LIVE UPDATES
Bota

Rubio: Panamaja të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të përballet me veprime të mundshme amerikane!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua të dielën në Panama me Presidentin José Raúl Mulino.

2 Shkurt 2025, 23:04 Nga N.F
Rubio: Panamaja të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të
Takimi

PANAMA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha presidentit të Panamasë në një takim ballë për ballë se vendi i tij duhet të zvogëlojë ndikimin kinez mbi Kanalin e Panamasë ose të përballet me veprime hakëmarrëse nga administrata e Presidentit Tump. Presidenti Jose Raul Mulino tha më vonë të dielën se "nuk ka kërcënime reale për rimarrjen e kanalit apo përdorimin e forcës".

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua të dielën në Panama me Presidentin José Raúl Mulino. Panamaja është ndalesa e parë e turneut të kryediplomatit amerikan në Amerikën Qendrore, ndërsa Presidenti Donald Trump shton trysninë ndaj fqinjëve dhe aleatëve të Uashingtonit, përfshirë kërkesën që Kanali i Panamasë të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Kjo është vizita e parë jashtë vendit që kur zoti Rubio mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Një ditë më parë Presidenti Trump njoftoi vënien e tarifave ndaj shteteve fqinje, Kanadasë dhe Meksikës, duke shkaktuar reagime hakmarrëse nga ato vende. Sidoqoftë, duket se kryediplomati amerikan po ndjek një qasje më pak konfrontuese dhe më diplomatike, duke përshëndetur përzemërsisht homologun panamez, megjithëse as ai dhe as presidenti nuk folën publikisht për takimin.

Pas takimit, Sekretari Rubio kishte në plan që të vizitonte një objekt energjetik dhe më vonë Kanalin e Panamasë, për të cilin Presidenti Trump ka shprehur pretendime.

Presidenti Mulino ka thënë se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara për pronësinë e kanalit, ndërsa në Panama ka patur protesta kundër planeve të Presidentit Trump.

Rreth 200 protestues marshuan të dielën në kryeqytetin panamez, duke mbajtur flamuj dhe duke bërë thirrje patriotike për unitetin dhe sovranitetin e vendit. Disa protestues dogjën një pankartë me fotografitë e Presidentit Trump dhe Sekretarit Rubio, ndërsa brohoritën “Marco Rubio jashtë Panamasë”. Policia i ndaloi protestuesit përpara se t’i afroheshin pallatit presidencial.

Presidenti Mulino tha se shpresonte që vizita e zotit Rubio të përqendrohej tek interesat e përbashkëta si migrimi dhe lufta kundër trafikut të drogës.

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se vizita e Sekretarit Rubio ka për qëllim pjesërisht që të mposhtë ndikimin në rritje të Kinës në rajon. Udhëtimi i shefit të diplomacisë amerikane vjen ndërsa Presidenti Donald Trump po përpiqet të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe Uashingtoni intensifikon përpjekjet për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

“Angazhimet e Sekretarit Rubio me zyrtarë të lartë dhe drejtues të biznesit do të nxisin bashkëpunimin rajonal lidhur me interesat tona të përbashkëta thelbësore. Ndalimi i emigracionit të paligjshëm në shkallë të gjerë, lufta kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe trafikantëve të drogës, kundërvënia ndaj Kinës dhe thellimi i partneriteteve ekonomike për të rritur begatinë në hemisferën tonë”, tha përmes një deklarate të premten zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, duke vënë në pah objektivat e diplomacisë amerikane.

Presidenti Trump thotë se Kina kontrollon Kanalin e Panamasë, një rrugë e rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin. Panamaja e ka hedhur poshtë pretendimin amerikan, duke këmbëngulur se e menaxhon kanalin në mënyrë të paanshme për të gjithë trafikun detar.

Shefi i diplomacisë amerikane do të përcjellë synimin kryesor të Presidentit Trump, frenimin e emigracionit të paligjshëm, por gjithashtu ka thënë se do të transmetojë mesazhin se Shtetet e Bashkuara duan të rimarrin kontrollin e Kanalit të Panamasë, pavarësisht rezistencës intensive nga udhëheqësit rajonalë për të luftuar ndikimin kinez në rritje në hemisferë.

Në një artikull të botuar të premten në gazetën “Wall Street Journal”, zoti Rubio shkruante se migrimi masiv, droga dhe politikat armiqësore të ndjekura nga Kuba, Nikaragua dhe Venezuela kanë sjellë dëme. Ai shkruante më tej se infrastruktura kineze në dy anët e Kanalit të Panamasë, ka bërë që kjo rrugë jetësore e biznesit të jetë e pambrojtur përballë trysnisë nga qeveria e Pekinit.

“Ne do ta trajtojmë këtë temë. Presidenti ka qenë i qartë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të administrojnë sërish kanalin. Kuptohet që panamezët nuk janë tifozë të mëdhenj të kësaj ideje. Ky mesazh është përcjellë shumë qartë”, tha zoti Rubio një ditë më parë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e ndërtuan kanalin në fjalë, i dorëzuan Panamasë kontrollin e tij në vitin 1999. Panamaja e kundërshton thirrjen e Presidentit Trump për të rimarrë kontrollin.

Pavarësisht refuzimit të Presidentit Mulino për çdo negociatë mbi pronësinë e kanalit, shumë analistë besojnë se Panamaja mund të jetë e hapur për një kompromis me Shtetet e Bashkuara, sipas të cilit kompanisë “Hutchinson Ports” me seli në Hong Kong, t’i hiqet e drejta e operimit në të dy anët e kanalit.

I dërguari i posaçëm amerikan për Amerikën Latine, Claver-Carone, paralajmëroi gjatë një konference për shtypin të premten për shtimin e kompanive kineze në rajonin e Kanalit të Panamasë, ku përfshihet industria portuale dhe infrastruktura e telekomunikacionit. Ai tha se kjo përbën një shqetësim serioz jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, por edhe për Panamanë dhe hemisferën perëndimore.

Disa analistë thonë se Kina ka përdorur taktika ekonomike dhe joekonomike në të gjithë hemisferën perëndimore për të zgjeruar ndikimin e saj, çka ka shkaktuar shqetësime për sigurinë kombëtare.

“Për nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, shumë nga përpjekjet tregtare kineze në thelb janë ambicie ushtarake që synojnë Amerikën Latine”, thotë Joseph Humire nga “Qendra për një Shoqëri të Sigurte dhe të Lirë”, shkurtimisht SFS.

“Kina ka 20 vjet që është e pranishme në Panama, por Pekini u aktivizua politikisht në Panama në vitin 2017”, kur Panamaja nënshkroi me Kinën marrëveshjen “Një Brez një Rrugë” dhe njohu Tajvanin si pjesë të Kinës, thotë zoti Humire. Ai tha se ekonomia e Panamasë ka rënë gjatë viteve të fundit. Kryediplomati amerikan do të zhvillojë takime në El Salvador, Kosta Rika, Guatemalë dhe Republikën Dominikane, ndërsa i jep fund turneut të enjten./ VOA

rubio shba panama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj