LIVE UPDATES
Bota

Samiti i COP27, krijohet fondi për vendet e varfra që vuajnë nga pasojat e ndryshimeve klimatike

Konferenca e OKB-së për klimën në Egjipt përfundoi të dielën, pas një ditë e gjysmë negociatash jashtë orarit të planifikuar për arritjen e një marrëveshjeje për të krijuar një fond për "humbjet dhe dëmet" e shkaktuara nga ndryshimi i klimës. Fondi ka për qëllim të ndihmojë komunitetet e varfra dhe më të pambrojtura, të cilat po ndeshen me pasojat vdekjeprurëse të ndryshimit të klimës.

21 Nëntor 2022, 19:49 Nga d.a.
Samiti i COP27, krijohet fondi për vendet e varfra që vuajnë nga
OKB

EGJIPT- Konferenca e OKB-së për klimën përfundoi të dielën, dy ditë më vonë se sa ishte planifikuar, me krijimin e një "fondi të kompensimit të humbjeve dhe dëmeve", për të cilin analistët thonë se është një hap drejt ndihmës për njerëzit që tashmë po vuajnë më shumë nga ndryshimet klimatike. Por, në vendbanimet e goditura nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, vendasit thonë se do të duhen më shumë se para për të shmangur katastrofën.

Në vitin 2020, dhjetëra njerëz humbën jetën nga shirat që shkaktuan rrëshqitjen e dheut në një vendbanim të varfër në Brazil. U deshën ditë të tëra për të nxjerrë trupat e viktimave.

Familjet e zonës thonë se ndryshe nga rasti i viteve dhe brezave të kaluar, shiu tashmë është agresiv, i rrezikshëm dhe i tmerrshëm.

“Shiu është shumë i ndryshëm këto ditë. Unë punoj me të moshuarit. Ata thonë se kurrë nuk kanë parë stuhi të tilla shiu. Klima është shumë e ndryshme”, thotë Joseilda Borges Amarante, banore Guarujas.

Konferenca e OKB-së për klimën në Egjipt përfundoi të dielën, pas një ditë e gjysmë negociatash jashtë orarit të planifikuar për arritjen e një marrëveshjeje për të krijuar një fond për "humbjet dhe dëmet" e shkaktuara nga ndryshimi i klimës. Fondi ka për qëllim të ndihmojë komunitetet e varfra dhe më të pambrojtura, të cilat po ndeshen me pasojat vdekjeprurëse të ndryshimit të klimës.

Duke marrë parasysh që takimet e para zyrtare për të diskutuar se ku mund të merren paratë dhe si do të shpërndahen ato, është planifikuar të mbahet deri në mars të vitit 2023, marrëveshja nuk ndihmon shumë familjet që tashmë po vuajnë më së shumti pasojat e ndryshimit të klimës.

Ndonëse Konferenca për Klimën nuk u tërhoq nga synimet ndërkombëtare për të kufizuar ngrohjen globale, zyrtarët thonë se pjesëmarrësit nuk shënuan përparim në përpjekjet për arritur më shumë në këtë drejtim.

“Ne duhet të reduktojmë në mënyrë drastike emetimet tani, dhe kjo është një çështje që Konferenca për Klimën nuk e trajtoi. Krijimi i një fondi për kompensimin e humbjeve dhe dëmeve është thelbësor, por nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse kriza klimatike e fshinë një shtet të vogël ishull nga harta, ose e kthen një vend afrikan në shkretëtirë”, thotë Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Në Guaruja të Brazilit vendasit thonë se problemi është i trefishtë. Klima po ndryshon me shpejtësi, njerëzit po shkatërrojnë mjedisin dhe nuk kanë para për t'u rikuperuar pas një fatkeqësie.

Vetëm ndryshimi i klimës nuk do të mund të kishte shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse dheu, thonë ata. Sipas tyre, nëse malet nuk do të ishin zhveshur nga pemët dhe shkurret, kjo mund të mos kishte ndodhur.

“Kjo është ajo që ndodh kur natyra zemërohet me atë që bëjnë njerëzit. Këto janë pasojat e veprimeve të tyre”, thotë Acácio Bezerra da Silva, banor i Guarujas.

“Natyra po revoltohet,” shton ai, pas dekadave të shpyllëzimit dhe neglizhencës që tashmë ka çuar në ngrohjen e tokës në më shumë se 1 gradë Celsius, një prirje që ai shpreson se negociatorët ndërkombëtarë mund ta ngadalësojnë./VOA/

konferenca e okb joseilda borges amarante samiti i cop27 ne egjipt

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen