LIVE UPDATES
Bota

SHBA miraton dërgimin e tyre, cilat janë minat tokësore që do të përdorë Ukraina për tu vetëmbrojtur

Minat tokësore janë eksplozivë që fshihen në tokë dhe janë projektuar të shpërthejnë kur forcat armike kalojnë mbi ose pranë tyre.

20 Nëntor 2024, 21:28 Nga E. D
SHBA miraton dërgimin e tyre, cilat janë minat tokësore që
foto ilustruese

SHBA- Presidenti Joe Biden ka miratuar dërgimin e minave tokësore kundër personelit në Ukrainë, pasi ai kërkon të rrisë mbështetjen për Kievin në ditët e tij të fundit në detyrë. Kjo vjen pasi SHBA-ja lejoi forcat ukrainase të qëllonin në objektiva thellë brenda territorit rus me armë të prodhuara amerikane si raketat ATACMS.

Ndërsa një zyrtar amerikan tha se Uashingtoni ka autorizuar tani sigurimin e minave tokësore kundër personelit, të cilat kanë një histori të gjatë dhe të diskutueshme. Përdorimi i tyre është i ndaluar nga më shumë se 150 vende por veçanërisht jo nga SHBA dhe Rusia. 

Cilat janë minat tokësore kundër personelit?

Minat tokësore janë eksplozivë që fshihen në tokë dhe janë projektuar të shpërthejnë kur forcat armike kalojnë mbi ose pranë tyre. Disa janë ndërtuar për të shkatërruar automjete të blinduara (mina antitank) ndërsa të tjerat janë ndërtuar për të lënduar trupat e armikut (mina kundër personelit).

Ato mund të përdoren për një sërë qëllimesh duke përfshirë mbrojtjen e objekteve, përgatitjen e një prite, detyrimin e forcave armike të udhëtojnë në një rrugë të ngushtë ku mund të fokusohet fuqia e zjarrit dhe mbulimi i një tërheqjeje. Disa mina tokësore janë të kufizuara në kohë, kështu që ato nuk funksionojnë më pas një kohe të caktuar, por të tjerat mund të jenë të rrezikshme për dekada pas vendosjes.

Pse janë të diskutueshme?

Minat tokësore kundër personelit janë pa dallim duke lënduar si ushtarakët ashtu edhe civilët dhe mund të lënë viktima me lëndime të përjetshme. Shpesh ato janë krijuar për të gjymtuar, në vend që të vrasin, në mënyrë që të mposhtin burimet logjistike dhe mjekësore të armikut. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se minat kundër personelit lënë një trashëgimi të gjatë të vdekjes, lëndimit dhe vuajtjes.

Ai shton: "Ndotja nga minat e bën të pamundur përdorimin e sipërfaqeve të gjera të tokës, duke kompromentuar prodhimin e ushqimit dhe duke shkatërruar mjetet e jetesës. Ndikimi i minave kundër personelit tek komunitetet shpesh zgjat për dekada."

Sipas një zyrtari amerikan, minat kundër personelit që raportohet se sigurohen nga SHBA janë dhe bëhen inerte pas një periudhe të paracaktuar. Megjithatë, Kryqi i Kuq thotë se edhe këto mina ‘të zgjuara’ “rrezikojnë pa dallim civilët derisa janë aktivizuar”.

A janë të ligjshme?

Më shumë se 150 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, janë zotuar të ndalojnë përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e tyre nëpërmjet Konventës së Ndalimit të Minave Anti-Personel të vitit 1997.  Veçanërisht, megjithatë, disa fuqi të mëdha si SHBA, Rusia dhe Kina nuk janë nënshkruar në traktat. Ukraina është një nënshkruese, por ka treguar se mund të tërhiqet nga traktati për nevoja ushtarake.

A janë përdorur më parë minat tokësore në Ukrainë?

SHBA i ka siguruar Ukrainës mina antitank gjatë gjithë luftës, por shtimi i minave kundër personit është një ndryshim. Që nga viti 2022  viti i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia forcat e Putinit kanë përdorur të paktën 13 lloje minash kundër personit. Rusia nuk e nënshkroi kurrë konventën e vitit 1997 për minat kundër personit, por përdorimi i minave të tilla konsiderohet shkelje e detyrimeve të saj sipas ligjit ndërkombëtar. Një raport i vitit 2023 nga Fushata Ndërkombëtare për ndalimin e minave tokësore tha gjithashtu se forcat ukrainase mund të kenë përdorur mina tokësore kundër personelit në kundërshtim me konventën në dhe rreth qytetit të Izium gjatë vitit 2022, kur qyteti ishte nën kontrollin rus.

shba mina tokesore

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë