LIVE UPDATES
Bota

VOA: SHBA dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Sulmet kanë rritur shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën kundër Hamasit dhe partnerin e saj evropian Ukrainën, në luftën kundër Rusisë.

24 Janar 2024, 18:34 Nga h.k
VOA: SHBA dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë
Foto ilustruese

LINDJA E MESME-Ushtria amerikane goditi të martën tre qendra në Irakun perëndimor, të përdorura nga grupi militant Kataib Hezbullah, që mbështetet nga Irani. Këto janë sulmet e fundit ndëshkuese ndaj grupeve militante në rajon, të cilat kanë sulmuar forcat amerikane në Irak dhe Siri më shumë se 150 herë që nga mesi i tetorit.

Sulmet kanë rritur shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën kundër Hamasit dhe partnerin e saj evropian Ukrainën, në luftën kundër Rusisë.

Nga Iraku në Jemen, Shtetet e Bashkuara dhe Britania po sulmojnë grupet militante të mbështetura nga Irani.

Rebelët e grupit Houthi në Jemen kanë kryer mbi 30 sulme ndaj anijeve ndërkombëtare të mallrave në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit në përgjigje të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Megjithatë, objekt i këtyre sulmeve ishin shumë anije mallrash që nuk kishin lidhje me Izraelin.

Në shënjestër të sulmeve të kësaj jave në Jemen ishin depot e raketave dhe sistemet e lëshimit të tyre që ishin në gjendje gatishmërie për të goditur anijet e mallrave, thanë zyrtarët amerikanë.

Qëllimi ynë i vetëm është krijimi i një mjedisi të sigurt për anijet ndërkombëtare të transportit të mallrave dhe ekuipazhin e tyre në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder.

Komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës në rajon.

U bëj thirrje të gjitha palëve që të tërhiqen nga luftimet dhe të marrin parasysh pasojat e rënda që një konflikt rajonal do të kishte për njerëzit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tjerë po përpiqen të shmangin një konflikt rajonal, duke sulmuar grupet militante.

Këto sulme kanë për qëllim të ulin tensionet përmes kufizimit të aftësive luftuese të këtyre grupeve militante. Sulmet nuk synojnë përshkallëzimin e konfliktit. Ato synojnë të shkatërrojnë aftësitë e palëve që duan t’i shkaktojnë dëme një pale tjetër”, thotë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

“Është një gjë e mirë të thuhet se nuk duam një luftë rajonale dhe se po përpiqemi të shmangim një luftë rajonale. Por duket se ne jemi përfshirë në një luftë të tillë.”

Brad Bowman nga Instituti për Mbrojtjen e Demokracive thotë se ushtria amerikane nuk po godet me forcë të mjaftueshme grupet e mbështetura nga Irani.

Ato vazhdimisht po bëjnë përpjekje për të vrarë amerikanë. Arsyet e vetme pse nuk kemi viktima në mesin e amerikanëve janë masat që kemi marrë për të mbrojtur veten dhe fati”, thotë ai.

Zoti Bowman thotë se në shënjestër të sulmeve amerikane nuk është agresori kryesor në rajon, Irani.

Sa më shumë që flasim për grupin Houthi, Hamasin ose Hezbollahun, aq shumë bëhemi pjesë e strategjisë së Iranit, si një mjeshtër i përdorimit të këtyre grupeve. Ata na sulmojnë përmes këtyre grupeve dhe ne kundërpërgjigjemi duke i sulmuar ato, jo drejtuesin e tyre”, thotë ai.

Tensionet po rriten ndërsa Kongresi ende nuk ka arritur një marrëveshje mbi ndihmat ushtarake për Izraelin dhe Ukrainën, e cila po lufton me forcat pushtuese të Rusisë për gati dy vjet.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të martën drejtoi takimin e parë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që nga mbarimi i fondeve për Kievin të miratuara nga Kongresi. Ky grup synon të vazhdojë koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Ukraina do ta fitojë këtë luftë, por jo vetëm Ukraina por gjithë bota demokratike”, tha ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya në një konferencë shtypi në Nju Jork.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë trajnimin në Arizona të pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16, me shpresën se kjo armë e re do t’i japë Ukrainës një avantazh në luftën kundër forcave ruse.

Një sulm ajror rus të martën shkaktoi vrasjen e disa njerëzve dhe plagosjen e rreth 50 të tjerëve.

lindja e mesme

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës