LIVE UPDATES
Bota

Rusia: Kemi rrëzuar raketa amerikane ATACMS në Krime

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk dha më shumë detaje. Më herët gjatë javës, zyrtarët rusë thanë po ashtu se Ukraina ka sulmuar Krimenë me raketa ATACMS në përpjekje për të mposhtur mbrojtjen ajrore ruse në gadishullin e aneksuar, por gjashtë prej tyre Rusia pretendoi se i rrëzoi.

4 Maj 2024, 10:25 Nga N.F
Rusia: Kemi rrëzuar raketa amerikane ATACMS në Krime
Foto ilustruese

RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 4 maj se forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar katër raketa me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit amerikan, mbi Gadishullin e Krimesë. Këto raketa njihen si Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS), që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë në javët e fundit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk dha më shumë detaje. Më herët gjatë javës, zyrtarët rusë thanë po ashtu se Ukraina ka sulmuar Krimenë me raketa ATACMS në përpjekje për të mposhtur mbrojtjen ajrore ruse në gadishullin e aneksuar, por gjashtë prej tyre Rusia pretendoi se i rrëzoi.

Një zyrtar amerikan muajin e kaluar tha se Uashingtoni javëve të fundit ka dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Raketat ATACMS, me rreze veprimi prej 300 kilometrash, për herë të parë u përdorën mëngjesin e 17 prillit, kur u sulmua një bazë ajrore ruse në Krime, që gjendej rreth 165 kilometra nga vijat e frontit në Ukrainë, tha zyrtari.

Pentagoni fillimisht kishte kundërshtuar dislokimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, për shkak të shqetësimit se këto armë do të merreshin nga stoqet amerikane dhe do të dëmtonin gatishmërinë ushtarake të SHBA-së.

Po ashtu ka pasur shqetësime se Ukraina do t’i përdorte këto raketa për të sulmuar caqe thellë në territorin brenda Rusisë, gjë që do të mund të çonte në përshkallëzimin e luftës drejt një konfrontimi mes Rusisë dhe SHBA-së. Rusia ka aneksuar paligjshëm Krimenë nga Ukraina më 2014. Flota e saj e Detit të Zi është e stacionuar në këtë gadishull.

Të enjten, sekretari i Jashtëm britanik, David Camoroon, premtoi 3 miliardë funta për ndihmën vjetore ushtarake për Ukrainën. Ai tha se shteti i tij do ta ndihmojë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke shtuar se Londra nuk ka kundërshtime nëse armët e saj përdoren për sulme brenda Rusisë, deklaratë që nxiti reagime të ashpra nga Moska, e cila ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj