6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Druajtjet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij janë rritur në Lindjen e Mesme, pas vrasjes së liderëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka urdhëruar dërgimin e një nëndetëseje me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të dielën. Druajtjet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij janë rritur në Lindjen e Mesme, pas vrasjes së liderëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Në një komunikatë për media pas bisedës mes Austinit dhe homologut të tij izraelit, Pentagoni tha se Austini urdhëroi gjithashtu që aeroplanmbajtësi “Abraham Lincoln” ta përshpejtojë dislokimin në rajon.
“Sekretari Austin e përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta ndërmarrë çdo hap për ta mbrojtur Izraelin dhe nënvizoi përforcimin e pranisë së ushtrisë dhe armëve amerikane në Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të tensioneve rajonale”, thuhet në njoftim.
Më herët, ushtria amerikane kishte njoftuar për zhvendosjen shtesë të avionëve luftarakë dhe luftanijeve në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen e Izraelit. Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit, u vra në Teheran më 31 korrik, në një sulm i cili nxiti kërcënime për hakmarrje nga Irani ndaj Izraelit. Irani e fajësoi Izraelin për vrasjen e tij. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as s’e ka mohuar atë.
Vrasja e Haniyehut dhe e Fuak Shukr, komandantit të lartë të grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i ka rritur shqetësimet se konflikti në Gazë mund të shndërrohet në një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme. Irani tha thënë se SHBA-ja ka përgjegjësi në vrasjen e Haniyehut, për shkak se ajo e mbështet Izraelin. Ndërkohë, disa anëtarë të personelit amerikan u plagosën si pasojë e një sulmi kundër një baze ushtarake amerikane në Irak, thanë tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters më 5 gusht.
Harris dhe Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump njoftoi për një sulm kibernetik ndaj një prej faqeve të internetit të fushat&eu...
foto ilustruese BRITANI- Më shumë se 700 emigrantë kaluan dje Kanalin Anglez për të mbërritur ilegalisht në Mbretër...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të fillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake javë...
foto ilustruese PARIS- Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i kanë mbështetur thirrjet për një...
Tom Cruise PARIS- Gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të së dielës, Tom Cruise dhuroi një s...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Votuesit po i japin Kamala Harris një shtysë të madhe në një sondazh të ri, që tre...
olaf scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz kërkoi në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Neta...
GREQI- Situata dramatike paraqitet në Atikën verilindore që prej mesditës të së dielës, duke nisur nga Varnavas, ku vatra e...
pamje nga protesta BUJANOC- Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar ditën e sotme në sheshin e Bujanocit kund&...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka sqaruar sërish arsyet se pse hoqi dorë nga gara për një tjetër mandat presidencial....