LIVE UPDATES
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve për paqe në Gjenevë

Pritjet për ndonjë marrëveshje janë të vogla, pasi Moska nuk është lëkundur prej kërkesave të saj maksimaliste për territorin ukrainas.

17 Shkurt 2026, 21:22 Nga I.A

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve

ZVICËR- Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar të martën në Gjenevë në rundin e ri të negociatave për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, një javë para përvjetorit të katërt të nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Pritjet për ndonjë marrëveshje janë të vogla, pasi Moska nuk është lëkundur prej kërkesave të saj maksimaliste për territorin ukrainas.

Sulmet e Rusisë në Ukrainë po vazhdojnë çdo natë, duke dëmtuar edhe më tepër sistemin energjetik të vendit, teksa ukrainasit përballen me motin e acartë.

Disa orë para se delegacionet të takoheshin në Zvicër, Moska kreu sulme të kombinuara në Ukrainë, duke goditur 12 rajone me 400 dronë dhe 30 raketa. Të paktën tre persona janë vrarë. Sulmet e fundit tregojnë “shkallën në të cilën Rusia i nënvlerëson përpjekjet për paqe”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.

Rusia ka thënë se mbrojtja e saj ajrore i ka rrëzuar më shumë se 150 dronë, dhe që një rafineri e naftës ka marrë flakë pas një sulmi ukrainas me dronë. Bisedimet e së martës ndërmjetësohen nga Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Jared Kushner, dhëndëri i presidentit.

Ukraina përfaqësohet nga Sekretari për Siguri Kombëtare, Rustem Umerov dhe Kyrylo Budanov, shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në delegacionin rus përfshihet edhe Vladimir Medinsky, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin dhe figura të inteligjencës ushtarake.

“Nuk mendoj që duhet të presim ndonjë lajm sot”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë edhe të mërkurën.

Duke folur para gazetarëve, Trump ka thënë të martën se Ukraina “duhet të ulet në tavolinë sa më shpejt”.

Trump ka dhënë sinjale edhe më parë se e ka humbur durimin nga mungesa e përparimit në zgjidhjen e këtij konflikti katërvjeçar. Rusia zotëron aktualisht 20 për qind të Ukrainës, përfshirë pjesë të rajonit lindor të Donbasit. Kremlini kërkon që Ukraina t’ia dorëzojë gjithë pjesën e mbetur të rajonit, por Ukraina e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Kievi kërkon që të ketë garanci sigurie prej Perëndimit, para se të arrihet pajtueshmëri për një marrëveshje për paqe me Rusinë. Rundi i ri i bisedimeve vjen pas negociatave trepalëshe në Abu Dabi, po ashtu të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshje përfundimtare nuk pati – ndonëse palët u pajtueshëm për këmbim të të burgosurve./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë