LIVE UPDATES
Bota

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, Serbia pranon paratë e para nga KE

Vendimi për pagesën e para-financimit vjen pasi Kuvendi i Serbisë e ratifikon marrëveshjen e instrumentit dhe marrëveshjen e kredisë në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes.

20 Qershor 2025, 15:22 Nga r.ll
Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, Serbia
foto ilustruese

SERBI- Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Zyra e BE-së në Serbi.

Ajo shtoi se 59 milionë euro shtesë në para-financim, në formën e granteve dhe kredive, do të kanalizohen përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, për të përmirësuar infrastrukturën në të gjithë vendin.

Ky para-financim përfaqëson 7 për qind të mbështetjes së përgjithshme financiare të premtuar për Serbinë sipas Planit të Rritjes së BE-së. Vendimi për pagesën e para-financimit vjen pasi Kuvendi i Serbisë e ratifikon marrëveshjen e instrumentit dhe marrëveshjen e kredisë në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes.

Zyra e BE-së theksoi se Serbisë do t’i ndahen të hollat e tjera nga Instrumenti i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor pasi t’i ketë përmbushur hapat e reformave për të cilat janë marrë vesh Komisioni Evropian dhe Qeverisë e Serbisë përmes Agjendës së Reformës dhe me kusht që të përmbushen parakushtet dhe kushtet e përgjithshme përkatëse.

“Komisioni Evropian po vlerëson zbatimin e grupit të parë të hapave të reformës që lidhen me liritë themelore dhe sundimin e ligjit, mjedisin e biznesit dhe zhvillimin e sektorit privat, si dhe tranzicionet e gjelbra dhe digjitale”, thuhet në njoftim.

Paketa e përgjithshme e Planit të Rritjes për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi - kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën prej vitit 2024 deri më 2027.

Nga kjo shumë, 2 miliardë euro janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme. Më herët, BE-ja u ka paguar para-financim prej 24.4 milionë eurosh Maqedonisë së Veriut në mars, 30 milionë euro Shqipërisë në mars dhe 12.5 milionë euro Malit të Zi në maj.

Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian. Kosova ende nuk e ka pranuar asnjë para nga para-financimi, pasi i duhet fillimisht ta ratifikojë marrëveshjen për kredi në Kuvend.

Nuk është e qartë se kur do të bëhet Kosova me Kuvend të ri, pasi partitë parlamentare nuk po arrijnë të gjejë një mënyrë për të dalë nga ngërçi politik as katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve në shkurt. Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga kjo paketë. Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Pjesa prej 7% që do t’i paguhej si para-financim, i bie të jetë rreth 61 milionë euro./REL

serbi plani i rritjes se be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet