11 Prill 2025, 12:55
Nga DOSJA

Kina njoftoi të premten se e ka rritur tarifën ndaj mallrave amerikane nga 84 për qind në 125 për qind, duke iu kundërpërgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ditë më parë e rriti tarifën ndaj mallrave kineze në 145 për qind.
Tarifa e re e Pekinit për mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara do të hyjë në fuqi të shtunën. Kina kishte paralajmëruar se do t’i luftonte tarifat amerikane me kundërmasa, duke i cilësuar veprimet e Trumpit si “bullizëm ekonomik”.
Veprimet e Trumpit për tarifa ndaj të gjitha vendeve të botës bënë që drejtuesit e bizneseve të paralajmëronin për recesion të mundshëm ekonomik. Disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së u hakmorën duke vendosur taksa ndja mallrave amerikane, megjithatë Trump njoftoi një pezullim 90 ditor.
Por, Trump dhe Kina vazhduan tarifat reciproke ndaj njëri-tjetrit.
“SHBA-ja, duke rritur tarifa anormale ndaj Kinës, është kthyer në një lojë numrash, e cila nuk ka asnjë rëndësi praktike ekonomike, dhe do të shndërrohet në një shaka në historinë e ekonomisë botërore”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Financave të Kinës në një komunikatë.
“Megjithatë, nëse SHBA-ja këmbëngul të vazhdojë t’i shkelë në mënyrë të konsiderueshme interesat e Kinës, Kina do të kundërpërgjigjet me vendosmëri dhe do të luftojë deri në fund”, tha ai.
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se do ta dorëzojë një tjetër padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër tarifave amerikane.
Javën e kaluar, Pekini pezulloi importet e sorgumit dhe shpendëve nga disa kompani amerikane, vendosi më shumë kontrolle eksporti mbi mineralet e rralla, të cilat janë thelbësore për teknologji të ndryshme, dhe vendosi disa dhjetëra kompani amerikane në lista që ua ndalojnë kompanive kineze t’u shesin atyre mallra për përdorim të dyfishtë.
Duke pasur parasysh madhësinë e dy ekonomive, ekspertët kanë frikë se do të ketë trazirë ekonomike globale.
Kreu i OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, tha më herët këtë javë se lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës “mund ta dëmtojë rëndë perspektivën ekonomike globale”./REL
kina shba
Bota
11 Prill 2025, 12:39
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Një detaj që i shton edhe më shumë peshë tragjedisë që ndodhi në Nju Jork me familj...
Bota
11 Prill 2025, 12:34
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi të premten se më 14 prill do të mbahet një...
Bota
11 Prill 2025, 12:14
N.F
Trump
SHBA- Më 9 prill, kur Presidenti Donald Trump vendosi të shtyjë për 90 ditë tarifat më të pakuptimta dhe më s...
Bota
11 Prill 2025, 12:03
pamje nga tragjedia
SERBI- Gjykata e Lartë në Novi Sad do të shpallë ditën e sotme vendimin për aktakuzën që u...
Bota
11 Prill 2025, 11:46
E. D
Donald Trump
SHBA- Drejtori i agjencisë së tregtisë së OKB-së tha se Lufta tregtare që presidenti amerikan Don...
Bota
11 Prill 2025, 11:31
M.L
Foto ilustruese
KILI- Vdekja e dy të rinjve, njëri prej të cilëve ishte i mitur, në një stadium në Santiago të...
Bota
11 Prill 2025, 11:26
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Ministrat e financave të BE-së do të përpiqen sot të gjejnë mënyra për ta përdoru...
Bota
11 Prill 2025, 11:17
foto ilustruese
SHBA- Presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë një thirrje të fuqishme për bashkëpunim më të ngusht&eu...
Bota
11 Prill 2025, 11:00
N.F
Foto ilustruese
TURQI- Lideri i partisë më të madhe opozitare të Turqisë ka goditur Keir Starmer duke akuzuar kryeministrin b...
Bota
11 Prill 2025, 10:30
E. D
foto ilustruese
KINA- Kina ka njoftuar sërish tarifa shtesë për produktet amerikane në 125%.Kjo vlerë është rritur nga 8...