LIVE UPDATES
Bota

SHBA-Japoni në bashkëveprim të plotë përballë kërcënimit nga Kina

Kërcënimet në rritje nga Kina i kanë nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë të zgjerojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin ushtarak dhe diplomatik në nivelin më të lartë deri më tani, thonë zyrtarët e lartë amerikanë.

13 Janar 2023, 17:13 Nga I.A
SHBA-Japoni në bashkëveprim të plotë përballë
Foto Ilustruese

KINË- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të krijojnë një njësi moderne detare me seli në Okinawa, për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit aleat, Japonisë, si dhe të të gjithë rajonit Indo-Paqësor nga kërcënimet në rritje nga Kina. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, thellimi i bashkëpunimit vjen ndërsa Presidenti Joe Biden mirëpret sot Kryeministrin japonez Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë.

Kërcënimet në rritje nga Kina i kanë nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë të zgjerojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin ushtarak dhe diplomatik në nivelin më të lartë deri më tani, thonë zyrtarët e lartë amerikanë.

Të enjten, koordinatori për Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se Presidenti Joe Biden është shumë i kënaqur me marrëdhënien e forcuar të Shteteve të Bashkuara me Japoninë dhe do ta mirëpresë sot Kryeministrin Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë.

“Japonia i ka shtuar përpjekjet dhe po bashkëvepron me Shtetet e Bashkuara. Investimet tona për aleancën po sjellin përfitime të mëdha dhe ne do ta festojmë këtë nesër”, tha zoti Kirby.

Të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken mirëpriti ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Japonisë në Departamentin e Shtetit, ku përshëndeti disa ndryshime madhore në këtë marrëdhënie, me qëllim përballjen me kërcënimin nga Kina në rajonin Indo-Paqësor.

“Mendoj se ajo që shihni në kohë reale është një aleancë që po modernizohet, dhe Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po punojnë së bashku për t’u përgatitur për sfidat që po lindin në rajonin Indo-Paqësor dhe më tej”, tha Sekretari Blinken.

I pyetur nëse mendon se është shumë e afërt mundësia e një sulmi kinez ndaj Tajvanit, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ka vërejtur rishtazi sjellje provokative ushtarake nga Kina.

“Dhe sërish, ne mendojmë se po përpiqen të krijojnë një ‘normalitet të ri’. Por nuk mendoj se kjo do të përkthehet në një sulm të afërm”, tha Sekretari Austin.

Më herët këtë javë, forcat japoneze morën pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat britanike, amerikane dhe australiane në afërsi të Tokios. Në manovra u përfshinë njëzet avionë, dhjetëra autoblinda ushtarake, dhe sistemet e raketave të mbrojtjes kundërajrore të Japonisë.

Gjatë vizitës së tij në Britani, Kryeministri Kishida nënshkroi një marrëveshje mbrojtjeje me Britaninë. Kjo është marrëveshja e parë që Tokio ka me një vend aleat në Evropë. Gjithashtu, Britania, Japonia dhe Italia kanë bashkuar forcat për të prodhuar një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë. Prototipi për të cilin po punon tashmë firma britanike BAE Systems njihen me emrin “Tempest”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze reagoi kundër nocionit se Kina përbën një rrezik për sigurinë. Zoti Wang Wenbin foli edhe për thellimin e marrëdhënies SHBA-Japoni.

“Shtetet e Bashkuara dhe Japonia duhet të sigurohen se nuk do të dëmtojnë interesat e një pale të tretë, apo paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha ai.

Sekretari i Shtetit Blinken dhe ai i Mbrojtjes Austin mirëpritën njoftimin rishtazi nga Japonia se do të bëjë rritjen më të madhe të kapaciteteve ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, përfshirë kapacitetin për të bërë kundërsulme ndaj bazave armike. Në një deklaratë të përbashkët, zyrtarët e lartë amerikanë dhe japonezë shprehen qartazi se Kina është sfida më e madhe strategjike dhe se përbën një kërcënim të pahasur më parë për rendin botëror.

Marrë nga VOA

shba-japoni kine

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen