LIVE UPDATES
Bota

REL: Akuzat kundër Listës Serbe dhe Beogradit vazhdojnë edhe tre vjet pas largimit nga institucionet e Kosovës

Këto ankesa filluan të dalin në publik disa muaj pasi disa qindra punonjës të policisë, drejtësisë dhe administratës lokale në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, në fillim të nëntorit të vitit 2022, për shkak të insistimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

18 Nëntor 2025, 19:37 Nga M.L
REL: Akuzat kundër Listës Serbe dhe Beogradit vazhdojnë edhe tre
Foto ilustruese

Tre vjet pasi serbët në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e vendit, vazhdojnë akuzat kundër Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar se populli është “mashtruar” dhe se ata po “hakmerren” dhe “shantazhojnë” këdo që kundërshton politikat e tyre.

Këto ankesa filluan të dalin në publik disa muaj pasi disa qindra punonjës të policisë, drejtësisë dhe administratës lokale në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, në fillim të nëntorit të vitit 2022, për shkak të insistimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Largimin nga institucionet e Kosovës e inicioi Lista Serbe, ndërsa Beogradi zyrtar - që e mbështet partinë më të madhe të serbëve në Kosovë - e përkrahu këtë vendim.

Punonjësve që dhanë dorëheqje, u ofruan kontrata të përkohshme me pagë nga buxheti i Serbisë. Megjithatë, shumë prej tyre mbetën pa këto të ardhura dhe pa mundësinë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës.

Një prej tyre është edhe Sllobodan Rashkoviq nga fshati Dren i Zubin Potokut në veri të Kosovës, i cili thotë se tash e dy muaj nuk e ka marrë pagën nga buxheti i Serbisë prej 66.000 dinarësh, apo rreth 550 euro, si kompensim për dorëheqjen që ka dhënë tre vjet më parë nga Policia e Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ekzistenca e tij është e kërcënuar, pasi këto të ardhura i kanë shërbyer për të mbajtur familjen. Gruaja e tij është e papunë, ndërsa katër fëmijët janë të mitur.

Rashkoviq beson se të ardhurat që merrte nga Serbia i janë hequr, sepse ai nuk e mbështet politikën e Listës Serbe, ndërsa bashkëshortja e tij, Bojana, në zgjedhjet lokale të mbajtura së voni në Kosovë, ka qenë kandidate për asambliste në Kuvendin e Komunës së Zubin Potokut nga radhët e Aleancës së Kosovës.

Rashkoviq thotë se para tre vjetësh ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, pas 20 vjetësh përvojë pune, nga bindja se duhej të shprehte solidaritet me bashkëkombësit e tij.

Nga perspektiva e sotme, ai mendon se ka marrë një vendim të gabuar. Po të ishte e mundur, thotë se do të kthehej menjëherë në Policinë e Kosovës.

Në shtator të vitit të kaluar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tani në detyrë, i ka thënë REL se ligjet nuk lejojnë që policët që kanë dhënë dorëheqje, të rikthehen në punë. Ai ka thënë se organet kompetente kanë pritur 30 ditë që zyrtarët policorë t’i rishqyrtojnë vendimet e tyre, por kjo nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shpallur disa herë konkurse për t’i plotësuar vendet e punës në komunat në veri të Kosovës.

Rashkoviq thotë se Serbia, përveç kompensimit financiar, i ka hequr edhe shtesat për fëmijë që merrte nga buxheti i saj.

“Nuk kemi më asnjë të ardhur”, thotë ai, duke shtuar se nuk ka marrë asnjë arsyetim apo vendim, por as nuk është ankuar diku, sepse “nuk ka te kush”.

“Te kush të drejtohem kur ata [Lista Serbe dhe Beogradi] ma kanë hequr rrogën? Nuk e di çfarë të bëj”, shprehet ai.

Bashkëshortja e Rashkoviqit, Bojana, thotë se është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe, sepse, sipas saj, pozita e komunitetit serb në Kosovë është përkeqësuar dhe se punë gjejnë vetëm “personat e përshtatshëm”.

“Ata mendojnë se vetëm ai që mendon si ata [Lista Serbe] mund të ketë punë e gjithçka tjetër. Kush mendon ndryshe, nuk ka asnjë të drejtë. Për çdo gjë vendosin ata”, thotë Bojana.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Lista Serbe për akuzat e familjes Rashkoviq, por nuk mori asnjë përgjigje.

As Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes se përse u hiqen kompensimet financiare nga buxheti i Serbisë personave që kanë lënë institucionet e Kosovës.

Përndryshe, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, Ivan Petroviq dhe Ivan Ristiq nga Ranillugu - komunë me shumicë serbe pranë Gjilanit - hynë në grevë urie, pasi morën vendimin për shkarkim nga organi i përkohshëm komunal i Kamenicës, që funksionon në kuadër të sistemit serb.

Petroviq ishte kandidat për kryetar dhe asamblist nga Lëvizja Popullore Serbe në Komunën e Ranillugut, ndërsa Ristiq ishte kandidat për asamblist nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ata i thanë Radios Evropa e Lirë më 17 nëntor se kanë paditur Komunën e Kamenicës - që funksionon sipas sistemit serb - në Gjykatën Administrative në Beograd.

Edhe Millosh Kovaçeviq nga fshati Banjë në Komunën e Skenderajt i tha Radios Evropa e Lirë në shkurt të këtij viti se është larguar nga organi i përkohshëm komunal që funksionon brenda sistemit serb, vetëm se në zgjedhjet parlamentare është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe.

Më 16 nëntor, Kovaçeviq tha se është ende pa punë dhe se ndodhet buzë mbijetesës.

Raste të ngjashme janë evidentuar edhe gjatë zgjedhjeve të mëhershme në Kosovë, kur pjesëtarë të komunitetit serb që nuk mbështetnin Listën Serbe, merrnin vendime për shkarkim nga puna.

Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar, gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë, ka hapur shpesh konkurse për vende të reja pune në institucionet e tij.

Kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e fundit lokale më 12 tetor, kur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur konkurs për 400 vende të reja pune në institucionet e saj në Kosovë - gjë të cilën autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si “ndërhyrje në procesin zgjedhor”./REL

serbi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë