LIVE UPDATES
Bota

Si e ndihmoi kriptovaluta financimin e Hamasit?

2000 raketa në Izrael nga brenda Rripit të Gazës. Si i mblodhi Hamasi të ardhurat për një sulm kaq të sofistikuar kundër një prej ushtrive më të përgatitura në botë? Sipas analistëve, një rol shumë të rëndësishëm luajtën kriptovalutat.

26 Tetor 2023, 08:29 Nga a.l
Si e ndihmoi kriptovaluta financimin e Hamasit?
Foto ilustruese

GAZA- Izraeli është një nga nëntë fuqitë bërthamore globale dhe krenohet me një nga sistemet më të avancuara dhe të ndërlidhura të mbrojtjes ajrore në botë. "Iron Dome" i Izraelit ka qenë mjaft i suksesshëm për vite me radhë në zmbrapsjen e sulmeve ajrore të Hamasit. Por më 7 tetor, Hamasi - një grup militant islamik dhe autoritet qeverisës de fakto në Rripin e Gazës që është klasifikuar si një organizatë terroriste nga BE, SHBA, Gjermania dhe qeveri të tjera - arriti t'i anashkalonte këto sisteme, duke lëshuar mbi

2000 raketa në Izrael nga brenda Rripit të Gazës. Si i mblodhi Hamasi të ardhurat për një sulm kaq të sofistikuar kundër një prej ushtrive më të përgatitura në botë? Sipas analistëve, një rol shumë të rëndësishëm luajtën kriptovalutat.

Financime disamilionëshe me kriptovaluta

Hamasi është shpallur organizatë terroriste, e për rrjedhojë përballet me sanksione dhe përjashtohet nga sistemi bankar ndërkombëtar. Por hulumtimet tregojnë se Hamasi ka marrë një sasi të konsiderueshme fondesh në formën e kriptovalutave: 41 milionë dollarë (39 milionë euro) midis gushtit 2021 dhe qershorit 2023, siç bën të ditur kompania kriptoanalitike BitOK, me qendër në Tel Aviv. Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ), militantët e të cilit iu bashkuan Hamasit në kryerjen e sulmit, ka marrë donacione të tjera në kriptovaluta në shumën prej rreth 93 milionë dollarësh, sipas Institutit të hulumtimit të kriptovalutave, Elliptic.

Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, kanë marrë gjithashtu miliona dollarë transferta në kriptovaluta, sipas një analize të Elliptic. Këto transferta janë bërë me bitcoin dhe kripto-valuta të tjera, ndër to edhe dogecoin, një kriptovalutë e nxjerrë nga Elon Musk, e cila fillimisht u shpik si një shaka. Disa nga këto grupe janë aktive edhe në të ashtuquajturat miniera të kriptovalutave, thotë Elliptic, gjë që u lejon atyre të fitojnë më shumë para nga mirëmbajtja e rrjeteve të kriptomonedhave. 

Edhe pse pati kaq kufizime, revista amerikane Forbes, në vitin 2014 e shpalli Hamasin një nga grupet terroriste më të pasura në botë. Në ato vite xhiroja vjetore e organizatës përllogaritej me rreth 1 miliardë dollarë. Në maj 2023 Ministria e Financave e SHBA-ve do ta përllogariste xhiron vjetore të organizatës me së paku 500 miliionë dollarë. Pjesa më e madhe e financimit të Hamasit vjen nga emigrantët ose donatorë privatë nga Rajoni i Gjirit Persik.

Irani konsiderohet si një nga mbështetësit më të spikatur financiarë të Hamasit. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, fuqia e Lindjes së Mesme i furnizon Hamasin dhe grupet e tjera terroriste palestineze me rreth 100 milionë dollarë në vit. Edhe Katari dhe Turqia e mbështesin financiarisht Hamasin.​​

Kriptovalutat ua kanë bërë më të lehtë mbështetësve të Hamasit që të anashkalojnë sanksionet. Që nga viti 2019, Brigadat al-Qassam bëjnë thirrje për mbështetje në kanalet e tyre të mediave sociale Telegram që të dërgonin bitcoin. “Realiteti i xhihadit është mundi dhe energjia, por paratë janë shtylla kurrizore e luftës”, shkroi Hamasi në një postim, duke bashkangjitur një adresë portofoli virtual (Wallet), ku brenda vitit u mblodhën rreth 30,000 dollarë në bitcoin.

Në fokus të autoriteteve izraelite
Megjithatë, në prill 2023, grupi tha se do të ndalonte mbledhjen e fondeve me bitcoin, për shkak të një “dyfishimi të përpjekjeve të armikut kundër kujtdo që përpiqet të mbështesë qëndresën përmes kësaj monedhe”, shkroi Hamas në një mesazh në Telegram. Kriptomonedhat nuk janë burimi kryesor i i financimit të Hamas-it, por ka një fokus në rritje në ndërprerjen e këtij kanali ndaj Hamasit.

Pas sulmit të 7 tetorit 2023, Hamas bëri sërish thirrje për donacione me kritpo valuta, por autoritetet izraelite njoftuan se kishin ngrirë disa llogari të kriptomonedhave të lidhura me Hamasin. Njësia Kibernetike e Policisë dhe Ministria e Mbrojtjes morën menjëherë masa për të lokalizuar dhe ngrirë këto llogari: me ndihmën e Binance-it ato i kaluan fondet në thesarin e shtetit”, thuhet në një deklaratë të policisë. 

Binance është tregu më i madh virtual i kriptomonedhave në botë.

Ai bashkëpunon me autoritetet izraelite, por ndodhet vetë nën vëzhgim për rolin indirekt, por domethënës që ka luajtur në financimin e terrorizmit. Në vitet e fundit, autoritetet janë përpjekur të kapin kriptovalutat e mbajtura në dhjetëra llogari të Binance të lidhura me Hamasin, bën të ditur gazeta amerikane Wall Street Journal. Edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë po e heton tregun e kriptovalutave për mosparandalimin e pastrimit të parave.

Hetimi i Binance nxjerr në pah aktivitetet kriminaleKomunikimet e brendshme në Binance të zbuluara në procedurat gjyqësore tregojnë se edhe pse Binance mund të mos lejojë zyrtarisht klientë kriminelë, ajo është në dijeni dhe e toleron këtë bazë klientësh. Në një shkëmbim të brendshëm, ish-shefi i pajtueshmërisë Samuel Lim shkroi se terroristët zakonisht dërgojnë shuma të vogla, pasi shumat e mëdha konsiderohen si pastrim parash. "Nuk mund të blesh një AK 47 [pushkë sulmi] për 600 dollarë," përgjigjet një koleg. Deutsche Welle (DW) e pyeti Binance për këtë komunikim, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. 

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se kriptovalutat përbëjnë 20% të financimit të terrorit në botë. Sekuestrimi i fundit i llogarive të Hamasit ka hapur sërish debatin për kontrollin e kriptomonedhave. Kritikët thonë se kriptomonedhat janë mjeti më i përsosur i financimit për kriminelët, sepse pagesat mund të jenë të vështira për t'u gjurmuar dhe mund të shmangin rregulloret financiare./ DW

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Bota 26 Tetor 2023, 08:28 a.l

Samiti i BE-së në kohë pasigurie

Samiti "Takimi ynë zhvillohet në një kohë të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë së madhe globale, që s...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion