11 Shtator 2025, 20:06
Nga E. D
Millorad Dodik
SLLOVENI- Qeveria e Sllovenisë ia ka ndaluar hyrjen Millorad Dodikut. Arsyeja nuk është bërë e ditur, por është thënë se bëhet fjalë për një “sekret”. Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së ekzekutivit zëvendëskryeministri i Sllovenisë, Matej Arqon.
Dodik, në fillim të gushtit, u dënua me vendim të formës së prerë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt.
Pas shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska. Që nga prilli, Dodikut i është ndaluar hyrja në Austri dhe Gjermani për shkak të veprimeve secesioniste dhe minimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.
Procedurat për ndalim të hyrjes në shtet i kanë nisur edhe Polonia dhe Estonia. Në mesin e korrikut, edhe deputetët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut përmes raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Bosnjës, për shkak të “retorikës përçarëse dhe politikës secesioniste”.
Bashkimi Evropian deri më tani, për shkak të kundërshtimit të liderit hungarez Viktor Orban, nuk ka arritur të harmonizohet rreth sanksioneve ndaj Dodikut. Dodik, bashkë me disa zyrtarë të tjerë nga Republika Sërpska, që nga viti i kaluar gjendet në “listën e zezë” amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit dhe cenimit të integritetit të Bosnjës.
Sanksionet u vendosën pasi Parlamenti i Republikës Sërpska miratoi ligje me të cilat hidhen poshtë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë. Po ashtu, që nga prilli i vitit 2022 Dodik gjendet në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.
Dodik, anëtarë të familjes së tij dhe disa kompani të lidhura me ta prej kohësh gjenden në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Shteteve të Bashkuara. Përmes këtyre sanksioneve ndalohen transaksionet financiare me Dodikun dhe me të sanksionuarit e tjerë./REL
millorad dodik
Bota
11 Shtator 2025, 19:54
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nënshkroi të enjten një marrëveshje për të...
Bota
11 Shtator 2025, 19:37
E. D
Nadine Menendez
SHBA- Nadine Menendez u dënua për ryshfet gjatë gjyqit të saj, ku u zbuluan dhurata të pranuara prej saj, që ...
Bota
11 Shtator 2025, 19:31
E. D
foto ilustruese
SHBA- Gjashtë vende të NATO-s kufizohen me Rusinë. Ato raportojnë shqetësime pothuajse &ccedi...
Bota
11 Shtator 2025, 18:55
E. D
Ljupço Bojçevski
MAQEDONI- Ljupço Bojçevski, 37 vjeç nga Shkupi, është i vetmi i burgosur n&eu...
Bota
11 Shtator 2025, 18:26
E. D
SHBA- FBI ka publikuar ka publikuar një fotografi të një personi që dyshohet se është i përfshirë në ngjarje...
Bota
11 Shtator 2025, 17:50
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ishte i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 24-vjetorit të sulmeve ...
Bota
11 Shtator 2025, 17:37
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e ...
Bota
11 Shtator 2025, 17:08
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka hedhur poshtë një propozim për një minutë...
Bota
11 Shtator 2025, 16:26
E. D
Ihar Losik
BJELLORUSI- Gazetari i Radios Evropa e Lirë (REL), Ihar Losik, është liruar nga burgu, pasi ka kaluar më shumë se pes&e...
Bota
11 Shtator 2025, 10:15
I.A
Vendi ku ra droni
POLONI- Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë kufijve të saj lindorë me Bjellorusinë dhe ...