11 Dhjetor 2024, 22:46
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Disa aplikacione në internet kanë rënë nga sistemi përkohësisht të mërkurën, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe Whatsapp-in, sipas Downdetector.
Sipas këtij uebsajti, rënia e këtyre aplikacioneve u raportua të mërkurën në mbrëmje, para se ato të riktheheshin pas disa orësh.
Shumica e përdoruesve raportuan se kishin telashe me aplikacionet e këtyre rrjeteve sociale në telefonat e tyre mobil. Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, kishte thënë se po punonte për ta ndrequr këtë problem.
"Ne jemi në dijeni se një problem teknik po ndikon te disa përdorues për kyçjen e tyre në aplikacionet tona", shkroi Meta në rrjetet sociale.
"Ne po punojmë për ta kthyer situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim", tha ajo.
Përdoruesit e këtyre rrjeteve e shfrytëzuan platformën rivale, X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur zemërimin e tyre.
Përveç Facebook-ut dhe Instagram-it, u raportua se as Messenger dhe Threads, po ashtu platforma të Meta-s, nuk kishin funksionuar gjatë asaj kohe. Rënie të ngjashme nga sistemi e platformave të Meta-s kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara./REL
renia e facebook dhe instagram
Bota
11 Dhjetor 2024, 22:37
N.F
Arianit Shehu
SIRI- Përmbysja e regjimit mbi 50 vjeçar të familjes Assad në Siri pritet të ketë ndikim të madh në...
Bota
11 Dhjetor 2024, 22:16
E. D
Christopher Wray, Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se dorëheqja e drejtorit të FBI-së, Christoph...
Bota
11 Dhjetor 2024, 22:06
N.F
Bashar dhe Asma al-Assad
SIRI- Kanë bërë xhiron e internetit orët e fundit pamjet nga shtëpia e ish-diktatorit të Sirisë...
Bota
11 Dhjetor 2024, 21:48
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Në Padova të Italisë është bërë transplanti i parë i "zemrës që rreh" në...
Bota
11 Dhjetor 2024, 21:09
N.F
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mbi sigurinë kombëtare përpara kthimit të Donald Trump-it...
Bota
11 Dhjetor 2024, 20:42
N.F
Chris Wray
SHBA- Drejtori i FBI-së, Chris Wray po planifikon të japë dorëheqjen përpara se presidenti i sapozg...
Bota
11 Dhjetor 2024, 20:36
E. D
foto ilustruese
SIRI- Rebelët sirianë kanë zbuluar një depo të madhe që shpërndante drogën popullore Captagon (fene...
Bota
11 Dhjetor 2024, 20:20
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Bashkimi Evropian lëshoi të mërkurën sanksione të reja kundër Rusisë, duke synuar "flotën h...
Bota
11 Dhjetor 2024, 20:06
N.F
Orban
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri hungarez Viktor Orban kanë zhvilluar një bisedë telefonike për ...
Bota
11 Dhjetor 2024, 20:04
r.ll
Senatori republikan Tom Cotton
SHBA- Një projektligj që synonte forcimin e mbrojtjes për gazetarët nuk u miratua në Senat të ...