LIVE UPDATES
Bota

“Rregullat e fesë japin shpresa”- Analiza e DW: A mund ta shpëtojë klimën një islam i gjelbër?

Ndryshimet e klimës i kanë vënë shumë vende para sfidash të mëdha ekologjike. Shpresat lidhen tani me një islam të gjelbër, që harmonizon fenë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe mund të ndihmojë për mbrojtjen e klimës.

20 Qershor 2022, 08:24 Nga A.B

“Rregullat e fesë japin shpresa”- Analiza e DW: A mund ta

Pas publikimit disa javë më parë të raportit alarmues të Këshillit Botëror të Klimës (IPCC), Indonezia është kthyer sërish në qendër të diskutimeve globale për klimën. Duke qenë eksportuesi më i madh në botë i qymyrit dhe i vajit të palmës, ky vend mban përgjegjësi të mëdha për krizën e shkaktuar në sektorin e klimës. Ndërkohë që ky shtet ishullor është i prekur vetë shumë herë nga moti ekstrem. Në vitin 2019 thatësira e madhe shkaktoi zjarre që dogjën sipërfaqe të mëdha pyjore. Në vitin 2020 vendi pati përmbytje të mëdha të shkaktuara nga reshjet më të rënda të dekadave të fundit.

Me 270 milionë banorët e saj, Indonezia gjendet para sfidash të mëdha shoqërore dhe ekologjike dhe tani është duke e parë fenë si një shans të madh. Duke qenë vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë, Indonezia është duke ngritur zërin në thirrjet për një islam të ndërgjegjshëm për mjedisin.

"Nuk ka dyshim se ndërgjegjësimi i ri për mjedinin i myslimanizmit i jep forcë gjithë lëvizjes ekologjike në Indonezi,” - shpjegon në bisedë me Deutsche Wellen, Fachruddin Mangunjaya, kryetar i Qendrës për Studimet Islamike në Universitetin Kombëtar të Xhakartës. Ndryshimi i mënyrës së të menduarit dhe kalimi tek energjitë e pastra janë të pashmangshme, por a është në gjendje një "islami i gjelbër” ta çojë vërtet përpara ndryshimin e shumëdëshiruar?

Një vend në dilemë

Me 17 mijë ishujt e saj, Indonezia ndodhet në mëdyshje. Dy mëkatarët më të mëdhenj të klimës, të cilët pushtojnë së bashku me largimin e plehrave kryetitujt e gazetave, janë energjia që prodhohet nga qymyri dhe erozioni i pyjeve. Indonezia nuk është vetëm kampion eksporti qymyri që përdoret për prodhim enegjie, por është edhe prodhuesi më i madh i vajit të palmës, i cili bën që çdo vit të çpyllëzohen sipërfaqe të mëdha pyjore për të hapur toka të reja. Qymyri dhe vaji i palmës krijojnë shtyllën kurrizore të ekonomisë indoneziane, e cila nuk mund të rritet pa energjinë e besueshme dhe pa eksportin e vajit të palmës.

Përndryshe ky model ekonomie do të dëmtonte pikërisht ata njerëz të cilëve duhet tu shërbejë: popullsinë indoneziane. Emisionet e dioksidit të karbonit që çlirohen nga centralet e prodhimit të energjisë që punojnë me qymyr dhe çpyllëzimi kanë pasoja të mëdha për shëndetin dhe kushtet e jetesës së popullsisë rurale. Për shkak të ndryshimit të klimës shumë province të humbura dhe të varfëra të Indonezisë, vuajnë rregullisht nga periudhat e thatësisë, gjë që shton varfërinë në vend. 

Rregullat e fesë islame japin shpresa 

Një rrugëdalje nga kjo dilemë pritet ta japë tani feja islame, së cilit në Indonezi i përkasin 87 përqind e popullsisë. "Mbrotja e natyrës dhe mjedisit është një nga rregullat e islamizmit. Prandaj përdorimi i energjive të pastra është për myslimanët i rëndësishëm si nga pikëpamja etike sdhtu edhe nga pikëpamja morale,” shpjegon antropologu indonezian Ibnu Fikri në bisedë me Deutsche Wellen. Së bashku me kolegun e tij Freek Colombijn nga Universiteti i Lirë në Amsterdam, ai ka bërë studime për "Islamin ekologjik” në Indonezi, një ndërveprimi midis njeriut dhe ambientit, inspiruar nga idetë dhe mësimet myslimane.

"Islami ekologjik” është duke tërhequr vëmendje më të madhe edhe në politikë. Qeveria rreth presidentit Joko Widodo, së bashku me udhëheqësit dhe komunitetin mysliman ka vënë si synim që deri në vitin 2060 të arrihet bilanci neto zero i emisioneve të dioksidit të karbonit. Kjo do të thotë që emisionet e shkaktuara nga njeriu nëpërmjet dioksidit të karbonit të largohen sërish nga atmosfera duke marrë masa kompesuese. Mbështetur tek ky parim Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve nënshkroi vitin e kaluar një marrëveshje partneriteti me Nahdlatul Ulama (NU), organizatën më të madhe myslimane të vendit, për përmirësimin e manaxhimit të ambientit dhe të ekonomisë së qëndrueshme pyjore.

Mbrojtje mjedisi në nivel lokal

Por sipas Fachruddin Mangunjaya-s, kjo nuk mjafton. Nevoja për rritjen e ndërgjegjësimit për klimën nuk ka arritur të prekë pjesën më të madhe të popullsisë rurale dhe klerikëve të vendit. Por kjo është thelbësore: Një sondazh i Qendrës Katadata Insight i vitit 2020, tregon se qytetarët indonezianë kanë besim të madh tek informacionet që vijnë nga klerikët fetarë.

Prandaj në një Institut në Xhakarta është duke u punuar për këtë qëllim, në mënyrë që të ngrihen ura midis ekspertëve dhe liderëve të komunitetit mysliman dhe shkencës e praktikës në fushën e ambientit. "E rëndësishme është që klerikët të mos kuptojnë vetëm mësimet fetare, por edhe rëndësinë e tyre për klimën dhe ta kthejnë ndërgjegjësimin e tyre në veprime konkrete,” thotë Fachruddin. Aktualisht 1000 klerikë janë duke u këshilluar për çështjet e ambientit, në mënyrë që të bëjnë punë sqaruese në fshatra të ndryshme të vendit. Tendenca është në rritje.

Shkollat me konvikte si qendra aktivizmi 

E rëndësishme është përfshirja dhe sensibilizimi i të rinjve për mbrojtjen e mjedisit. "Ne duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen, në mënyrë që nxënësit tanë të gjejnë sa më herët përgjigjet e duhura për çështjet më të ngutshme të ambientit, dhe të angazhohen në komunitetet e tyre,” thotë për Deutsche Wellen, Khatibul Umam, drejtor i një shkolle myslimane me konvikt (Pesantren) në ishullin Madura.


Shkollat myslimane me konvikte përbëjnjë një pjesë të rëndësishme të sistemit indonezian të arsimit. Vetëm shkolla e Umamit numëron 11 mijë studentë. Këtu lidhja e myslimanizmit me mbrojtjen e ambientit është kthyer në detyrë thelbësore. Dhe ka pasur sukses. Shkolla merr tashmë pjesë në shumë projekte për mbrojtjen e ambientit si ripyllëzimi, bujqësia e qëndrueshme dhe recycling – të gjitha projekte rajonale të inspiruara nga myslimanizmi. 

Kufijtë e "myslimanizmit ekologjik"

Megjithëse drejtimi është drejtimi i duhur, edhe Umami e di se aktivizmi islamik për ambientin ndodhet në fillesat e veta. "Sfida kryesore që kemi përpara jo vetëm në shkollat tona por në shoqëri në përgjithësi, është të tregojmë pse këto projekte kanë rëndësi për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe gjithë brezat që do vijnë.” 

Në fund të fundit në Indonezi nuk ekziston një islamizëm i vetëm, thotë antropologu Ibnu Fikri: "Nëpërmjet detyrimit fetar në Indonezi (të shkruar në kushtetutë), ekzistojnë shumë praktika myslimane. Për disa feja është e përfshirë në jetën e përditshme, të tjerë ndihen më pak fetarë dhe janë myslimanë, sepse u është dashur që të vendosin për një fe.”

Pluralizmi krijon shance 

Prandaj, nuk është vetëm myslimanizmi dhe mbrojtja e ambientit që duhet të harmonizohen me njëra tjetrën në afat të gjatë, por janë edhe grupet e ndryshme shoqërore.

Ekziston nevoja e qasjes së përgjithshme, që të përfshijë të gjithë shoqërinë. Studiuesi islamik Fachruddin Mangunjaya sheh shance të mëdha tek pluralizmi i Indonezisë. "Ne mësojmë shumë nga tradita e kohës së islamit. Bazuar në situatën demokratike të Indonezisë ne repsektojmë jo vetëm natyrën dhe ambientin, por edhe njeriun dhe idetë e tij.”

Kjo përshtypje të krijohet edhe tek Ibnu Fikri në studimet e tij për shoqërinë indoneziane. Ajo çka i nxit njerëzit për të mbrojtur ambientin është "ndërgjegja kulturore për ambientin”, një përzierje e fesë, traditave dhe praktikave lokale. Edhe nëse rruga është e gjatë: Për rritjen e ndërgjegjësimit për ambinetin dhe ndryshimin faktik të sjelljes, islamizmi mund të kthehet në të ardhmen në një burim të rëndësishëm inspirimi për shumë indonezianë. /DW

 

ndryshimet e klimes islam

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje