LIVE UPDATES
Bota

Si i përgjon Europa qytetarët?

Në shumë vende anëtare përdoren software spiunazhi, që shpërdorohen politikisht. Kjo del nga një raport paraprak i Parlamentit të BE. Sipas raportit të drejtat demokratike në BE janë në rrezik.

10 Nëntor 2022, 19:02 Nga A.B
Si i përgjon Europa qytetarët?
Telefon

Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëherë që shërbimi i SHBA-së i lajmeve të shkurtra, Twitter, t'i përmbahet rregullave të Bashkimit Europian. Por, kur qeveritë europiane shpërdorojnë softwaret e spiunazhit, institucionet e Brukselit nuk interesohen fare, kritikon raportuesja e të ashtuquajturit Komiteti Pega të Parlamentit Europian, deputetja europiane nga Holanda, Sophie in 't Veld. Ndërkohë që të drejtat demokratike rrezikohen seriozisht, kur shumë vende anëtare të BE-së përdorin pa kontroll Pegasuas-in dhe software të tjera të ngjashme dhe përgjojnë kritikët e qeverisë, gazetarët dhe opozitarët nën mburojën e sigurisë kombëtare.  

Softwaret e spiunazhit janë aferë europiane

"Shpërdorimi është aferë e gjithë Europës,” thuhet në raportin e papërfunduar të Komisionit hetimor, të prezantuar ditën e martë (08.11) nga Sophie in 't Veld. "Vendet anëtare kanë përdorur software përgjimi kundër qytetarëve të tyre, për arsye politike si dhe për të fshehur korrupsionin dhe aktivitetet kriminele.” Meqenëse asnjë nga autoritetet kombëtare nuk ka qenë i gatshëm t'i japë Parlamentit të BE-së informacione konkrete, raporti bazohet vetëm në burime të hapura për publikun.

Megjithatë mendon Komiteti, janë mbledhur shumë fakte. "Po të ketë enigma 1000 të panjohura, ne kemi në duar 900 prej tyre,” thotë Sophie in 't Veld. Mund të thuhet se të gjitha vendet europiane kanë blerë software spiunazhi dhe disa prej tyre kanë bërë me to edhe tregti përfituese. "Qipro dhe Bullgaria janë kthyer në qendrat e eksportit, Irlanda ofron software për të rregulluar taksat. Kurse Luksemburgu është qendra financiare për shumë lojtarë nga vendet prodhuese.” I ashtuquajturi Wiretapper's Ball, një mbrëmje vallëzimi që organizohet çdo vit nga kjo industri, zhvillohet në Pragë kurse Malta vlerësohet nga protagonistët si vend i preferuar qëndrimi.

Shembulli më i njohur është firma izraelite NSO, e cila prodhon softwar-in e spiunazhit Pegasus, një software që shkaktoi skandal politik në Greqi. Sipërmarrja ka filiale në Qipro dhe Bullgari dhe i ka kryer aktivitetet financiare nëpërmjet Luksemburgut. Ajo ka përfituar nga tregu i brendshëm dhe liria e lëvizjes brenda BE-së. Shitja e software-ve bëhet me qëllim në mënyrë jo trasparente dhe strukturat e firmës janë komplekse, thuhet në raportin e sapoprezantuar- por "biznesi është në lulëzim dhe me përfitim të madh”.

Greqia, Hungaria, Polonia – dyshimet nuk largohen

Viktima më e njohur e përgjimit të politikanëve të opozitës dhe gazetarëve në Greqi, është kryetari i socialdemokratëve të Pasok-ut, dhe deputeti europian Nikos Androulakis. Celulari i tij ishte infektuar me software-in e përgjimit, Predator.

Ndërkohë listat e njerëzve që mendohet të jenë prekur bëhet gjithnjë e më e gjatë. Së fundi kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti edhe një herë se nuk ka të bëjë me fajësimet e fundit. "Është turp të pretendosh se kryeministri ka përgjuar ministrat e tij,” tha ai për televizionin ANT1.

Por Nikos Marantzidis, ekspert i mediave në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, thotë se kryeministri është përgjegjës: "Në fillim ai tha se çdo gjë bëhet sipas ligjit, kurse tani thotë se ka arritur t'i mënjanojë problemet që ka pasur me Pegasusin dhe Predatorin. Është e pamundur t'i besosh gjithë deklaratat.”

Por më e keqja është se afera ka tronditur besimin e shumë grekërve tek kushtetueshmëria demokratike e vendit: "Shumë vetë janë shokuar, sepse jemi duke u futur sërish në një fazë autoritare”. Ndërkohë qeveria greke kërkon të ndalojë shitjen e software-ve të tillë të spiunazhit.

Raporti i Parlamentit Europian merret me hollësi edhe me qeveritë e Budapestit dhe Varshavës. Hungaria ka qenë një nga vendet e para të përzier me skandalin europian të përgjimit. Sipas njoftimeve të organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International, atje janë përgjuar mbi 300 aktivistë politikanë, gazetarë, avokatë dhe të tjerë. "Përdorimi i Pegasusit duket të jetë pjesë e një strategjie të menduar mirë për shkatërrimin e shtypit dhe lirisë së mendimit nga qeveria (hungareze)", thuhet përveç kësaj në raport.

Polonia ka zgjeruar qysh vitin e kaluar mundësitë ligjore pë të bërë përgjime gati të pakufizuara. "Të drejtat e viktimave janë minimalizuar dhe mjetet juridike për të luftuar përgjimin janë bërë praktikisht të parëndësishme,” thotë raporti hetimor. Partitë qeveritare kanë çdo gjë nën kontroll dhe viktimat nuk kanë ku të shkojnë për të kërkuar të drejtat.

Nevojiten rregulla të reja dhe kontrolle ndaj teknologjive të përgjimit

Amnesty International ka mbledhur ndërkohë 100 mijë firma për një peticion drejtuar Kombeve të Bashkuara, ku kërkohet ndalimi i shitjes dhe shpërndarjes së software-ve të spiunazhit. "Është urgjentisht e domosdoshme, që të mbrohen më mirë të drejtat e njeriut gjatë eksportimit të teknologjive të përgjimit,” shkruan drejtoresha e Amnestisë, Agnès Callamard. "Ne jemi duke përjetuar një krizë globale të softawareve të përgjimit, ku sulmet e qëllimshme që bëhen kundër sferës private të gazetarëve, aktivistëve dhe avokatëve përdoren për t'i detyruar ata që të mbyllin gojën dhe për t'u ngjallur frikën." Anëtarët e OKB-së nuk duhet të përdorin ose tolerojnë më softwaret si instrumente shtypëse.

Një ndalim të përkohshëm kërkon edhe raportuesja e Komitetit Pega të Parlamentit Europian. Përveç kësaj Sophie in 't Veld kërkon që të gjitha akuzat të hetohen deri në fund nga Interpoli më mirë, si dhe zëvendësimin e kuadrit për përdorimin legal dhe licencat e eksportimit të software-ve të përgjimit për të cilat ka dyshime. Deputetja pranon vetë se nuk ekziston asnjë mekanizëm për zbatimin e rregullave të reja./DW

pergjime europa

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë