LIVE UPDATES
Bota

I rekrutuar përmes Telegram-it/ Dëshmia e një maqedonasi që luftoi në Ukrainë

U dënua me katër vjet burgim, ndërsa në vendimin e Gjykatës Penale të Maqedonisë së Veriut thuhet se është penduar për veprën.

11 Shtator 2025, 18:55 Nga E. D

 

I rekrutuar përmes Telegram-it/ Dëshmia e një maqedonasi që
Ljupço Bojçevski

 

MAQEDONI- Ljupço Bojçevski, 37 vjeç nga Shkupi, është i vetmi i burgosur në Maqedoninë e Veriut, i dënuar për “pjesëmarrje në ushtri të huaj”. Ai luftoi në anën ruse në luftën në Ukrainë. U dënua me katër vjet burgim, ndërsa në vendimin e Gjykatës Penale të Maqedonisë së Veriut thuhet se është penduar për veprën.

Ligji maqedonas që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve në ushtri të huaja, u miratua në vitin 2014, për të parandaluar shkuarjen e tyre në konfliktet në Lindjen e Mesme. Deri më tani janë dënuar vetëm persona që i janë bashkuar grupit militant, Shteti Islamik (ISIS).

Bojçevski është personi i parë në Maqedoninë e Veriut që dënohet për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë, e cila nisi me pushtimin e saj nga Rusia, në shkurt të vitit 2022. Me gjithë kërkesën e Radios Evropa e Lirë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk dhanë të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që kanë marrë pjesë ose vazhdojnë të marrin pjesë në luftën në Ukrainë. Por, REL-i arriti të siguronte informacione edhe për një rast tjetër të konfirmuar, i cili ka përfunduar me dënim me kusht dhe jo burg.

Institucionet mohojnë se ka pasur rekrutime të organizuara nga Maqedonia e Veriut, duke thënë se bëhet fjalë për raste individuale, që kanë shkuar me ndihmë nga jashtë, përmes internetit. Që nga fillimi i konfliktit, Shkupi e ka cilësuar sulmin rus si shkelje të sovranitetit të Ukrainës dhe u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës.

Rruga drejt Mariupolit

Bojçevski u dënua më 13 maj të vitit 2025 për pjesëmarrje në luftë të huaj, pasi u rekrutua përmes një grupi të mbyllur rus në aplikacionin Telegram. Në gjyq, ai e pranoi fajin dhe shprehu pendesë për veprën. Bojçevski rrëfen për Radion Evropa e Lirë se kishte ndjekur prej kohësh zhvillimet në Ukrainë përmes kanaleve online dhe se kishte aplikuar të shkonte atje qysh në vitin 2021.

Dy vjet më vonë, një rekrutues rus i ofroi mundësinë që të bashkohej si ushtar. Udhëtimin e bëri nga Shkupi në Beograd, pastaj në Stamboll e Moskë. Sipas dosjes gjyqësore, më 18 shtator të vitit 2023 kishte dalë nga Maqedonia e Veriut dhe pesë ditë më vonë kishte nënshkruar kontratë për shërbim ushtarak.

Ai tregon se gjithë organizimin - biletat, hotelin dhe transferimin në Mariupol - e kishte bërë rekrutuesi i njohur si “Musa”, të cilin e përshkruan si pjesëtar të Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB). Bojçevski thotë se “Musa” ia kaloi pa dokumente shumë pika kontrolli deri në Mariupol. REL-i, megjithatë, nuk arriti t’i verifikonte këto pretendime. Në dosjen e tij gjyqësore figuron edhe viza elektronike ruse e vitit 2023, që i kishte mundësuar të hynte në territorin e Rusisë.

Bojçevski nuk ishte vetëm

Bojçevski nuk shkoi i vetëm në luftë. Me të ishte edhe shoku i tij nga Shkupi, Toni Shegmanovski. Në dosjen gjyqësore u përdorën 57 fotografi si prova, të nxjerra nga telefoni i Bojçevskit. Njëra tregon Shegmanovskin të plagosur, derisa mbi të qëndrojnë dy persona me maska. Bojçevski thotë për REL-in se njëri prej tyre ishte ai vetë.

Shegmanovski vdiq pa u përballur me drejtësinë. Ai nuk e humbi jetën në front, por u gjet i vdekur pas kthimit, në një shtëpi të braktisur në Lagjen Aerodrom të Shkupit. Ngjarja u regjistrua në buletinin policor më 10 janar të vitit 2024. Sipas Prokurorisë maqedonase, nuk bëhet fjalë për vdekje të dhunshme, porse detajet e obduksionit nuk janë bërë publike.

Pas kësaj “vdekjeje misterioze”, në pajisjet personale dhe telefonin e Shegmanovskit u gjetën të dhëna që lidheshin edhe me Bojçevskin - çfarë nxiti fillimin e hetimeve kundër tij.

Trajnim i përshpejtuar dhe menjëherë në front

Dëshmi kyç ishte kontrata që u gjet gjatë bastisjes në shtëpinë e Bojçevskit, e lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme të së vetëshpallurës “Republikë Popullore e Donjeckut”. Kontrata parashihte shërbim ushtarak njëvjeçar, duke nisur më 23 shtator, 2023, me një periudhë prove prej tre muajsh.

Sipas saj, Bojçevski duhej të trajnohej si ndihmës i qitësit. Ai luftoi në anën ruse për, siç thotë, bindjet e tij personale, “për popullin vëlla”. Bojçevski thotë se do të merrte 3.000 euro në muaj, edhe pse kontrata nuk përmend shifra specifike.

“Kam ndjekur një trajnim të përshpejtuar dhe menjëherë na dërguan në front”, thotë ai.

Aplikoi për Wagner, përfundoi në Kaskad

Në shtëpinë e Bojçevskit u gjetën gjëra si kapele maskuese, me simbole të formacionit Kaskad dhe me mbishkrimin “Grupi kinez”. Sipas të dhënave publike, Kaskad është një formacion operativ-luftarak rus në rajonin e Donjeckut, i cili është i pushtuar nga ushtria ruse.

Bojçevski thotë se ishte i vendosur atje, edhe pse fillimisht kishte aplikuar për të qenë pjesë e grupit Wagner. Së bashku me Shegmanovskin, ata ishin të vetmit maqedonas. Sipas tij, ata nuk donin të pranonin luftëtarë të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

“Është e vështirë të tregoj publikisht se çfarë kam parë. Kam parë kolegë psikopatë që bënin gjëra të tmerrshme. Vërtet mizori të rënda dhe të panevojshme”, thotë Bojçevski.

Edhe pse kontrata ishte njëvjeçare, të dy maqedonasit qëndruan atje vetëm tre muaj. Kontrata e tij u ndërpre pas disa kontrollimeve mjekësore, ku u zbulua se Bojçevski vuante nga tromboza në këmbë dhe nyje të fryra limfatike. Kontrata u ndërpre më 23 dhjetor të vitit 2023 dhe ai u kthye në Maqedoninë e Veriut së bashku me Shegmanovskin.

Rasti i dytë: Dënim me kusht

Përveç Bojçevskit, një tjetër shtetas maqedonas u dënua me kusht, për përpjekje për të marrë pjesë në luftë, në anën e Rusisë. Bëhet fjalë për një të ri nga Kavadarci, i cili punonte përkohësisht në Kroaci. Ai udhëtoi drejt Rusisë, por pas disa ditësh u kthye dhe kërkoi ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Gjykata miratoi një marrëveshje me prokurorinë dhe i shqiptoi një dënim dyvjeçar me kusht. Radio Evropa e Lirë kontaktoi avokatin e tij, por nuk deshi të fliste publikisht. Sipas burimeve nga hetimet, i riu ka deklaruar se është manipuluar dhe se ka menduar se po shkonte të punonte në një platformë.

Kur ka kuptuar se çfarë po ndodhte, menjëherë ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila e ka ndihmuar të kthehej në Maqedoninë e Veriut. Me të arritur në Aeroportin e Shkupit, ai u prit nga policia dhe u arrestua. Ministria konfirmoi se, me kërkesë të familjes, kishte ndërmjetësuar për rikthimin e shtetasit maqedonas.

Qysh në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi se pjesëmarrja në luftë jashtë vendit në cilëndo anë, është vepër penale, dhe u bëri thirrje qytetarëve maqedonas që të mos përfshihen në të.

A kishte rekrutime të organizuara?

Nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit thonë se nuk kanë asnjë rast organizatorësh, që kanë rekrutuar luftëtarë për luftën në Ukrainë.

“Bëhet fjalë për krim ndërkombëtar dhe rekrutimi kryhet përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve”, thonë nga kjo prokurori për Radion Evropa e Lirë.

Tre vjet e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus, koordinatori i Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit në Maqedoninë e Veriut, Pavlle Trajanov, pranon se ka pasur interesim te disa individë, madje edhe nga njësitë speciale të ushtrisë maqedonase “Ujku”, por shton se askush nuk ka shkuar në mënyrë të organizuar.

“Nuk kemi informacione... Megjithatë, e ndjekim situatën dhe bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit”, thotë Trajanov.

Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, konkretisht Zyra për Siguri Publike, e cila është përgjegjëse për veprat që lidhen me terrorizmin dhe kthimin e luftëtarëve nga fronti, thonë për Radion Evropa e Lirë se, deri tani, nuk është zbuluar asnjë mënyrë e organizuar rekrutimi dhe dërgimi të njerëzve në frontin e luftës në Ukrainë. Sipas Zyrës për Siguri Publike, janë zbuluar dy raste, por të izoluara dhe individuale.

“Në këto raste, pjesëmarrësit vetë kanë rënë dakord për kushtet e udhëtimit të tyre, përmes rrjeteve sociale”, thuhet në përgjigje.

Një muaj pasi Radio Evropa e Lirë e pyeti për shtetasit maqedonas që kanë marrë ose marrin pjesë në luftën në Ukrainë, Ministria e Punëve të Jashtme u përgjigj shkurtimisht se nuk disponon asnjë informacion./REL

ljupço bojçevski

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër