LIVE UPDATES
Bota

Senati kalon planin e Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë në vlerë 9 miliardë dollarë

Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi.

17 Korrik 2025, 11:35 Nga N.F
Senati kalon planin e Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në
Trump

SHBA- Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe transmetuesve publikë, duke i dhënë presidentit republikan një tjetër fitore.

Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi. Shumica e shkurtimeve janë për programe që ndihmojnë vendet e huaja për t’i luftuar sëmundjet, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, por plani gjithashtu ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që Korporata për Transmetimet Publike do t’i merrte gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Trump dhe shumë nga republikanët e tjerë argumentojnë se shpenzimet për transmetimet publike janë të panevojshme dhe e kritikojnë mbulimin e lajmeve të tyre si të njëanshëm.

Paketa të veçanta për anulime të fondeve nuk kanë kaluar prej dekadash, pasi ligjvënësit kanë hezituar ta dorëzojnë kontrollin kushtetues mbi shpenzimet. Por, republikanët e Trumpit, të cilët kanë shumicë të ngushtë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë treguar pak dëshirë për t’i kundërshtuar politikat e tij që nga fillimi i mandatit të dytë në janar.

Nëntë miliardë dollarët në fjalë përfaqësojnë një shumë goxha të vogël në krahasim me buxhetin federal prej 6.8 trilionë dollarësh, dhe janë vetëm një pjesë e vogël e fondeve të miratuara nga Kongresi që administrata Trump ka mbajtur pezull teksa synon shkurtime të mëdha, shumë prej të cilave të urdhëruara nga Departamenti për Efikasitetin Qeveritar (DOGE) i drejtuar nga miliarderi Elon Musk.

Sipas ligjvënësve demokratë, deri në mesin e qershorit, Trump kishte bllokuar 425 miliardë dollarë financime të miratuara më parë nga Kongresi. Megjithatë, Trump dhe mbështetësit e tij kanë premtuar më shumë kërkesa për "anulim fondesh", në përpjekje për ta tkurrur qeverinë federale.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin për anulimin e fondeve muajin e kaluar me 214 vota pro dhe 212 kundër, pa ndryshuar kërkesën e Trumpit. Katër republikanë iu bashkuan 208 demokratëve për të votuar kundër.

Por, pasi disa senatorë republikanë shprehën shqetësim për shkurtimet në programet globale shëndetësore, drejtori i Zyrës për Menaxhimin dhe Buxhetin, Russell Vought, tha të martën se PEPFAR, një program global për luftën kundër HIV/AIDS-it i nisur në vitin 2003 nga Presidenti George Ë. Bush, do të përjashtohej nga shkurtimet.

Ky ndryshim e uli shumën e shkurtimeve nga 9.4 miliardë në 9 miliardë dollarë, gjë që kërkon një votim tjetër në Dhomën e Përfaqësuesve para se masa të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e Trumpit.

Anulimet e fondeve duhet të miratohen deri të premten. Përndryshe, kërkesa do të skadojë dhe Shtëpia e Bardhë do të detyrohet të ndjekë planet e shpenzimeve të miratuara nga Kongresi.

Dy nga 53 senatorët republikanë – Lisa Murkowski nga Alaska dhe Susan Collins nga Maine – iu bashkuan demokratëve në votimin kundër legjislacionit.

“Nuk ke pse të shkatërrosh të gjithë Korporatën për Transmetimet Publike”, tha Murkowski në një fjalim në Senat.

Ajo shtoi se administrata Trump nuk kishte dhënë garanci që lufta kundër sëmundjeve si malaria dhe poliomieliti në mbarë botën do të vazhdojë. Mbi të gjitha, Murkowski tha se Kongresi duhet të ruajë rolin e tij në vendosjen e mënyrës se si shpenzohen fondet federale./ REL

trump senati shba

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë