LIVE UPDATES
Bota

REL: Bosnje dhe Hercegovina lë pas monopolin rus dhe shkon drejt rrugës së diversifikimit të gazit

Deri më tani, gazsjellësit në Evropën Juglindore janë ndërtuar nga kompani evropiane ose lokale, ndërsa kompanitë amerikane kanë ofruar kryesisht shërbime konsulence.

5 Dhjetor 2025, 19:04 Nga E.d
REL: Bosnje dhe Hercegovina lë pas monopolin rus dhe shkon drejt
Foto ilustruse

Pas gati gjysmë shekulli varësie të plotë nga gazi rus, Bosnje dhe Hercegovina mund të lidhet me tregun global të energjisë, falë iniciativës amerikane për të ndërtuar një gazsjellës drejt Kroacisë. Projekti, i cili do të ishte investimi i parë i madh i drejtpërdrejtë amerikan në sektorin e energjisë në këtë pjesë të Evropës, mund të fillojë që vitin e ardhshëm, konfirmuan Ambasada amerikane dhe autoritetet e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Deri më tani, gazsjellësit në Evropën Juglindore janë ndërtuar nga kompani evropiane ose lokale, ndërsa kompanitë amerikane kanë ofruar kryesisht shërbime konsulence. Projekti, nëse realizohet, do të shënojë një pikë kthese. Për herë të parë, Bosnje dhe Hercegovina do të merrte gaz direkt përmes terminalit LNG në ishullin Kërk në Kroaci, duke diversifikuar kështu burimet e energjisë dhe duke zvogëluar varësinë nga Rusia.

Por, as Qeveria e Federatës dhe as Ambasada amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë nuk kanë njoftuar ende se cila kompani është e interesuar për këtë projekt. Gjatë dy muajve të fundit, zyrtarët amerikanë, përfshirë zëvendësit e sekretarit të Shtetit Mark Fleming, Joshua Voltz dhe Daniel J. Lawton, sekretarët e Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Chris Wright dhe Doug Burgum, dhe kongresistët Mike Turner dhe Donald Norcross, kanë zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ambasada amerikane në Sarajevë, pas një sërë takimesh me autoritetet lokale, ka thënë se “synimi është që puna të fillojë që vitin e ardhshëm”. Projekti i Ndërlidhjes Jugore të gazit është më shumë se 20 vjeç, dhe ky tubacion do ta lidhte Bosnje dhe Hercegovinën me rrjetin kroat dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin Kërk, ku afërsisht 60 për qind e gazit vjen nga SHBA-ja dhe pjesa tjetër nga Lindja e Mesme.

Në të ardhmen, ai do të lidhej gjithashtu me tubacionin e gazit nga Kroacia në Shqipëri dhe më tej në Azerbajxhan dhe në rajonin Kaspik. Kapaciteti i planifikuar më parë i Ndërlidhjes Jugore është gjashtë herë më i madh se nevojat aktuale të Bosnje dhe Hercegovinës dhe, në të ardhmen, ky gazsjellës mund të zgjerohet në Bosnjën veriore, ku më parë ishte planifikuar një strukturë e magazinimit të gazit, dhe më tej drejt Serbisë.

Si u gjend Bosnje dhe Hercegovina në hartën energjetike të SHBA-së?

“Bosnje dhe Hercegovina është jashtëzakonisht e cenueshme në aspektin e energjisë, pasi mbështetet në energjinë hidroelektrike dhe qymyr, ndërsa pjesa e gazit është shumë e vogël. Ndërtimi i Ndërlidhjes Jugore do ta rriste përdorimin e gazit dhe do t’i jepte fund varësisë nga Gazprom-i [rus], duke siguruar qasje në tregun global”, thotë për Radion Evropa e Lirë Aliaksandr Novikau, profesor i Sigurisë Energjetike në Universitetin IUS të Sarajevës.

Ai thotë se anëtarët e Këshillit Kombëtar për Dominim të Energjisë (NEDC) në SHBA, i cili përfshin zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe ministri të tjera, kanë deklaruar shprehimisht se ekziston një strategji për t’i zgjeruar eksportet e gazit amerikan në Evropë dhe se kompanitë amerikane ka të ngjarë të marrin pjesë në ndërtimin dhe menaxhimin e tubacionit.

Bosnje dhe Hercegovina, thotë Novikau, mund të bëhet një vend transit për gazin natyror që rrjedh nga Deti Adriatik në tregjet fqinje. Kjo do ta bënte projektin fitimprurës për një investitor që do të gjeneronte të ardhura përmes mbledhjes së tarifave të transitit, në vend që të mbështetej vetëm në konsumin e ulët vendas brenda Bosnje dhe Hercegovinës. Aktualisht, janë dy subjekte importuese të gazit rus që operojnë në Bosnje dhe Hercegovinë. Energoinvest importon gazin për Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, ndërsa Gas-Res importon gazin për Republikën Sërpska.

Gjithashtu, ekzistojnë edhe dy operatorë të të vetmit gazsjellës ekzistues, i cili shtrihet nga Zvorniku në Bosnjën lindore deri në Sarajevë, e më pas drejt Zenicës dhe Bosnjës së mesme. BH-Gas menaxhon pjesën që kalon nëpër Federatë, ndërsa në territorin e Republikës Sërpska menaxhon Gas Promet, i cili kontrollohet kryesisht nga kompania serbe, SrbijaGas.

Diversifikimi nga gazi rus është në përputhje me objektivat më të gjera të sigurisë energjetike të Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria ka njoftuar se do ta ndalojë transitin e gazit rus nëpër territorin e saj deri në vitin 2028.

Me ndërtimin e Ndërlidhjes Jugore, Bosnje dhe Hercegovina do të lidhej jo vetëm me terminalin kroat të gazit të lëngshëm në ishullin Kërk, por edhe me gazsjellësin e ardhshëm Adriatik-Jon (IAP), që pritet të shtrihet nga Kroacia drejt Shqipërisë. Ky gazsjellës do të lidhej me Gazsjellësin ekzistues Trans-Adriatik (TAP), i cili transporton gaz nga Azerbajxhani dhe rajoni i Kaspikut drejt Italisë.

Çfarë duhet të bëjnë autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë?

Ligji që rregullon ndërtimin e Ndërlidhjes Jugore të gazit u miratua në janar të këtij viti nga Parlamenti i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, pavarësisht kundërshtimeve nga partitë e mbledhura rreth Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në Bosnje dhe Hercegovinë. Ato kanë propozuar krijimin e një kompanie të re për të menaxhuar projektin dhe kanë këmbëngulur se kompania shtetërore BH-Gas nuk ka kapacitet për ta zbatuar atë.

BH-Gas është e listuar në ligj si investitor ekskluziv, me privilegje të tilla si përjashtimi nga pagesa e kompensimit për tokën nëpër të cilën do të kalojë tubacioni i gazit. Ligji, aktualisht, nuk lejon përfshirjen e një koncesionari privat.

“Duke pasur parasysh se është arritur një marrëveshje midis të gjithë aktorëve politikë, përfshirë partnerët tanë nga Shtetet e Bashkuara, ligji në fuqi do të duhet të ndryshohet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Damir Mashiq i Partisë Social-Demokratike të Bosnje dhe Hercegovinës në pushtet, njëherësh një nga pjesëmarrësit në takimet për këtë temë, të organizuara nga Ambasada amerikane. Sllaven Raguzh i Partisë Republikane Kroate, gjithashtu pjesëmarrës në bisedime, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke u zhvilluar negociata për një të ashtuquajtur kontratë BOT (“Ndërto-Opero-Transfero”).

“Ata po hyjnë në tregje të reja që janë interesante për ta, por ku situata politike dhe ekonomike është komplekse. Është një lloj partneriteti publik-privat, ku investitori mban të gjitha kostot. Gjatë një periudhe të dakorduar, zakonisht 30 vjet, ata e kthejnë investimin dhe më pas e transferojnë atë në mjedisin lokal”, shpjegon Raguzh për Radion Evropa e Lirë.

Nëse investitori amerikan do ta fitonte koncesionin, BH-Gas mund të mbetej partner minoritar, operator teknik ose qiramarrës i kapaciteteve. Në të gjithë skenarët, investitori privat do të kishte kontrollin kryesor, dhe kompania publike BH-Gas do të kishte një rol të kufizuar. “Nëse gjërat shkojnë në atë drejtim”, thotë Raguzh, “përveç ligjit për këtë tubacion të ri gazi, një grup ligjesh do të duhej të ndryshohej gjithashtu, duke përfshirë ligjet për shpronësimin, koncesionet dhe vetëqeverisjen lokale”.

Admir Çavalliq nga Partia opozitare për Bosnje dhe Hercegovinën thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e tij është gati ta mbështesë këtë projekt. “Gjeopolitikisht, ndoshta opsioni më i mirë është që të ketë një interes konkret amerikan në këtë rrëfim”, thotë ai. BH-Gas, si një kompani publike, ka të drejtë të shpronësojë tokë në pronësi të komunave dhe kantoneve pa kompensim. Kompanitë private nuk e kanë një privilegj të tillë.

Rruga e gazsjellësit kalon gjithashtu nëpër tokë shtetërore, e cila, për shkak të vendimit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk mund të asgjësohet derisa të miratohet një ligj për pronën shtetërore në nivelin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Përfaqësuesit politikë nga Republika Sërpska kanë bllokuar miratimin e një ligji të tillë për vite me radhë. Përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, është informuar për problemin në mes të muajit të kaluar. Ai ka thënë se ndalimi për asgjësimin e pronës shtetërore “duhet të zbutet” kur bëhet fjalë për projektet e zhvillimit. Ministri i Energjisë, Vedran Llakiq, nuk iu përgjigj thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë./REL

kroacisë bosnje hercegovina

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës