LIVE UPDATES
Bota

REL gjen dëshmi të reja për bazën e dyshuar bërthamore ruse në Bjellorusi (FOTO)

Fotografia, e shkrepur në bazën e municioneve 1405 në qendër të Bjellorusisë, mund të ketë zbuluar njërin prej lokacioneve.

29 Mars 2025, 17:15 Nga r.ll
REL gjen dëshmi të reja për bazën e dyshuar bërthamore
foto e publikuar nga rel

BJELLORUSI- Një foto në dukje e padëmshme, e publikuar online në muajin shtator, është një copëz e vogël e mozaikut të të dhënave që ka gjetur Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë për një bazë të armëve sekrete bërthamore të Rusisë në Bjellorusi. Presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri autoritar, Aleksandr Lukashenko, kanë folur publikisht për zhvendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, pa treguar se ku do të ruhen raketat. Fotografia, e shkrepur në bazën e municioneve 1405 në qendër të Bjellorusisë, mund të ketë zbuluar njërin prej lokacioneve.

Në të shihet komandanti i njësisë, koloneli Valery Kuzmin duke uruar njeriun e tij në festë. Në një mur mbrapa tij, një monitor digjital shfaq nivelin e rrezatimit të matur në bazë, pavarësisht se është më shumë se 100 kilometra prej stacionit më të afërt bërthamor. Pajisja është e listuar në katalogun e produkteve të kompanisë bjelloruse Atomex, si sinjalizuesi AT2327, me një panel informacioni që përdoret për monitorim të “ambientit të rrezatimit”.

Pajisje të tilla besohet se përdoren vetëm në Brigadën e 8-të për Siguri të Rrezatimit dhe Mbrojtje Biologjike dhe Kimike, si dhe nga njësiti ushtarak 7434, i cili ruan stacionin bërthamor Astravetskaja. Radio Evropa e Lirë ka zbuluar të dhëna për masa të shtuara të sigurisë afër bazës 1405. Dokumentet tregojnë për një qendër që ruan profilaksinë e jodit – masë mbrojtëse në rast të ndonjë aksidenti në qendrën bërthamore.

Ajo përmendet në një aneks të dokumentacionit për një linjë të re hekurudhore që lidh bazën me një qendër tjetër – bazën e afërt ushtarake Asipoviçi – e cila besohet se do të jetë qendër potenciale për të ruajtur kokat bërthamore ruse. Ligji bjellorus kërkon që qendrat e profilaksisë së jodit të jenë brenda 100 kilometrave të stacionit bërthamor apo të qendrës Çernobil. Qendra 1405 nuk hyn në asnjërën kategori. Qendra Asipoviçi është identifikuar si qendër potenciale për ruajtje të armëve bërthamore nga Federatat e Shkencetarëve Amerikanë më 2023. New York Times ka shkruar për këtë qendër në maj të vitit të kaluar.

Ndërtimi për linjën hekurudhore ka nisur në fund të verës. Imazhet satelitore të nxjerra nga Planet Labs më 24 shkurt tregojnë se si është pastruar një zonë pyjore, që kanë nisur gërmimet dhe kanë nisur të vendosen themelet në bazë.

REL gjen dëshmi të reja për bazën e dyshuar bërthamore

Dokumentacioni që ka të bëjë me projektin është siguruar nga Radio Evropa e Lirë përmes Belpolit - një grup i ish-zyrtarëve bjellorusë të sigurisë që tani punojnë kundër regjimit. Në të ka hollësi për projektin, përfshirë ndërtimin e dhomave të rojeve dhe përmendet që shpenzimet prej 10 milionë dollarëve do të financohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Radio Evropa e Lirë e ka edhe një fotografi të bërë së fundmi të qendrës Asipoviçi që tregon se punimet janë përshpejtuar në verën e kaluar. Aty përfshihet ndërtimi dhe rinovimi i barakave, i magazinave për ruajtje të armëve dhe hangarë të rinj për raketat ruse Iskander, që mund të bartin koka konvencionale apo bërthamore.

REL gjen dëshmi të reja për bazën e dyshuar bërthamore

Lukashenko ka bërë të ditur se ka pranuar dy njësi të raketave Iskander në shkurt të vitit 2024. Me një rreze prej 500 kilometrash, raketat e nisura nga Asipoviçi mund të godasin Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën. Secila njësi duhet të ketë ambiente magazinimi për 24 pajisje, tetë prej të cilave për t’i bartur raketat. Më 2023, imazhet satelitore kanë treguar se njëra ndërtesë është përfunduar, dhe themelet janë vendosur për dy të tjera. Imazhet e reja të shkurtit tregojnë se të gjitha ndërtesat janë kompletuar.

Edhe ndërtesat tjera shihen në fotografitë e bëra së fundmi. Aty ka blloqe banesash dhe një stadium sporti. Më 14 mars, autoritetet lokale kanë raportuar se çelësat e 72 banesave të një ndërtese i janë dorëzuar ushtrisë. Siç është raportuar “përfaqësuesit e njësiteve ushtarake të garnizonit Asipoviçi do të jetojnë në ndërtesë”. Radio Evropa e Lirë e ka siguruar edhe një pamje tjetër satelitore të bazës së municioneve 1405. New York Times e ka identifikuar në maj të vitit 2024 si qendër potenciale për ruajtje të kokave bërthamore ruse.

REL gjen dëshmi të reja për bazën e dyshuar bërthamore

Në dhjetor, Lukashenko ka thënë se ato kanë arritur në Bjellorusi. “I solla kokat bërthamore këtu. Jo disa dhjetëra… ata nuk e kanë vërejtur se si i sollëm këtu”. Imazhet e reja satelitore prej shkurtit tregojnë se është duke u ndërtuar një bazë dhe një linjë hekurudhore. Në dokumentacionin e siguruar nga Radio Evropa e Lirë përmenden këto katër platforma.

“Ndërtimi i platformave tregon se në ato do të ruhen pajisje për mbrojtje ajrore”, ka thënë analisti bjellorus, Konrad Muzyka me bazë në Poloni, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“E gjithë kjo sinjalizon se ka interesim të madh dhe që Bjellorusia do të bëjë shumë për ta mbrojtur këtë qendër nga sulmet me raketa”.

Për Muzykan, gjithçka është në përputhje me zhurmën e ndërtimeve në kantier.

“Tashmë është fakt që objekti i magazinimit, që mund të ruajë koka bërthamore për raketa Iskander, koka konvencionale dhe më të rëndësishmet kokat bërthamore, është duke u avancuar”, ka thënë Muzyka.

Numri në rritje i provave tregon që Asipoviç dhe baza e municioneve 1405 do të jenë vendi ku do të ruhen këto armë, nëse ato janë dërguar vërtet në Bjellorusi - ose hapësira po përgatitet për mbërritjen e tyre./REL

rre bjellorusi


Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!