hagë javën e kaluar. Megjithatë, në lidhje me raketat kundërajrore "Patriot", për të cilat Ukraina ka nevojë urgjente, Trump theksoi: "Ato janë shumë të vështira për t'u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to." Sistemet "Patriot" janë veçanërisht të rëndësishme për Ukrainën për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse

A do të thotë kjo se ndihma amerikane për Ukrainën po merr fund? Max Bergmann, ekspert për Evropën në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, thotë: Po, ekziston një rrezik i tillë.

Ukraina nuk ka më prioritet për SHBA-në

"Është e qartë se administrata e presidentit Trump nuk do të kërkojë asnjë ndihmë të re nga Kongresi. Ukraina nuk është më prioritet i kësaj administrate", tha politologu. E vetmja pyetje që mbetet është se kur do të skadojë ndihma e miratuar nga administrata e Biden - dhe nëse SHBA-ja do të vazhdojë të ndajë informacione sekrete me Ukrainën.

"Administrata Trump nuk ka interes të përfshihet shumë thellë në këtë luftë", thotë Bergmann. Trump u përpoq të fillojë negociatat e paqes, por kjo nuk ka pasur shumë efekt deri tani.

"Ne kemi një president që nuk dëshiron marrëdhënie armiqësore me Rusinë, që nuk e sheh Rusinë ashtu siç e shohin partnerët evropianë të NATO-s, por që dëshiron një marrëdhënie të mirë me Rusinë", thotë ai.

Reduktimi i ndihmave

Për Ukrainën është i hidhur fundi i parashikueshëm i ndihmës amerikane me armë. Por e hidhur është edhe ulja drastike e ndihmës amerikane për zhvillim. Që nga pushtimi rus në shkurt 2022, Ukraina ka qenë përfituesja më e madhe e fondeve nga agjencia e ndihmës për zhvillim USAID.

Nga kjo ndihmë janë financuar edhe pagat e punonjësve të shpëtimit dhe mësuesve ukrainas. Është mbështetur edhe puna e medias lokale ukrainase si dhe pastrimi i minave në zonat e rimarra nga Rusia.

Administrata Trump ka mbyllur agjencinë e ndihmës për zhvillim dhe vetëm mjetet e mbetura janë tani nën mbikëqyrjen e Departamentit të Shtetit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ndihma për zhvillim e SHBA-së për Ukrainën arriti në pak më pak se 4.3 miliardë dollarë dhjetorin e kaluar. Ndërsa deri në mars ajo u zvogëlua në më pak se 1.3 miliardë dollarë. Trendi i zvogëlimit po vazhdon.

A mund të mbyllet hendeku?

Pyetja mbetet nëse Evropa mund t'i mbyllë të gjitha këto hendeqe - ose, siç e thotë shkencëtari politik Bergmann: "A do të jetë Gjermania në gjendje të mbulojë kostot?" Përgjigja e shumicës së ekspertëve - të paktën në afat të shkurtër dhe të mesëm - shumë vështirë!/ DW

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë