LIVE UPDATES
Bota

Rrethanat e rralla klimatike që ndodhin një herë në 200 vjet shkaktuan përmbytjet në Itali

Sidoqoftë, pikërisht prej faktit se është shumë e rrallë që të ndodhin tre stuhi të mëdha reshjesh në një periudhë kaq të shkurtër – studimi vlerësoi se ekziston një mundësi 1 në 200 që tre ciklonë të godasin brenda një periudhe trejavore – ekspertët thonë se do të duhet më shumë kohë për këtë studim.

31 Maj 2023, 23:03 Nga I.A
Rrethanat e rralla klimatike që ndodhin një herë në 200 vjet
Foto nga permbytjet

ITALI- Një kombinim i rrallë i tre ciklonëve të njëpasnjëshëm solli përmbytjet që shkaktuan dëme këtë muaj në pjesën më të madhe të Italisë së veriut. Por shkencëtarët thanë të mërkurën se ndryshimi klimatik nuk duhet se është fajtori për këto reshje intensive.

Duke shfrytëzuar simulime kompjuterike dhe gjetjet e mëparshme, një ekip shkencëtarësh nuk arriti të gjejë evidencë se ngrohja e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor ishte shkaktare e përmbytjes. Shkencëtarët e grupit shkencor World Weather Attribution krahasuan ngjarjet me një version të simuluar të një bote pa ngrohje të shkaktuar nga aktiviteti i njeriut. Në dallim nga shumë studime të së kaluarës, shkencëtarët nuk gjetën gjurmët e një ndryshimi klimatik të nxitur nga përdorimi i lëndëve fosile të energjisë.

Sidoqoftë, pikërisht prej faktit se është shumë e rrallë që të ndodhin tre stuhi të mëdha reshjesh në një periudhë kaq të shkurtër – studimi vlerësoi se ekziston një mundësi 1 në 200 që tre ciklonë të godasin brenda një periudhe trejavore – ekspertët thonë se do të duhet më shumë kohë për këtë studim.

"Ky nuk është fundi i historisë", tha bashkëautori i studimit Davide Faranda, studiues për fizikën e klimës në Institutin Pierre-Simon Laplace në Francë. "Kjo ngjarje është shumë e rrallë", tha ai gjatë një aktiviteti për paraqitjen e gjetjeve.

“Mos harroni se kishte një thatësirë përpara”, stuhia e parë goditi rajonin Emilia-Romagna më 2 maj, dhe “kjo (thatësirë) ishte për shkak të ndryshimeve klimatike”, tha zoti Faranda. Ai po i referohej dy viteve me pak ose aspak reshje, që e lanë tokën aq të tharë sa nuk mund të përthithte reshjet e para. Thatësira ndodhi kryesisht nga mungesa e reshjeve të borës në alpe, e cila zakonisht ushqen lumin Po dhe vijat e tjera më të vogla ujore në veri të Italisë.

Ky studim u ndërmor "për t'iu përgjigjur pyetjes nëse dhe në çfarë mase ndryshimi i klimës" pati ndikim në përmbytjet në Emilia-Romagna, tha Friederike Otto, nga Kolegji Imperial i Londrës, dhe njëkohësisht bashkëthemeluese e grupit shkencor.

Ndërsa qindra rrugë, shtëpi, ferma dhe sipërmarrje të tjera ende janë të zhytura në ujërat e përmbytjeve, studimi u krye vetëm një javë më parë dhe nuk ka kaluar procesin e oponencës shkencore.

Ndërsa rajoni ka një historik përmbytjesh të mëdha, "reshjet e dendura gjatë 21 ditëve të para të majit 2023 sollën reshjet më të shumta të këtij lloji që janë regjistruar ndonjëherë", thotë studimi.

Por “nga 19 modelet e përdorura, asnjë prej tyre nuk tregon gjasa apo intensitet të konsiderueshëm për të ndodhur një ngjarje e tillë”, thuhet në studim. "Kjo sugjeron, se ndryshe nga shumica e pjesëve të botës, nuk ka vërtet rritje të dukshme të reshjeve të mëdha në rajonin Emilia-Romagna në pranverë".

Duke parë përmbytjet e majit, në këtë rast “ku ne nuk dallojmë qartë asnjë tendencë", tha zonja Otto.

Përmbytja e fundit nga tre përmbytjet e majit ishte më dëmtuesja dhe shkaktoi 15 viktima. Reshjet jashtëzakonisht të mëdha dhe të përqëndruara shkaktuan rreth 300 rrëshqitje dheu dhe vërshimin e 22 lumenjve. Ujërat e përmbytjeve ishin aq të larta, saqë u deshën helikopterë të forcave zjarrfikëse dhe të rojës bregdetare për të shpëtuar disa banorë që u ngjitën në çatitë e ndërtesave trekatëshe për t’i shpëtuar mbytjes.

Gjetjet e studimit vërtetuan studimet e mëparshme që zbuluan se “me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, numri i sistemeve me presion të ulët në Mesdhe është ulur. Kjo çon në një pakësim të reshjeve të mëdha, duke kompensuar rritjen e pritshme të reshjeve të dendura nga ngrohja globale”.

Emilia-Romagna është një nga rajonet më të begata të Italisë. Ashtu si kudo në veri, gjatë bumit ekonomik të vendit në periudhën e pasluftës, pjesa më e madhe e rajonit u urbanizua me shpejtësi, duke ia mohuar zonës terrenin e nevojshëm për kullim dhe duke rritur rrezikun e përmbytjeve.

E gjithë kjo "ka përkeqësuar ndikimin e reshjeve të mëdha. Megjithatë, kjo ishte një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë dhe pjesa më e madhe e infrastrukturës nuk mund të ndërtohet në mënyrë të arsyeshme për t'i bërë ballë ngjarjeve të tilla me frekuencë të ulët", thanë shkencëtarët në gjetjet e tyre.

"Katastrofat thjesht nuk ndodhin nga shiu që bie nga qielli", tha bashkëautori i studimit Roop Singh, i Qendrës Klimatike të Gjysmëhënës së Kuqe të Kryqit të Kuq, me seli në Holandë.

Marrë nga VOA

permbytje ne itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet