Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithatë, Hamasi, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera nuk do të mund të kishte asnjë rol në qeverisjen e atij vendi, tha ajo.
AUSTRALIA- Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, tha se vendi i saj mund ta njohë shtetësinë palestineze. Megjithatë, Hamasi, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera nuk do të mund të kishte asnjë rol në qeverisjen e atij vendi, tha ajo. Si opozita e Australisë, ashtu edhe Federata Zioniste e Australisë thonë se një veprim i tillë do të ishte i parakohshëm. Por, Kanbera, prej kohësh, thotë se njohja e shtetit palestinez mund të vijë vetëm si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete, e ndërmjetësuar bashkë me Izraelin.
Wong tha se zgjidhja me dy shtete, sipas së cilës izraelitët dhe palestinezët do të jetonin krah për krah në vende të ndara, është “shpresa e vetme për të thyer ciklin e pafund të dhunës”. Izraeli ka nisur një fushatë të ashpër të sulmeve në Gazë enklavë e banuar me palestinezë prej se Hamasi ka sulmuar territorin e tij në tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, thotë se mbi 33.000 banorë të Gazës janë vrarë prej se Izraeli ka nisur ofensivën. Pjesë të mëdha të territorit janë shkatërruar dhe shumë prej banorëve vuajnë nga uria. Rreth 140 vende e njohin shtetësinë palestineze, por shumë të tjera, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Australinë nuk e njohin. Kombet e Bashkuara do të diskutojnë këtë javë për t’i dhënë Palestinës - e cila aktualisht është “shtet vëzhgues”, anëtarësinë e plotë në këtë organizatë ndërkombëtare./ REL
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën se Izraeli nuk i ka njoftuar Sht...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron. SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe...
Margrethe Vestager BRUKSEL- Komisioni Evropian njoftoi të martën një hetim ndaj furnizuesve kinezë të turbinave të prod...
Foto ilustruese NEW YORK- Disa vende po punojnë në një projektrezolutë për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkomb&eu...
foto ilustruese GAZA- Ministria e Jashtme daneze njoftoi se po dërgon 15 milionë dollarë ndihmë humanitare në Rripin e Gaz...
Arben Taravari MAQEDONIA E VERIUT- Arben Taravari , kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni opozitar VLEN, thot&...
Foto ilustruese SPANJË– Katër turistë italianë u arrestuan, pasi dyshohet se kanë përdhunuar në grup nj&eu...
foto ilustruese GJERMANI- Nikaragua e ka paditur Gjermaninë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke e akuzuar...
foto ilustruese SPANJË- Dhoma e Ulët e Parlamentit të Spanjës votoi të martën për të filluar punën për nj...
Foto Ilustruese BULLGARI- Qeveria bullgare mori zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit që u mbajt në parlament. N&eu...