Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Udhëheqësit e BE-së javën e kaluar u pajtuan për ndihmë për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë eurosh.
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të rrisin përpjekjet e tyre për të ofruar ndihmë për Ukrainën, që po përballet me luftë, para se udhëheqësi gjerman të takohet në Uashington me presidentin amerikan, Joe Biden.
Vizita e Scholzit në Uashington do të realizohet pasi në Senatin amerikan, republikanët bllokuan paketën e ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 60 miliardë dollarësh.
“Ne duhet të gjejmë një mënyrë që të gjithë të bëjmë më shumë”, tha Scholz në Berlin, duke shtuar se ajo që është premtuar nga Evropa dhe SHBA-ja për Kievin në luftën e tij kundër Moskës, “nuk mjafton”.
Udhëheqësit e BE-së javën e kaluar u pajtuan për ndihmë për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë eurosh. Udhëheqësi gjerman ka thënë se ky vendim i BE-së mund të ndihmojë Bidenin në përpjekjet e tij për të shtyrë përpara pakon amerikane të ndihmës për Ukrainën.
Scholz tha se Gjermania “ka bërë kontribut të madh, por vetëm nuk mund të ofrojë mjaftueshëm” ndihmë për Kievin.
“Tani është momenti kur ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi dhe bashkërisht t’i japim mundësinë Ukrainës që të mbrojë veten”, tha ai.
Scholz pritet që të premten të takohet në Uashington me presidentin amerikan, Joe Biden. Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka nisur në shkurt të vitit 2022 dhe Ukraina varet shumë nga ndihma ushtarake që i japin aleatët e saj për t’iu kundërvënë forcave të Moskës./REL
Jair Bolsonaro BRAZIL -Ish-presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, është vënë nën hetim si pjesë e një tentative të s...
foto ilustruese TUNIZI- Të paktën 13 emigrantë sudanezë kanë vdekur dhe 27 të tjerë janë zhdukur pasi varka e ...
Foto ilustruese SERBI- Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Serbisë të enjten t’i japë fund pandëshkueshmëris&...
foto ilustruese Aktivitetet njerëzore po bëjnë që temperaturat të rriten, me valë më intensive të të nxehtit d...
Foto ilustruese ANGLI- Një raport i ri u ka kërkuar autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar të bëjnë një s...
Foto ilustruese KOREAJA E JUGUT-Një kompani koreanojugore do t’i japë 74 mijë dollarë punonjësve të saj sa herë b...
Joe Biden SHBA- Një tjetër gabim është regjistruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, fenomen i cili po regjistohet shpesh sidomos d...
Foto ilustruese RUSI-Rusia duhet t’i japë fund transferimit me forcë të fëmijëve nga Ukraina dhe të japë informac...
Pamje nga kufiri Rusi-Finlandë FINLANDË- Finlanda ka njoftuar zgjatjen e mbylljes së pikave kufitare me Rusinë deri në 14 prill. N...
Rebelët Huthi SHBA- Ushtria amerikane ka konfirmuar ditën e sotme se ka kryer sulme të reja kundër rebelëve Huthi të ...