Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ambasada u mbyll të mërkurën dhe punonjësit e ambasadës u udhëzuan të qëndronin mbrenda në një vend të sigurt, një ditë pasi Ukraina përdori raketa amerikane për të goditur një objektiv brenda Rusisë, një zhvillim që Moska e ka cilësuar si një përshkallëzim të luftë.
SHBA- Shtetet e Bashkuara presin që ambasada e saj në Kiev t’i kthehet funksionimit normal të enjten pas mbylljes të mërkurën për arsye sigurie u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Ambasada u mbyll të mërkurën dhe punonjësit e ambasadës u udhëzuan të qëndronin mbrenda në një vend të sigurt, një ditë pasi Ukraina përdori raketa amerikane për të goditur një objektiv brenda Rusisë, një zhvillim që Moska e ka cilësuar si një përshkallëzim të luftë.
Krahas ambasadës amerikane u mbyllën sot edhe disa përfaqësi të tjera diplomatike perëndimore në Kiev.
Diplomatët amerikanë thanë se kishin marrë një paralajmërim për një sulm të mundshëm masiv ajror rus në kryeqytetin ukrainas.
Ky zhvillim vjen pasi zyrtarët rusë u zotuan për një përgjigje ndaj vendimit të Presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të godasë objektiva brenda territorit rus me raketa amerikane. Vendimi i Uashingtonit ka shkaktuar zemërimin e Kremlinit.
Ambasada amerikane tha se mbyllja dhe paralajmërimi për sulm u lëshuan në kontekstin e sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dronë ruse në Kiev ndërsa parashikoi një kthim të shpejtë tek operacionet e rregullta.
Ambasada italiane dhe ajo greke njoftuan se do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se ambasada e saj do të qëndrojë hapur.
Lufta, që shënoi 1000 ditë të martën prej fillimit të saj, ka marrë përmasa ndërkombëtare në rritje me dislokimin e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë në fushën e betejës.
Zyrtarët amerikanë thanë se ky zhvillim nxiti dhe ndryshimin në politikën e administratës së Presidentit Biden për armët me rreze të gjatë veprimi.
Si reagim Presidenti rus Vladimir Putin shpalli një doktrinë të re bërthamore, sipas së cilës Moska mund të reagojë me një përgjigje bërthanore edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë, nga çdo vend që mbështetet nga një fuqi bërthamore.
Ka gjasa që kjo të përfshijë edhe sulmet ukrainase të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.
Udhëheqësit perëndimorë e quajtën vendimin e Moskës një përpjekje për të penguar aleatët e Ukrainës që të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për Kievin.
Ndërkohë tregjet e aksioneve u tronditën pasi Ukraina përdori për herë të parë raketa amerikane me rreze më të gjatë veprimi (ATACMS) për të goditur një objektiv brenda Rusisë.
Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas thonë se Rusia po grumbullon raketa të fuqishme me rreze të gjatë veprimi, ndoshta në një përpjekje për të shkatërruar rrjetin elektrik ukrainas ndërsa afron dimri.
Ekspertë të Institutit për Studime Lufte me bazë në Uashington thanë se vendimi amerikan për përdorimin e ATACMS nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim domëthënës në fushën e betejës, por mund të ndihmojë në dobësimin e trupave ruse./ VOA
Foto ilustruese AUSTRALI- Ministri i Komunikimit i Australisë tha të mërkurën se qeveria nuk do t'i detyrojë përdoruesit e me...
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Qindra njerëz në Bjellorusi që kanë treguar solidaritet me Ukrainën janë arrestuar n&e...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas konfirmimit të SHBA-ve që Kievi të përd...
Joe BIden SHBA- Presidenti Joe Biden mbushi 82-vjeç të mërkurën, duke forcuar vendin e tij si presidenti më i vjetër i SHBA...
Matt Gaetz SHBA- Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve është mblidhur të mërkurën për të...
Donald Trump dhe Vladimir Putin RUSI- Rusia tha se është e gatshme të diskutojë një armëpushim të mundshëm në...
Matt Whitaker SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se emëroi ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker për postin e amba...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kë...
foto ilustruese DANIMARKË- Komanda e mbrojtjes e Danimarkës tha se është “e pranishme” në zonën afër anijes ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka rënë dakord t'i japë Ukrainës mina tokësore. Gjithashtu zyrtari amerikan...