5 Tetor 2023, 12:20
Nga r.ll
alban rashiti
KOSOVË- Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë, gjenerali Sefer Isufi, ka publikuar sot një fotografi me policin Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur në sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Isufi shkruan një postim në Facebook se Rashiti bashkë me Afrimin dhe shokët e tjerë, shkroi faqen e re të historisë kombëtare. Nga fotoja e postuar polici duket në gjendje të mirë shëndetësore.
POSTIMI I PLOTË:
Miq,
Ky është kusheriri dhe Heroi im, Komando i Atdheut Alban Rashiti, i cili me trupin e tij u bë Shkëmb që nuk kalohet nga bishat terroriste të Serbisë që deshën t'a gllabrojnë edhe njëherë Tokën dhe Republikën tonë të shenjtë.
I plagosur rëndë luftoi deri në fund kundër terroristëve, qëndroi i palëkundur në betejën vendimtare për të marrë hakun e Heroit Afrim Bunjakut dhe nuk lejoi që trupi i tij të bie në kthetrat e armikut.
Krenar me ty Alban që me gjakun, luftën e heroizmin tënd, bashkë me Afrimin e shokë tjerë, shkrove faqen e re të historisë kombëtare.
Sikur paraardhësit e tu të Seferit Heroik më në krye Heroin Idriz Seferi, e ringjalle përsëri amanetin e tyre bashkë me lavdinë e Skifterit e Kastriotit dëshmorë!
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
alban rashiti sefer isufi
Bota
5 Tetor 2023, 10:45
a.l
Chang Ho-Jin
KOREJA E JUGUT- Koreja dhe Japonia do të mbajnë bisedime zëvendësministrore në Seul më vonë k&eu...
Bota
5 Tetor 2023, 10:32
a.l
Annalena Baerbock
TIRANË- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pritet të nisë sot nga Tirana vizitën e saj në Ballkan m...
Bota
5 Tetor 2023, 10:16
a.l
Rusi
RUSI- Rusia do të fillojë ndërtimin e një baze detare këtë vit në rajonin separatist të Gjeorgjisë në...
Bota
5 Tetor 2023, 09:46
a.l
Liderët
KOSOVË- Në Granada të Spanjës, 47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidh...
Bota
5 Tetor 2023, 09:16
a.l
Tajfuni Koinu
TAJVANI- Tajfuni Koinu po zhvendooset drejt Tajvanit jugor të mërkurën (10 tetor), duke sjellë me vete er&eum...
Bota
5 Tetor 2023, 09:18
r.ll
alicia kearns
BRITANI- Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar sërish për tensionet në Kosovë dhe sulmin terrorist që ...
Bota
5 Tetor 2023, 09:11
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar.
Komanda ...
Bota
5 Tetor 2023, 09:07
a.l
Zjarr në Spanjë
SPANJË- Një zjarr që shpërtheu në ishullin e pushimeve të Spanjës, Tenerife, mes temperaturave...
Bota
5 Tetor 2023, 09:05
A.B
Hapet rruga për bisedime të mëtejshme
Bisedimet për pjesë të caktuara të reformës ndërkohë janë blloku...
Bota
5 Tetor 2023, 08:36
r.ll
foto nga vendngjarja
ITALI- Një rresht makinash luksoze që rrinë në radhë pas një kamperi, dhe më pas parakalojnë j...