27 Nëntor 2024, 22:34
Nga N.F
Foto ilustruese
KORE- Sondazhet e fundit tregojnë se koreano-jugorët kundërshtojnë në masë furnizimin e drejtpërdrejtë me armatime të Ukrainës. Ky qëndrim vjen edhe pse Ukraina dhe aleatët e saj kanë ripërsëritur kërkesën drejtuar Seulit për furnizimin e Kievit me armë mes njoftimeve se trupat koreano-veriore po ndihmojnë Rusinë. Zyrtarët ukrainas i ka kërkuar Seulit një sërë armësh dhe zyrtarët koreano jugorë kanë thënë se do ta marrin në konsideratë një çështje të tillë, në varësi të hapave të ardhshëm që do të ndërmarrë Rusia dhe Koreja e Veriut.
Një delegacion ukrainas i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov u takua sot me Presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol. Sipas njoftimeve mediatike vizita lidhej me çështjen e armëve.
"I themi ‘Jo’ planeve të qeverisë së Koresë së Jugut për të furnizuar me armë Ukrainën", shkruhej në një pankartë që mbanin një grup i vogël protestuesish të mbledhur jashtë zyrës së kryeministrit në Seul.
Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e informacionit mbi dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi, si dhe shkëmbimin e teknologjisë dhe armëve mes tyre, thuhej në një deklaratë të zyrës së zotit Yoon.
Delegacioni u takua gjithashtu me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Seulit, Shin Won-sik si dhe ministrin e Mbrojtjes Kim Yong-hyun.
Në një intervistë në tetor për televizionin koreano-jugor KBS Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Ukraina planifikonte t'i dërgonte Seulit një kërkesë të detajuar për mbështetje me armë, përfshirë artilerinë dhe një sistem të mbrojtjes ajrore.
Një diplomat perëndimor i tha agjencisë ‘Reuters’ se diskutimet private u përqëndruan në sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhuara për të rrëzuar avionë dhe raketa, por fitorja në zgjedhjet presidenciale amerikane e Donald Trump-it ka krijuar pasiguri lidhur me bisedimet.
Sondazhet tregojnë se zoti Yoon, i cili gëzon një nivel të ulët mbështetjeje për shkak të skandaleve të brendshme, po përballet me një kundërshtim të gjerë të publikut ndaj idesë së furnizimit me armë të Ukrainës.
Shumica e koreano-jugorëve i shohin lidhjet ushtarake në rritje mes Phenianit dhe Moskës si një kërcënim, sipas një sondazhi të Gallup-it të publikuar në tetor, por 82% e kundërshtojnë megjithatë ndihmën ushtarake për Kievin./VOA
kore e jugut te shtenat me arme ne vlore lufta rusi-ukraine
Bota
27 Nëntor 2024, 21:20
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Zëvendës ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara tha sot se çdo vendim i pre...
Bota
27 Nëntor 2024, 21:06
N.F
Seul
KORE E JUGUT- Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul është mbuluar nga bora më e madhe e nëntorit që nga fillimi i regj...
Bota
27 Nëntor 2024, 20:59
r.ll
kamala harris
SHBA- Një video e zëvendëspresidentes së SHBA, Kamala Harris ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe gjitha...
Bota
27 Nëntor 2024, 20:49
r.ll
foto ilustruese
SIRI- Të paktën 57 persona janë vrarë deri më tani në përleshjet midis ushtrisë siriane d...
Bota
27 Nëntor 2024, 20:51
E. D
foto ilustruese
VENEZUELË- Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të mërkurën ndaj 21 bashkëpunëtorëve të tjer...
Bota
27 Nëntor 2024, 20:27
r.ll
keith kellogg
SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nominuar gjenerallejtënantin e pensionuar, Keith Kellogg, për të sh&e...
Bota
27 Nëntor 2024, 20:13
N.F
Arkeologët
BELIZE- Shumë kohë përpara se Majat e lashtë të ndërtonin tempuj, paraardhësit e tyre tashm&eu...
Bota
27 Nëntor 2024, 20:10
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë njoftuar se katër militantë të Hezbollahut janë arrestuar pasi kishin hyr&...
Bota
27 Nëntor 2024, 19:40
E. D
foto ilustruese
HANI I HOTIT- Një 56-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia malazeze në vendkalimin kufitar B...
Bota
27 Nëntor 2024, 19:54
N.F
Igor Filkov
MAQEDONI E VERIUT- Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë të mërkurën se fletarrestimet e l&...