E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Pas samitit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky megjithatë foli për një vendim të rëndësishëm, kurse kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti samitin një diskutim të mirë dhe produktiv.
BRUKSEL- Pas orësh të tëra negociatash mbi përdorimin e mundshëm të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së ranë dakord në samitin e BE (23.10.) vetëm për një kompromis minimal. Në një deklaratë të samitit, ata vetëm e udhëzuan Komisionin e BE-së të shqyrtonte mundësitë për mbështetje financiare për Ukrainën. Pas samitit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky megjithatë foli për një vendim të rëndësishëm, kurse kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti samitin një diskutim të mirë dhe produktiv.
Asetet shtetërore ruse mbeten të ngrira
Në deklaratën përfundimtare mbi Ukrainën theksohet më tej, se asetet ruse duhet të mbeten të ngrira derisa Rusia "të kompensojë dëmin e shkaktuar nga lufta e saj". Sipas diplomatëve të BE-së, ky formulim nuk përjashton shqyrtimin nga Komisioni të përdorimit të aseteve ruse. Megjithatë, deklarata e samitit nuk arriti ta përmbushte marrëveshjen, si ishte parashikuar fillimisht.
Plani ishte që Komisionit t'i ngarkohej posaçërisht detyra për të konkretizuar me siguri ligjore përdorimin konkret të aseteve. Komisioni i BE-së tani ka kohë deri në samitin e ardhshëm të BE-së më 18 dhjetor për të paraqitur propozimet e tij. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se pikat që ende duhen sqaruar për të financuar kreditë e dëmshpërblimeve për Ukrainën me asetet e ngrira ruse janë identifikuar. "Dhe pastaj ne do të kthehemi me opsione të ndryshme."
Shqetësime nga Belgjika dhe kompani gjermane
Në shtator, von der Leyen propozoi përdorimin e afërsisht 140 miliardë eurove nga fondet e bankës qendrore ruse të ngrira në Belgjikë për të financuar kreditë për Ukrainën. Rusia do të jetë në gjendje të përdorë përsëri fondet vetëm pasi t'i paguajë dëmshpërblimet Kievit. Shtetet anëtare të BE-së fillimisht do të jenë përgjegjëse për fondet.
Por sidomos Belgjika ka ngritur shqetësime serioze ligjore. Kryeministri Bart de Wever tha pas samitit: "Një bazë ligjore për këtë nuk është luks. Nuk është një detaj." Në të njëjtën kohë kryeministri belg sinjalizoi gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje. "Kemi disa javë kohë dhe problemet nuk duhen nënvlerësuar", tha ai.
Belgjika ka frikë, ndër të tjera, se do të duhet të mbajë e vetme rreziqet financiare të kundërmasave të mundshme ruse. Sipas njoftimeve, edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së ndajnë disa nga shqetësimet e Belgjikës. Kancelari Merz foli për "çështje vërtet serioze që duhet t'i zgjidhim".
Edhe në qarqet e biznesit gjerman ka rezerva të forta për këtë. "Gjermania ka investuar në Rusi si asnjë vend tjetër. Prandaj, ajo ka më shumë për të humbur nga përdorimi i planifikuar i fondeve të bankës qendrore ruse për blerjen e armëve për Ukrainën", tha Matthias Schepp, Kryetar i Dhomës së Tregtisë Gjermano-Ruse. Në total, asete me vlerë 100 miliardë euro janë në rrezik, sipas Schepp./DW
foto ilustruese GJEORGJIA- Pothuajse 13.000 kompani iraniane janë regjistruar në Gjeorgji në vetëm disa adresa duke rritur shqetë...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu besimin e tij se Izraeli nuk do të bëjë asgjë me Bregun P...
pamje nga vendngjarja SERBI- Arrestimi dhe deklaratat e para të të dyshuarit për incidentin në kampin “Qaciland” në qe...
Foto ilustruese SHBA- Qeveria amerikane ka hapur të gjithë Rezervatin Kombëtar të Kafshëve të Egra të Alaskës ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë BRUKSEL- Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se p&eu...
Foto ilustruese UKRAINA- Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një k...
Trump-Putin SHBA- Një takim midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin nuk &...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump njoftoi se po tërheq një mision federal të planifikuar në San Francisko, pa...
Foto ilustruse FRANCË- Franca ka ndryshuar përkufizimin e përdhunimit dhe sulmit seksual. Asambleja Kombëtare Franceze miratoi futjen e...
Foto ilustruse SHBA- Themeluesi i Binance, bursës më të madhe të kriptomonedhave, ka marrë falje nga President i Amerikës Don...