LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara analizojnë pjesët e balonës së rrëzuar kineze

Kina ka pretenduar se ishte një mjet fluturues i dalë nga kontrolli që përdorej për studimin e motit dhe nuk përdorej për qëllime ushtarake, por Shtetet e Bashkuara thanë se ishte një balonë survejimi e sofistikuar.

7 Shkurt 2023, 13:06 Nga k.m.
Shtetet e Bashkuara analizojnë pjesët e balonës së
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se po vazhdojnë të mbledhin pjesët e balonës kineze të survejimit në lartësi të mëdha, që u godit dhe u rrëzua mbi Oqeanin Atlantik gjatë fundjavës. Pjesët kanë filluar tashmë të analizohen nga ekspertët e shërbimeve të zbulimit.

“Kanë marrë disa pjesë pranë sipërfaqes së detit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, por shtoi se “kushtet e motit nuk lejuan shumë hulumtim të sipërfaqes me mbetje”, të cilat gjendeshin për mbi 11 kilometra larg bregut të shtetit Karolina e Jugut.

Me urdhër të Presidentit Joe Biden, një avion luftarak amerikan rrëzoi balonën të shtunën pasi kishte përshkuar Shtetet e Bashkuara për mbi një javë, ndër të tjera edhe mbi objekte të rëndësishme ushtarake. Kina ka pretenduar se ishte një mjet fluturues i dalë nga kontrolli që përdorej për studimin e motit dhe nuk përdorej për qëllime ushtarake, por Shtetet e Bashkuara thanë se ishte një balonë survejimi e sofistikuar.

Kirby tha se ekipet e zhytësave amerikanë “do të kenë mundësinë gjatë ditëve në vijim që të arrijnë thellësitë dhe të shikojnë më mirë se çfarë ndodhet në fund të oqeanit; por, procesi sapo ka filluar”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndër mend t’ia kthejnë pjesët Kinës. Kirby tha se u morën masa gjatë udhëtimit tetëditor të balonës mbi territorin e Shteteve të Bashkuara dhe të një pjese perëndimore të Kanadasë, për të “neutralizuar” kapacitetet për të përgjuar Shtetet e Bashkuara, ndërkohë “që rritej dhe përmirësohej aftësia jonë për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe informacion nga balona”.

“Vazhdojmë të analizojmë informacionin që arritëm të marrim nga balona, përpara se ta rrëzonim nga qiejt, dhe tani do të mbledhim pjesët e saj nga të cilat kam përshtypjen që do të mësojmë edhe më shumë”, tha ai.

Kirby tha se një detaj është tashmë i ditur, se balona nuk lëvizi thjesht në varësi të erës nga Alaska, shteti më në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, përgjatë gjithë Shteteve të Bashkuara deri në bregun lindor, por se kishte mekanizma shtytës dhe drejtues që i jepnin një nivel kontrolli, edhe kur shtyhej nga rrymat në lartësitë e mëdha.

Është e vërtetë që kjo balonë ka aftësinë të manovrojë – të shtojë shpejtësinë, të ngadalësohet dhe të marrë kthesa. Pra, kishte mekanizëm shtytjeje dhe një timon, nëse mund ta quajmë kështu, që i mundësonte ndryshimin e drejtimit”, tha ai.

“Por, vektori më i rëndësishëm i navigimit ishin vetë rrymat e ajrit në lartësi” mbi 18 mijë metra nga toka.

Kina tha të hënën se vendimi i Shteteve të Bashkuara për rrëzuar balonën ishte një test i “sinqeritetit (të Uashingtonit) për të përmirësuar dhe stabilizuar marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe të mënyrës se si vepron gjatë krizave”.

Zyrtarët e administratës së Presidentit Biden e quajtën episodin “një shkelje e papranueshme e sovranitetit tonë” nga Kina.

Pekini e mohon këtë gjë, duke këmbëngulur se ishte një mjet shkencor civil që ishte zhvendosur gabimisht drejt hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara. Në vazhdim, zyrtarët amerikanë të mbrojtjes njoftuan se Kina pati dërguar tre herë balona mbi territorin e Shteteve të Bashkuara gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump dhe një herë më parë gjatë gjatë mandatit të Biden në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse jo për një periudhë kaq të zgjatur sa balona e javës së kaluar. Ish-Presidenti Trump mohoi që kjo të ketë ndodhur gjatë presidencës së tij, duke e quajtur “një dezinformim fals”.

Në një deklaratë të qarkulluar të dielën, Zëvendës Ministri i Jashtëm kinez Xie Feng bëri një protestë zyrtare ndaj rrëzimit të balonës, duke e përshkruar si një reagim i tepruar dhe një “shkelje serioze e praktikave ndërkombëtare”.

Xie u zotua se Kina “do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime” të kompanisë private që përdor balonën.

Zbulimi i kësaj balone shtyu Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken që të anullonte një vizitë të shumëpritur në Pekin, që synonte përmirësimin e marrëdhënieve mes dy gjigantëve ekonomikë, marrëdhënie të cilat janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning u tha gazetarëve të hënën se Pekini shpreson që Uashingtoni “do të bashkëpunojë me Kinën për të trajtuar në mënyrën e duhur dallimet tona, me qëllim shmangien e gabimeve apo të dëmtimit të besimit tonë të ndërsjelltë”./Monitor

balona kineze shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë