LIVE UPDATES
Bota

Si e nxiti frika nga pushtimi sovjetik ndërtimin e "rrugës më të mirë në botë"

Në javët pas pushtimit të Çekosllovakisë, Ceausescu u përball me skenarë se si mund të shpalosej një sulm nëse planifikuesit e luftës nga Kremlini do të kishin një sy ndëshkues ndaj vendit të tij.Çdo pushtim tokësor sovjetik mund të vinte nga veriu, ku kufiri i BRSS-së gjarpëronte rreth Rumanisë. Ceausescu vendosi se ishte e domosdoshme të pritej një rrugë drejtpërsëdrejti përmes maleve Fagaras, të cilat ndajnë jugun e populluar të Rumanisë nga Transilvania rurale.

23 Shtator 2024, 14:34 Nga N.F
Si e nxiti frika nga pushtimi sovjetik ndërtimin e "rrugës
Foto ilustruese

PRAGA- Disa orë pasi tanket sovjetike u futën në Çekosllovaki në gusht të vitit 1968, diktatori komunist i Rumanisë, Nicolae Ceausescu, shpalli pushtimin para një turme prej mijëra njerëzish në Bukureshtin qendror. Shkatërrimi i Pranverës së Pragës, deklaroi ai, "përbënte një rrezik serioz për paqen në Evropë dhe për perspektivat e socializmit botëror". Sfidimi i Kremlinit u pa si një demonstrim i guximshëm i pavarësisë së Rumanisë. Ishte gjithashtu gjë e rrezikshme.

Në javët pas pushtimit të Çekosllovakisë, Ceausescu u përball me skenarë se si mund të shpalosej një sulm nëse planifikuesit e luftës nga Kremlini do të kishin një sy ndëshkues ndaj vendit të tij.Çdo pushtim tokësor sovjetik mund të vinte nga veriu, ku kufiri i BRSS-së gjarpëronte rreth Rumanisë. Ceausescu vendosi se ishte e domosdoshme të pritej një rrugë drejtpërsëdrejti përmes maleve Fagaras, të cilat ndajnë jugun e populluar të Rumanisë nga Transilvania rurale.

Një rrugë e tillë, u llogarit se do të mundësonte një divizion të blinduar prej rreth 2.000 automjetesh që të vendoseshin në veri në rajonin e Transilvanisë së rrethuar nga malet brenda 24 orëve pas një sulmi sovjetik. Lindi ideja për rrugën Transfagarasan. Koloneli i pensionuar i ushtrisë rumune, Ion Bratu, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se "shkas" për ndërtimin e rrugës Transfagarasan, u bë pushtimi i Çekosllovakisë. Bratu tani është 76 vjeç dhe e kujton mirë kohën e tij duke komanduar një ekip prej 175 ushtarësh që punonin fort në malet e Fagaras 50 vjet më parë.

Ndërtimi i rrugës ishte një detyrë monumentale. Malet Fagaras janë vargmali më i lartë në Karpatet Jugore të Rumanisë, majat e të cilave ngrihen më shumë se 2500 metra mbi ultësirat.

“Ishte shumë e vështirë”, rikujton Bratu: “Armiku më i madh ishte i ftohti dhe ndryshimet e menjëhershme të motit”.

Në ballë të vështirësive fizike ishin "kafshët e egra, veçanërisht arinjtë dhe ujqërit", thotë ai. Për më tepër, shumë ushtarë të rinj luftuan me periudha të gjata në shkretëtirën alpine larg njerëzve të dashur. “Të dielave shihja gratë apo të dashurat e djemve që shkonin për t'i parë. Ata përqafoheshin, putheshin dhe qanin së bashku”, thotë Bratu. Paga, megjithatë, ishte e majme.

"Të gjithë ata që punuan në Transfagarasan -- nga ushtarët deri te gjeneralët, nga teknikët deri te studiuesit -- u kompensuan mirë", thotë Bratu. Disa punëtorë fitonin pesëfishin e pagës mesatare të vendit në atë kohë.

Detyra për të ndërtuar rrugën iu takonte kryesisht ushtarëve të rinj, ndërsa minatorët u futën për të shpërthyer tunele nëpër male. Numri i rasteve të vdekjeve gjatë realizimit të projektit në periudhën nga viti 1970 deri më 1974, ende nuk dihet. Të dhënat zyrtare thonë se vdiqën 40 punëtorë, të tjerë besojnë se numri ishte shumë më i lartë. Në një incident të vetëm në korrik të vitit 1970, shtatë ushtarë u vranë nga rrëshqitja e gurëve dhe rrëketë e shiut derisa po strehoheshin nga një stuhi verore.

Terreni i ashpër dhe urgjenca e punës u kapën në një histori të treguar nga një ish-ushtar, i cili përshkroi se kishte parë një buldozer të shtypur "si një mizë" nën një shkëmb që u rrëzua nga mali dhe ra mbi automjet.

Në kohën kur shkëmbi u hoq nga rruga me eksploziv, mbetjet e rrafshuara të buldozerit ishin zhytur aq shumë nën nivelin e rrugës sa punëtorët thjesht mbushën vrimën me buldozerin brenda dhe e rrafshuan.

"Automjeti i varrosur mbetet atje edhe sot e kësaj dite, e padukshme nën sipërfaqen e rrugës", thotë ushtari i pensionuar.

Kur Ceausescu vizitoi rrugën gjatë ndërtimit të saj më 1971, ai urdhëroi që ajo të përmirësohej nga një rrugë me zhavorr, në një rrugë të mbyllur me dy korsi për të inkurajuar zhvillimin e turizmit në male.

"Ky lloj vendimi ishte tipik për Ceausescun", i tha gazetarja Lavinia Betea një ekipi rumun që merreshin me dokumentarë më 2015. "Gjatë vizitave në kantieret e punës, ose përpara modeleve të bëra nga projektuesit për projektet e ardhshme, ai imponoi ndryshime të mëdha dhe i la specialistët të gjejnë një mënyrë për të realizuar atë që ai kishte sugjeruar”.

Rruga u hap zyrtarisht më 20 shtator 1974, megjithëse ndërtimi i mëtejshëm vazhdoi edhe për disa vite të tjera. Lartësia e rrugës që prek retë, do të thotë se ajo është e mbyllur nga vjeshta deri në fillim të verës, porse ka tërhequr turistë të shumtë gjatë muajve të ngrohtë.

Popullariteti i saj u rrit edhe nga një paraqitje dramatike televizive e vitit 2009. Në nëntor të atij viti, 6.7 milionë shikues britanikë zunë vend para ekraneve për ta parë një skenë të emisionit automobilistik "Top Gear", në të cilën prezantuesit ngasin tri supervetura përgjatë rrugës Transfagarasan. Në kulmin e skenës, drejtuesi kryesor i emisionit, Jeremy Clarkson, deklaroi:

"Kjo është rruga më e mirë në botë".

Për ushtarët dhe punëtorët që ndërtuan rrugën, një gazetar ushtarak tha:

"Ata punuan dhe sakrifikuan me vetëmohim të vërtetë. Ata ishin entuziastë për këtë projekt, jo për komunizmin apo Ceausescun, por sepse e kuptuan rëndësinë e saj, pjesë e së cilës ishin". 

Për Bratunë, ato vite pune rraskapitëse në male duket se mbeten një kujtim i dashur. Ndërtimi i Transfagaranit ishte "një aventurë, një përvojë jete", tha ai duke shtuar se "rinia dhe entuziazmi kapërcejnë çdo lloj vështirësie"./ REL

pushtimi sovjetik rumani

Sondazh

Poll
Bota 23 Shtator 2024, 12:17 N.F

Analiza e REL: Alarmi taktik i Kurtit

Kurti KOSOVË- Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët....

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë