LIVE UPDATES
Bota

Shefi i CIA-s: Putin ka dështuar në Ukrainë

Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se Putin e ka gabim.u

9 Shtator 2022, 19:28 Nga e.k
Shefi i CIA-s: Putin ka dështuar në Ukrainë
Vladimir Putin

RUSI- Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns thotë se ka gjasa që sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më domëthënëse dhe më të qëndrueshme të presidentit rus Vladimir Putin.

“Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështim”, tha zoti Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike që u mbajt në Uashington të enjten.

"Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh", tha zoti Burns. "Jo vetëm është ekspozuar dobësia e ushtrisë ruse, por si rezultat i kësaj do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat në Rusi".

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang. Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse "janë degraduar deri në pikën që do t'i duhen vite për t'u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte".

Zonja Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negociojë të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve.

Por presidenti rus duket se ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

"Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t'i japim fund", tha zoti Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostok-ut të mërkurën, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

"Në planin afatgjatë, do të ndihmojë në forcimin e vendit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit", shtoi ai.

Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se Putin e ka gabim.

"Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët", tha zoti Burns. "Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”, shtoi ai.

Marrë nga VOA

vladimir putin

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen