LIVE UPDATES
Bota

Shoqëria Historike Ruse hap një zyrë në Serbi, Aleksandar Vulin në krye të Këshillit të Përfaqësisë së saj

Organizata ruse udhëhiqet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse.

17 Qershor 2025, 15:34 Nga M.B
Shoqëria Historike Ruse hap një zyrë në Serbi, Aleksandar
Aleksandar Vulin

SERBIA- Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi se do të hapë një zyrë në Serbi dhe se në krye të Këshillit të Përfaqësisë do të jetë Aleksandar Vulin, ish-shef i shërbimit sekret të Serbisë. Organizata ruse udhëhiqet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse. Vulin dhe Naryshkin janë takuar disa herë pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Ky veprim është pasuar me vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian kundër zyrtarëve të Kremlinit, por Serbia - edhe pse kandidate për anëtarësim në BE - nuk u është bashkuar atyre sanksioneve. Ajo i ka vazhduar marrëdhëniet me Moskën - për të cilën gjë shpesh ka qenë përgjegjës edhe vetë Vullini. Në një seancë të Shoqërisë Historike Ruse, të mbajtur më 10 qershor - një video e së cilës u publikua në faqen e internetit të shoqatës - u votua për hapjen e degëve në shtatë rajone të Federatës Ruse, si dhe të një zyre përfaqësimi në Beograd.

Shtatë muaj më parë, më 13 dhjetor të vitit 2024, në faqen e internetit të Shoqërisë u publikua informacioni se në Serbi është hapur një zyrë përfaqësimi dhe se ajo drejtohej nga Nebojsha Kuzmanoviq, drejtor i Arkivit të Vojvodinës, që është një institucion shtetëror me seli në Novi Sad. Emri i Vulin, atëkohë, nuk është përmendur.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kuzmanoviç thotë se ai kryeson Shoqërinë Historike Serbe-Ruse, e cila është gjithashtu degë e Shoqërisë Historike Ruse. Ai thotë se anëtarë të kësaj zyre përfaqësuese janë historianë dhe arkivistë nga Serbia. Vulin, siç shpjegon Kuzmanoviq, do të drejtojë degën e dytë të Shoqërisë Historike Ruse në Serbi, dhe të dyja shoqatat do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

“Ne do të bashkëpunojmë me shoqatën e kryesuar nga z. Aleksandar Vullin. Ne kemi punuar në mënyrë autonome që nga dhjetori i vitit 2024. Meqenëse jemi vetëm shkencëtarë, besoj se me hyrjen e politikanëve, do të hapen mundësi për ta përmirësuar punën”, thotë Kuzmanoviç.

Radio Evropa e Lirë i dërgoi pyetje Shoqërisë Historike Ruse në lidhje me hapjen e zyrës së përfaqësimit në Serbi dhe emërimin e Vullinit në krye të saj, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Ngjashëm, pyetjeve të REL-it nuk iu përgjigj as Vullin. Shoqëria Historike Ruse është një organizatë që është themeluar nga institucione shtetërore ruse si Akademia e Shkencave e Rusisë, dhe media shtetërore si RIA Novosti dhe Interfax.

Ky institucion drejtohet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse. Naryshkin ka qenë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara që nga viti 2014 - si zyrtar i Qeverisë ruse - për “përfshirje në situatën në Ukrainë”. Ndër aktivitetet e Shoqërisë Historike Ruse, siç ka deklaruar Naryshkin në një intervistë për gazetën “Komsomolskaya Pravda” në maj të vitit 2023, është restaurimi i një muzeu në territorin e “Novorossiya”-s, që është term i përdorur nga Kremlini për territorin e Ukrainës të pushtuar nga Rusia.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, mbi 12.600 civilë janë vrarë dhe afro 30.000 janë plagosur, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara të publikuara në shkurt të këtij viti. Në këtë periudhë mbi trevjeçare, rreth 5.6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, për shkak të luftës.

“Është e domosdoshme të paraqiten edhe dëshmi materiale për natyrën kriminale të regjimit të Kievit, i cili gëzon mbështetje të madhe nga një varg regjimesh totalitare-liberale të Perëndimit”, ka thënë Naryshkin në atë intervistë.

Jellica Kurjak, ish-ambasadore e Serbisë në Moskë, thotë se nuk është e qartë se me çfarë do të merret Shoqata Historike Ruse në Serbi, por si tregues mund të shërbejë fakti që në krye të saj është Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse.

“Është e qartë se, përmes themelimit të kësaj shoqate, Rusia dëshiron të japë një mesazh se shërbimet e saj do të ndjekin nga afër se sa është e gatshme Serbia të lëvizë drejt Evropës”, thotë Kurjak.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse puna e Shoqërisë Historike Ruse do të jetë nën ndikim politik, Kuzmanoviq thotë se kjo nuk vjen në konsideratë.

“Ne do të merremi vetëm me shkencë dhe arkiv, jo me politikë. Arsye e bashkëpunimit tonë janë interesat e përbashkëta të historianëve dhe arkivistëve të vendeve tona për t’i zhvilluar lidhjet. Roli ynë është të gjejmë dokumente arkivore, mbi të cilat ndërtohen të vërtetat historike”, thotë Kuzmanoviç.

Ai shton se ideja është të botohen vepra të rëndësishme nga historianë rusë në serbisht, si dhe të përkthehen libra nga historianë serbë në rusisht. Shërbimi i Sigurisë, i kryesuar nga Naryshkin, lëshoi një deklaratë të ashpër në fund të majit, duke e akuzuar Serbinë se vazhdon ta furnizojë me municion Ukrainën, “pavarësisht neutralitetit të deklaruar zyrtarisht” në luftën ruso-ukrainase.

“Ky ishte një paralajmërim”, vlerëson Kurjak. Në këtë kontekst, ajo interpreton edhe njoftimin për themelimin e Shoqërisë Historike Ruse në Serbi.

“Serbia është nën presion të fortë nga Perëndimi, kryesisht në lidhje me luftën në Ukrainë. Mendoj se në këtë moment, krijimi i asaj shoqërie është një lloj përpjekjeje për t’i dërguar mesazh Serbisë, se edhe Rusia ka interesat e saj këtu dhe për të bërë të ditur se Kremlini do të vazhdojë ta zgjerojë ndikimin e tij”, beson Kurjak.

Serbia, në disa raste, e ka mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në Kombet e Bashkuara. Në Samitin Ukrainë-Ballkani Perëndimor, të mbajtur së voni, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të ofrojë ndihmë në rindërtimin e Ukrainës, pas luftës.

Por, në të njëjtën kohë, Beogradi zyrtar refuzon t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që i ka vazhduar lidhjet e ngushta me Rusinë, edhe pasi Kremlini ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më shumë se tre vjet më parë.

Vulin, i cili ka qenë zëvendëskryeministër i Serbisë deri në prill të këtij viti, ndërsa më herët ka udhëhequr Agjencinë e Sigurisë dhe Inteligjencës - BIA, ka udhëtuar rregullisht në Rusi dhe është takuar me zyrtarët atje. Disa herë është takuar edhe me Naryshkinin. Takimi i fundit zyrtar është zhvilluar në shkurt të vitit 2025.

Me atë rast, Vulin, siç është njoftuar përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, e ka informuar Naryshkinin se “është duke u zhvilluar një përpjekje për një revolucion me ngjyra dhe destabilizim të Republikës së Serbisë nga shërbimet perëndimore të inteligjencës”.

Naryshkin, në anën tjetër, ka shprehur kënaqësinë për takimin me Vullinin, të cilin e ka quajtur “mik të provuar të Rusisë”, dhe ka thënë se Rusia e mbështet stabilitetin në Ballkan dhe se populli serb mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Rusisë. Vulin dhe Naryshkin janë takuar në Moskë edhe në tetor të vitit 2024.

Atëkohë, Naryshkin ka vënë në pah “ndikimin e Vullinit në zhvillimin e marrëdhënieve mes shërbimeve serbe dhe ruse” gjatë kohës sa ka qenë ministër i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme dhe drejtor i BIA-s. Për këtë arsye, Kurjak thotë se nuk është e befasuar nga zgjedhja e Vullinit në krye të Këshillit të Përfaqësisë së Shoqërisë Historike Ruse në Serbi.

“Ai është një mik i provuar i establishmentit rus dhe njeriu i tyre i besuar”, thotë Kurjak për Radion Evropa e Lirë.

Konfirmim i këtij besimi janë edhe dekoratat që Vullinit i janë dhënë në Rusi. Në janar të vitit 2024, ai ka marrë dekoratë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe nga Shërbimi Federal i Sigurisë. Departamenti amerikan i Shtetit e ka vendosur atë në listën e sanksioneve në vitin 2023, për shkak të lidhjeve me Rusinë dhe korrupsionit të dyshuar, derisa ka qenë në krye të BIA-s.

Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post në nëntor të vitit 2023, pasi është përballur me presion nga Perëndimi. Vulin është emëruar zëvendëskryeministër i Serbisë në fillim të majit të vitit 2024 dhe është larguar nga kjo pozitë pas zgjedhjes së Qeverisë aktuale serbe, në prill të këtij viti. Vulin nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me aktivitetet që do t’i ndërmarrë Shoqëria Historike Ruse në Serbi dhe pse Serbia është zgjedhur si vendi nikoqir i degës së saj.

Përveç restaurimit të muzeve në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore, Shoqëria Historike Ruse boton shkrime dhe organizon konferenca historiografike. Në gusht të vitit 2023, në selinë e Shoqërisë Historike Ruse është organizuar një ekspozitë fotografike me titull “Krimet e Luftës së NATO-s në ish-Jugosllavi”. Në ekspozitë ka qenë edhe një fotografi e një bombe të NATO-s, mbi të cilën ishte shkruar mesazhi “Gëzuar Pashkët”.

Ajo është prezantuar si pjesë e armatimit të Aleancës gjatë bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999. Megjithatë, një hulumtim i Radios Evropa e Lirë ka zbuluar se fotografia e bombës është bërë në një bazë amerikane në Vietnamin jugor midis viteve 1967 dhe 1970 - shumë vite para sulmeve të NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999. Pas një kërkese të REL-it, fotografia është hequr nga ekspozita./ REL

aleksandar vulin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës