18 Qershor 2023, 10:33
Nga I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Spanja do ta marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku i vitit 2023. Gjashtë mujori i dytë i këtij viti, pritet të jetë sfidues për rrugën euro-integruese të Kosovës. Mosnjohja e Spanjës dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku janë përmendur edhe vendosja e një sërë masash nga BE-ja, mund të stopojnë procesin integrues të Kosovës. Megjithatë, në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk presin që qasja e BE-së ndaj Kosovës të ndryshojë në presidencën e Spanjës.
Deputetja e LVV-së, njëherësh anëtare e Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, Fitore Pacolli thotë për KosovaPress se Spanja duhet të ketë qasje të drejt ndaj Kosovës, pavarësisht se nuk e njeh pavarësinë e saj. Skeptike për avancimin e Kosovës në presidencën spanjolle është kryetarja e Komisionit për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi. Deputetja e LDK-së shprehet për KosovaPress se Spanja ka qasje agresive ndaj Kosovës, andaj nga ajo mund të pritet gjithçka, sidomos në polarizimin e tanishëm mes Kosovës dhe BE-së.
Në anën tjetër, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri deklaron se Spanja do të vazhdojë të ketë qëndrim hezitues ndaj Kosovës edhe gjatë udhëheqjes së presidencës së Këshillit të BE-së. Mirëpo, ai shton se nuk mund të ketë ndonjë ndryshim të madh të kursit të BE-së ndaj Kosovës gjatë presidencës së saj.
Presidencën e Këshillit të BE-së aktualisht e ka Suedia, kurse prej 1 korrikut deri më 31 dhjetor, do ta ketë Spanja. Kosova në dhjetor të vitit 2022 ka dorëzuar aplikacionin në presidencën çeke për marrjen e statusit si vend kandidat për anëtarësim në BE, mirëpo i njëjti ende nuk është shqyrtuar. Për shkak të mosplotësimit të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për depërshkallzimin e situatës në veri, Bashkimin Evropian ka paralajmëruar se do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
dorajet imeri fitore pacolli rrezarta krasniqi
Bota
18 Qershor 2023, 10:25
f.i
diga në Ukrainë
UKRAINË- Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 31 janë të zhdukur nga përmbytjet nga shemb...
Bota
18 Qershor 2023, 10:18
I.A
KFOR
SHBA- NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri t&eu...
Bota
18 Qershor 2023, 09:37
I.A
Policia
KOSOVË- Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar pretendimet se ka rrahur dy persona gjatë një ndalimi në rrugë...
Bota
18 Qershor 2023, 09:30
I.A
Ura
SHBA- Gazeta amerikane New York Times fajëson Rusinë për shkatërrimin e digës së madhe Kakh...
Bota
18 Qershor 2023, 09:17
I.A
Alicia Kearns
ANGLI- Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Ajo në një...
Bota
18 Qershor 2023, 09:12
I.A
Flamingo
SPANJË- Një thatësirë e zgjatur në ligatinat e njohura jugore të Spanjës i ka detyruar flamingot të &cce...
Bota
18 Qershor 2023, 09:05
I.A
Ushtare
RUSI- “Ministria e Mbrojtjes ka një departament për rehabilitimin psikologjik, por nuk po bëhet asnjë punë reale p&e...
Bota
18 Qershor 2023, 08:47
I.A
AI
BRUKSEL- Parlamenti Evropian, miratoi disa dite me pare ligjin për inteligjencën artificiale, i cili vendos kufizime mbi mënyrën se ...
Bota
18 Qershor 2023, 08:30
I.A
Protesta
SERBI- Në Beograd më 17 qershor është mbajtur protesta e shtatë me moton “Serbia kundër dhunës”. Gj...
Bota
18 Qershor 2023, 08:16
I.A
Xi Jinping dhe Joe Biden
KINË- Vizita e parë e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Kinë të dielën vjen gati...