LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit Columbia

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtëpia e Bardhë po vëzhgonte me kujdes protestat në rritje në universitetet amerikane.

30 Prill 2024, 20:46 Nga E. D
Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave
foto ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në Gazë të martën, ndërsa studentët në Universitetin ‘Columbia’ morrën nën kontroll një ndërtesë, duke thënë se kjo është ‘qasje e gabuar’.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtëpia e Bardhë po vëzhgonte me kujdes protestat në rritje në universitetet amerikane.

“Presidenti beson se marrja me forcë e një ndërtese universitare është absolutisht një qasje e gabuar. Ky nuk është një shembull i protestave paqësore”, tha zoti Kirby gjatë një konference për shtypin.

Ndërsa presidenti ka autoritet gjithëpërfshirës për të aktivizuar Gardën Kombëtare, zoti Kirby tha se një veprim i tillë nuk po diskutohet momentalisht, megjithë zhvillimet e fundit në universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork, ku studentët hynë në sallën ‘Hamilton’, bllokuan dyert nga brenda dhe disa të tjerë bllokuan hyrjen nga jashtë.

Policia e qytetit të Nju Jorkut mbërriti përballë kësaj ndërtese, por tha se ata do të ndërhynin vetëm nëse kishte lëndime, raportoi gazeta ‘Columbia Spectator’.

“Nuk ka asnjë përpjekje për të aktivizuar Gardën Kombëtare në këtë kohë”, tha ai. Zoti Kirby shtoi se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë dëshmie se persona të jashtëm janë përfshirë në protestat në universitetet amerikane.

Ai nënvizoi mbështetjen e qeverisë për të drejtën e fjalës së lirë dhe të drejtën për të protestuar, por tha se ishte thelbësore të sigurohet që protestat të mbeten paqësore dhe të mos paraqesin kërcënim për studentët e tjerë.

Presidenti Joe Biden “dënon përdorimin e fjalës ‘intifada’, (kryengritje) ashtu siç ka dënuar fjalimet e tjera të rrezikshme të urrejtjes të shfaqura ditët e fundit”, tha në një deklaratë zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates.

“Marrja me forcë e ndërtesave nuk është paqësore - është e gabuar. Gjuha e urrejtjes dhe simbolet e urrejtjes nuk kanë vend në Amerikë”, tha zoti Bates në deklaratë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, i cili tashmë i ka bërë thirrje presidentes të universitetit “Columbia’, Nemat Shafik, të japë dorëheqjen, sot shkoi një hap më tej.

“Kjo nuk është protestë; ky është terrorizëm” shkroi ai në rrjetin social X mbi një video ku shiheshin studentët në universitetin ‘Columbia’ duke thyer xhamat dhe duke bllokuar hyrjen./VOA

shtëpia e bardhë

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë