LIVE UPDATES
Bota

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

Sipas banorëve lokalë, me të cilët ka biseduar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, kompania që ka gërmuar gurin, ka përdorur edhe lëndë shpërthyese. Dyshimeve se puna e bërë nga gurëthyesit mund të jetë shkaktare e tragjedisë në Jabllanicë, u ka dhënë së pari jehonë kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Nermin Nikshiç.

8 Tetor 2024, 07:53 Nga N.F
Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës
Gurorja në Donja Jabllanicë

BOSNJË- Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmuar dolomit - material ndërtimor - prej një guroreje rreth 500 metra prej shtëpive në vendbanimin Donja Jabllanica, ku, sipas të dhënave të fundit, kanë vdekur 16 persona. Ata kanë humbur jetën në ditët e fundit si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara prej reshjeve të mëdha të shiut. Ndërkohë uji është tërhequr, por shenjat e gurit të bardhë kanë mbetur.

Sipas banorëve lokalë, me të cilët ka biseduar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, kompania që ka gërmuar gurin, ka përdorur edhe lëndë shpërthyese. Dyshimeve se puna e bërë nga gurëthyesit mund të jetë shkaktare e tragjedisë në Jabllanicë, u ka dhënë së pari jehonë kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Nermin Nikshiç.

Ai ka thënë se dëmi në Donja Jabllanicë nuk do të kishte qenë kaq i madh, dhe as nuk do të kishte kaq shumë viktima, nëse pjesa rreth gurores nuk do të ishte shembur. Këto deklarata kanë nxitur Zyrën e Prokurorit në kantonin Neretva të Hercegovinës, që të nisë një rast dhe të angazhojë disa prokurorë në këtë lëndë.

“Po ndërmarrim të gjitha masat, me qëllim të vërtetimit të ndonjë përgjegjësie dhe rolit të faktorit njeri në këtë tragjedi në Jabllanicë”, është thënë në deklaratën e Zyrës së Prokurorit, duke shtuar se janë duke analizuar aktivitetet e gurores që gjendet në atë zonë.

Puna në këtë gurore është menaxhuar prej kompanisë familjare “Sani doo Jablanica", në pronësi të Xhenan Hongjas, i cili nuk u është përgjigjur thirrjeve të Radios Evropa e Lirë. Kompania e tij merret me prerje, formësim dhe përpunim të gurit. Në bazën e të dhënave të agjencisë për vlerësime kreditore, LRC, shihet që të hyrat e kompanisë së Hongjas shkojnë në mbi 217.000 euro dhe që ajo i ka pesë punëtorë.

“Fajin e ka shteti që e ka lënë atë të gërmojë për 25 vjet. Fajin e kanë edhe zyra e inspektimit, edhe komuna, edhe kantoni. Edhe policia që ia ka toleruar makinat dhe kamionët e paregjistruar”, ka thënë Gjenan Imamoviq, banor i Donje Jabllanicës, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ai i ka humbur nëntë anëtarë të familjes si pasojë e vërshimeve.

Qeveria federale e kësaj zone ka thënë se kompania që ka në pronësi guroren, është themeluar më 2001, dhe që nuk është në regjistrat e Ministrisë së Federatës apo të kantonit Hercegovina – Neretva, ku gjendet Jabllanica.

“Nuk është lëshuar asnjë dokumentacion për koncesion, apo miratim të eksploatim”, ka thënë kryeministri i Federatës, Nermin Nikshiq.

Në dokumentacionin e Administratës Federale për Çështje të Gjeodezisë, përmendet që rruga hyrëse për në gurore është gërmuar disa herë nga subjekte private.

“Të gjitha këto shtëpi u vërshuan, ato e kanë lënë atë të kalojë nëpër tokat e tyre, ua kanë shitur tokat, unë nuk ia kam dhënë tokën atij”, ka thënë Gjenan Imamoviq, banor i zonës.

Kryetari i Jabllanicës është në pushtet që katër vjet. Kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse inspektorët komunalë e kanë kontrolluar guroren, Damiq Shabanoviq, nuk ka pranuar të flasë.

"Do të merremi me pasojat, pyesni inspektorët nëse kanë qenë në gurore”, ka thënë Shabanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Inspektorët komunalë dhe ata të kantonit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kanë kontrolluar punimet në gurore. Edhe Kenan Shashiq, këshilltar i kryetarit të komunës, nuk ka dashur të flasë në këtë drejtim.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Ekonomisë në kantonin Hercegovina – Neretva, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ai nuk mund të deklarojë asgjë për guroren, “sepse ashtu ka urdhëruar Qeveria e kantonit Hercegovina – Neretva”. Ai ka thënë se është duke u përgatitur një raport i detajuar, i cili do t’iu dorëzohet autoriteteve më të larta.

Ndërkohë, dokumentacioni për kompaninë veçse është dorëzuar në Qeveri. Në të thuhet se kompania që ka kryer aktivitete gurthyese ka kërkuar vazhdimisht koncesion, por që Qeveria nuk e ka miratuar kërkesën. Sipas dokumentacionit të publikuar në faqen e Qeverisë në pasditen e 7 tetorit, inspektorët e kantonit kanë kryer inspektime në gurore disa herë prej vitit 2009, dhe që në atë vit janë ndaluar punimet aty.

Sipas dokumentacionit, dy vjet më vonë, inspektorët e kantonit kanë lëshuar urdhër kundërvajtës për kompaninë, në vlerë të 2.500 eurove. Inspektimet e fundit janë kryer tre vjet më parë dhe atëherë është thënë se aty nuk ka pasur as makineri, dhe as punëtorë, dhe që nuk ka pasur shenja të kryerjes së punimeve.

Pas vitit 2021, nuk është kryer asnjë inspektim në atë zonë. Vitin e kaluar, Qeveria e kantonit Hercegovina – Nerentva pati marrë vendim që nga buxheti të ndajë rreth 7.000 euro për kryerje të disa punimeve nga kompania e Hongjës, por jo për eksploatim të gurit.

Më 2020, pothuajse 3.500 euro janë ndarë nga fondet publike në nivel federal për kompaninë e Gjenan Hongjas. Fondet janë ndarë si ndihmë prej Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Bosnjës, për kompanitë eksportuese në sektorin e industrisë./ REL

gurorja në donja jabllanicë bosnje

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale