Trump urdhëron shpërbërjen e Agjencisë Amerikane për Media Globale, pezullohen gazetarët e VOA-së dhe REL-së
Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik 15 Mars, 20:25 ...
Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik 15 Mars, 20:25 ...
Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojn&...
"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'"/ Berisha deklaratë: Shqipëria do të transformohet në një prodhues e eskportues...
Nga njoftimet për bomba në hekurudha, blloqet e betonit e deri te traktorët para Kuvendit serb, si po përpiqet Vuçi&c...
Agjencitë e zbulimit kanë akuzuar më parë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje përmes dezinformatave. Por Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i cili deklaroi qëndrimin e administratës, foli në hollësi për shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për këtë fushatë, si edhe njoftoi për veprime ligjore kundër atyre që dyshohet se janë përfshirë në këto përpjekje.
SHBA- Administrata e Presidentit Joe Biden akuzoi të mërkurën Rusinë se është angazhuar në fushata dezinformimi që kanë në shënjestër zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe njoftoi për masa të gjera ndaj këtyre përpjekjeve, përfshirë akuza penale kundër dy punonjësve të medias shtetërore ruse RT, si edhe sekuestrimin e faqeve të internetit të përdorura nga Kremlini për të përhapur dezinformata.
Agjencitë e zbulimit kanë akuzuar më parë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje përmes dezinformatave. Por Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i cili deklaroi qëndrimin e administratës, foli në hollësi për shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për këtë fushatë, si edhe njoftoi për veprime ligjore kundër atyre që dyshohet se janë përfshirë në këto përpjekje.
Mes të tjerash, zoti Garland tha se Rusia përmes mediave të saj shtetërore ka përdorur figura amerikane me ndikim dhe me audiencë të gjerë në mediave sociale, pa dijeninë e tyre, për të përhapur dezinformata dhe propagandë.
Shqetësimet më të mëdha lidhur me Rusinë, përqendrohen tek sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit me synimin për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit.
Taktikat përfshijnë përdorimin e mediave shtetërore si RT për të përhapur mesazhe dhe përmbajtje kundër Shteteve të Bashkuara, si edhe faqe interneti dhe llogari mediash sociale të rreme që përforcojnë ato pretendime dhe i shpërndajnë përmes komunikimeve online të amerikanëve.
Në një rast, dy punonjës të RT-së akuzohen për financimin e fshehtë të një kompanie që krijon produkte digjitale me qendër në Tenesi për publikimin e rreth 2,000 videove që përmbanin propagandë ruse. Të pandehurit, të cilët nuk janë kapur, përdorën identitete të rreme dhe kompania nuk ishte në dijeni se po përdorej nga Rusia.
“Njoftimi i sotëm nxjerr në pah se deri ku shkojnë disa qeveri të huaja për të minuar institucionet demokratike amerikane”, tha Departamenti i Shtetit. “Por këto qeveri të huaja duhet të dinë gjithashtu se ne nuk do të tolerojmë aktorë të huaj keqdashës që qëllimisht ndërhyjnë dhe minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”
Në një fjalim muajin e kaluar, Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco tha se Rusia ishte kërcënimi kryesor ndaj zgjedhjeve. Presidenti rus Vladimir Putin dhe njerëzit që punojnë për Rusinë po përdorin teknika gjithnjë e më të sofistikuara në operacionet e tyre të ndërhyrjes.
“Ata po vënë në shënjestër grupe të veçanta demografike dhe votues të shteteve të pavendosura në një përpjekje për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe të kongresit," tha ajo./VOA
antonio guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ende vazhdon të shqyrtojë mundësinë e një ...
pamje nga vendngjarja SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjeorgji, ku katër persona kanë vdekur dhe nëntë t&eu...
vendngjrja SHBA- Të paktën katër persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën ditën e sotme si pasoj&eum...
maria rosario boccia dhe gennaro sangiuliano ITALI- Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, në një intervistë p&eum...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se do të shkonte që nesër në Mi...
fotot ilustruese SHBA- Bota prodhon 57 milionë tonë mbetje plastike çdo vit dhe i përhap ato nga oqeanet më të thella tek m...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos tallet me “vijat e kuqe...
Donald Trump SHBA- Një gjykatës federal refuzoi të martën kërkesën e paraqitur nga ish-Presidenti Donald Trump për t&eum...
albin kurti, hykmete bajrami KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarin ...
foto ilustruese SHBA- Të paktën 4 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e një sulmi me armë në një shkol...