10 Nëntor 2022, 19:12
Nga d.a.

FRANCË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme me homologun francez Emmanuel Macron ku ka qenë së bashku me kryeministrin Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Osmani u shpreh se ata kanë diskutuar për dinamizimin e dialogut me Serbinë dhe zhvillimet e fundit ku theksoi se së bashku me Kurtin kanë shprehur përkshtimin e institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut.
"Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme."-ka shkruar Osmani.
Osmani ka shtuar se në takim me Macronin janë diskutuar edhe veprimet destabilizuse të Serbisë dhe theksoi se presidenti Macron ka dhënë përkrahjen e tij për paqë, siguri dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Gjithashtu, dy liderët kosovarë presidentit Macron i kanë kërkuar mbështetje për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”,-shkruan në fund ajo.
Postimi i plotë:
Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.
Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare.
vjosa osmani emmanuel macron dialogu kosove-serbi albin kurti
Bota
10 Nëntor 2022, 19:02
A.B
Telefon
Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëher...
Bota
10 Nëntor 2022, 19:00
d.a.
Bassuener
Plani franko-gjerman i publikuar nga rrjeti mediatik Euroactiv, nëse është autentik, konsiderohet si shpërblim për Beogr...
Bota
10 Nëntor 2022, 18:52
A.B
Bitcoin
SHBA- Çmimi i Bitcoin ka prekur nivelin më të ulët të dy viteve pasi shkëmbimi më i madh i kriptomonedhav...
Bota
10 Nëntor 2022, 18:45
d.a.
Trump
SHBA- Rezultatet e zgjedhjeve të së martës, që ishin larg pritshmërive të Partisë Republikane, kanë bër&...
Bota
10 Nëntor 2022, 18:35
d.a.
Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka dhënë një reagim të mëtejshëm për rezultatet e zgjedhjeve mesmandatit n&...
Bota
10 Nëntor 2022, 18:33
d.a.
Escobar
SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha se Kosova duhet të përmbushë kërkesat pe...
Bota
10 Nëntor 2022, 18:21
d.a.
Milan Nic
Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovës ka krijuar një situatë shumë serioze prapakthyes...
Bota
10 Nëntor 2022, 18:11
d.a.
Osmani, Kurti dhe Macron
FRANCË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur në një takim nga...
Bota
10 Nëntor 2022, 17:55
d.a.
Biden dhe Jinping
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping të hënën, më 14 nëntor, n...
Bota
10 Nëntor 2022, 17:37
e.k
Momenti i arrestimit nga Polica
SHBA- Një ndjekje si nëpër filma është regjsitruar mbrëmjen e djeshme në Kalifornia t&eu...