Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Briscoll, u takua me delegacionin rus në Abu Dabi më 25 nëntor, sipas një zëdhënësi të ushtrisë, në përpjekje për të reduktuar dallimet për një propozim të paqes që administrata Trump ka hartuar pas bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.

UKRAINË- Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë mbajtur bisedime për planin e paqes që synon t’i japë fund luftës së Moskës me Ukrainën, teksa Uashingtoni po intensifikon presionin ndaj palëve që të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Briscoll, u takua me delegacionin rus në Abu Dabi më 25 nëntor, sipas një zëdhënësi të ushtrisë, në përpjekje për të reduktuar dallimet për një propozim të paqes që administrata Trump ka hartuar pas bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.
Zyrtarët ukrainas shkuan në Abu Dabi për më shumë bisedime me Briscollin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, raportuan CBS News dhe Financial Times. Bisedimet vijnë në ditën kur Rusia sërish sulmoi Kievin, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur të paktën 13 të tjerë gjatë sulmeve ajrore.
“Të hënën në mbrëmje [më 24 nëntor] dhe gjatë së martës, sekretari Driscoll dhe ekipi kanë diskutuar me delegacionin rus për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë. Bisedimet po shkojnë mirë dhe ne mbesim optimistë. Sekretari Driscoll është i sinkronizuar ngushtë me Shtëpinë e Bardhë... teksa këto bisedime përparojnë”, tha zëdhënësi i Driscollit, Jeff Tolbert.
Plani fillestar prej 28-pikash, i propozuar nga SHBA-ja, nga shumë u pa si më i favorshëm për Moskën. Zyrtarët ukrainas shkuan në Gjenevë gjatë fundjavës dhe u takuan me përfaqësuesit amerikanë, përfshirë me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në tentim për të hartuar një draft që do të kërkonte më pak lëshime nga Ukraina dhe që nuk do të rezultonte në atë që disa në Kiev e konsideronin si kapitullim.
Gjatë bisedimeve në Gjenevë, drafti u reduktua në 19 pikë, me zyrtarët ukrainas që vunë në pah se disa nga çështjet më të ndjeshme – përfshirë garancitë e sigurisë për Kievin – vazhdojnë të mbesin në tavolinë të bisedimeve.
“Mbrëmjen e kaluar, Rusia nisi një sulm tjetër, në një kohë kur Ukraina, së bashku me Amerikën, Evropën dhe shumë vende të tjera në botë, po punon praktikisht 24 orë në ditë për të ndalur gjakderdhjen”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit më 25 nëntor me kryeministrin britanik, Keith Starmer.
“Pas takimeve në Gjenevë, shohim shumë perspektiva që mund ta bëjnë rrugën drejt paqes së vërtetë. Ka rezultate të qëndrueshme dhe ende ka shumë punë përpara”, shtoi ai.
Rustem Umerov, ish-ministër i Mbrojtjes, i cili tani është sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës dhe anëtar i ekipit negociator të Kievit, tha përmes një postimi në Facebook se “ka pajtim për pikat më të rëndësishme të planit të paqes”.
“Delegacionet tona arritën një mirëkuptim të ndërsjellë mbi termat kyç të marrëveshjes të negociuar në Gjenevë. Tani presim mbështetjen e partnerëve tanë evropianë në hapat e mëtejshëm”, tha Umerov.
“Presim të organizojmë një vizitë të presidentit të Ukrainës në SHBA në datën më të përshtatshme në nëntor për të përfunduar hapat përfundimtarë dhe për të arritur një marrëveshje me presidentin Trump”.
Starmer tha se një takim i ashtuquajtur “Koalicioni i Vullnetit” – një grupim prej më shumë se 20 vendeve që mbështesin Ukrainën – do të mbahet më vonë më 25 nëntor për të diskutuar mbi propozimet, por shtoi se negociatat janë të ndërlikuara.
“Ende ka shumë rrugë përpara dhe është një rrugë të vështirë, por jemi më të angazhuar se kurrë për këtë kauzë dhe për të vazhduar përparimin në këtë proces”, tha ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 25 nëntor se nuk kishte “asgjë për të thënë” mbi takimet e raportuara, por se Rusia beson se propozimi i SHBA-së “mund të bëhet një bazë shumë e mirë për negociata”./REL
Foto Ilustruese Çeçenia e ka bërë një ligj të ri për modën e grave, i cili i ndalon veshjet tradicionale që...
foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një e re u sulmua dhe u përdhunua para të dashurit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 25 nëntor se Serbia ka edhe katër ditë deri në ndalimin e plotë...
UKRAINË- Rusia e ka sulmuar sërish Kievin, duke vrarë të paktën gjashtë persona, teksa zyrtarët amerikanë raportohet t...
Foto ilustruese “Ata ma anuluan fëmijën”, ankohet Tatjana Bykova në një mesazh video. Djali i saj Andrej u vra, siç ...
Foto ilustruese GJERMANI- Me rreth 41% të shpenzimeve publike, Gjermania është vendi që shpenzon më shumë para për sigur...
Foto ilustruese ABU DHABI- Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, mbërriti në Abu Dhabi të hënën&...
Foto ilustruese SHBA- Plani i paqes i SHBA-së për Ukrainën po pëson ndryshime të mëdha, pasi Kievi, evropianët dhe&...
Foto ilustruese SHBA- Jo më pak se pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre n&eum...
Donald Trump SHBA- Plani i paqes i hartuar nga Donald Trump nuk ekziston më... të paktën jo në formulimin e bërë pu...