15 Shtator 2022, 16:44
Nga k.m.
Joe Biden
Një anketim i ri tregon se mbështetja nga publiku për punën e Presidentit Joe Biden ka filluar të rritet. Ndërsa nuk është e qartë nëse kjo mbështetje do të shndërrohet në vota gjatë zgjedhjeve të Kongresit në nëntor, anketimi gjithashtu tregon se shumica e amerikanëve vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e ekonomisë.
Anketimi i bërë rishtazi nga Qendra për Studime Publike (NORC) e agjencisë së lajmeve Associated Press tregon se niveli i miratimit për Presidentin Biden ka filluar të rritet, pas disa muajsh niveli të ulët. Arsyet për këtë rritje duket se janë disa fitore legjislative të arritura së fundmi.
“Rritja në nivelin e miratimit për Presidentin Biden vjen nga një mbështetje e ripërtërirë nga demokratët, të cilët kanë parë se si Biden ka miratuar legjislacion të rëndësishëm gjatë javëve të fundit për ndryshimin klimatik, armët dhe kujdesin shëndetësor”, thotë Hannah Fingerhut, gazetare e agjensisë së lajmeve Associated Press.
“Me këtë ligj, fitoi populli amerikan dhe humbën interesat e posaçme”, deklaronte Presidenti Biden.
Por, megjithë nivelin më të lartë të mbështetjes, amerikanët janë ende të shqetësuar nga gjendja e ekonomisë.
“Demokratët janë bërë gjithashtu shumë më optimistë për sa i përket gjendjes së ekonomisë dhe përqasjes së Presidentit Biden, megjithëse amerikanët në tërësi vazhdojnë të jenë përgjithësisht pesimistë”, thotë zonja Fingerhut.
Kjo mbështetje e re mund t’u vijë në ndihmë demokratëve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
“Niveli më i ulët i miratimit në fillim të verës i vështirësoi gjërat për Partinë Demokrate ndërsa po afroheshin zgjedhjet e mesmandatit. Anketimi i ri tregon se demokratët po bashkohen rreth presidentit, dhe kjo është një shenjë e mirë për Partinë Demokrate, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të shndërrohet në vota këtë vjeshtë”, thotë zonja Fingerhut./VOA
joe biden shba
Bota
15 Shtator 2022, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bëjnë thirrje për përmbajtje pasi luftimet në kufirin midis Armenisë dhe Aze...
Bota
15 Shtator 2022, 16:42
k.m.
Foto ilustruese
Presidenti rus Vladimir Putin u takua të enjten me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Uzbekistan dhe shprehu mbështet...
Bota
15 Shtator 2022, 15:41
d.a.
Enver Sekiraqa
KOSOVË- Për shkak të përbërjes së re të trupit gjykues, ditën e sotme ka vijuar gjykimi ndaj Enver S...
Bota
15 Shtator 2022, 15:29
d.a.
Zakharova
RUSI- Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë, tha të enjten se nëse S...
Bota
15 Shtator 2022, 15:14
d.a.
Kate dhe William
BRITANI- Teksa ndodheshin në Westminster Abbey në Londër, ku u transferua dje arkivoli me trupin e mbretëreshës E...
Bota
15 Shtator 2022, 15:00
d.a.
Putin dhe Kabaeva
RUSI- Një atentnat i mundshëm kundër presidentit rus Vladimir Putin u përhap me shpejtësi si lajm në të...
Bota
15 Shtator 2022, 15:00
d.a.
takimi Putin-Jinping
UZBEKISTAN- Presidenti rus Vladimir Putin u takua të enjten me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Uzbekistan dhe shpr...
Bota
15 Shtator 2022, 14:39
d.a.
Mlladic
RUSI- Rusia ka kërkuar nga Gjykata e Hagës që të lirojë kriminelin e luftës, Ratko Mlladiç, i cili ndodhet n&e...
Bota
15 Shtator 2022, 14:30
d.a.
Putin
RUSI- Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor - z...
Bota
15 Shtator 2022, 14:18
d.a.
Lajcak dhe Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lënë sallën e Kuvendit ku po zhvillohet seanca e rradhë pasi k...