20 Dhjetor 2022, 15:50
Nga d.a.
Mitrovice
KOSOVË- Katër persona të komunitetit serb janë rrëmbyer gjatë dy ditëve të fundit në veri të Kosovës, që dyshohet nga agjentë sekret të Serbisë, bëjnë të ditur burime të sigurta të KosovaPress-it nga ajo pjesë e vendit.
Sipas këtyre burimeve, viktimat janë D. N. , V. I., B. P. , dhe D. S., (emrat e njohur për redaksinë), të cilët pas rrëmbimit janë dërguar menjëherë në Serbi.
“D.S. është rrëmbyer në fshatin Soqanicë të Zvecanit të shtunën mbrëma. Fillimisht është rrahur nga katër të maskuar, meqë viktima ka refuzuar të hyjë në automjetin e tyre, dhe pastaj është dërguar në Serbi përmes rrugëve ilegale. Të njëjtën natë është futur me forcë në xhipin e zi pa targa edhe viktima me inicialet B. P. Ngjarja me këtë të fundit ka ndodhur në Leposaviq. Ndërkaq, të dielën gjatë natës po ashtu në Leposaviq, janë rrëmbyer D. N., ish polic i Kosovës, si dhe V. I. , afarist”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej shtojnë se rrëmbyesit që dyshohet të jenë agjentë sekretë të Serbisë, kanë përdorur maska dhe xhipa të zi, ndërsa deri tash nuk dihet motivi i rrëmbimit të tyre. /KosovaPress/
tensione në veri të kosovës
Bota
20 Dhjetor 2022, 15:42
d.a.
PAKISTAN- Forcat pakistaneze të sigurisë kanë rimarrë një stacion policie që u kap, duke vrarë të 33 pengmarrësit...
Bota
20 Dhjetor 2022, 15:22
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Vijon të jetë një situatë e tensionuar në veri të Kosovës ku ekipi i RTKS-së teksa p...
Bota
20 Dhjetor 2022, 15:33
d.a.
Marinaret tajlandeze
TAJLANDË- Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e pesë anëtarëve të ekuipazhit nga një a...
Bota
20 Dhjetor 2022, 15:13
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Paga mesatare vjetore e rregulluar me kohë të plotë për punonjësit në BE vitin e kaluar ishte 33,500...
Bota
20 Dhjetor 2022, 15:02
d.a.
Rakiç
KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe i është përgjigjur me video-mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe...
Bota
20 Dhjetor 2022, 14:52
a.l
tërmet
SHBA- Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi zonën Eureka të Kalifornisë Veriore, duke tronditur njer...
Bota
20 Dhjetor 2022, 14:51
d.a.
Ushtria gjermane
GJERMANI- Ushtria gjermane u përball me një tjetër skandal të hënën, pas publikimit të lajmeve gjat&eum...
Bota
20 Dhjetor 2022, 14:44
d.a.
Abazovic dhe Gjukanovic
MAL I ZI- Kryeministri me mandat teknik i Mlait të Zi dhe lider i Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviç tha ...
Bota
20 Dhjetor 2022, 14:35
d.a.
Foto ilustruese
GJERMANI- Një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë - kur farmacisti Fatih Kaynak e sheh këtë s...
Bota
20 Dhjetor 2022, 14:24
d.a.
Policia italiane
ITALI- Një 58-vjeçar, shtetas me origjinë shqiptare, ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident t&eum...