20 Tetor 2022, 17:32
Nga d.a.
Sanchez
SPANJË- Të enjten më 20 tetor, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se Spanja, Franca dhe Portugalia kishin rënë dakord për të ndërtuar një tubacion energjie që lidh gadishullin Iberik me pjesën tjetër të Evropës.
Projekti i ri, të cilin kryeministri Sanchez e quajti një “Korridor të Energjisë së Gjelbër”, do të zëvendësojë planin e mëparshëm të quajtur “MidCat” të propozuar një dekadë më parë, por u pezullua në vitin 2019 për shkak të çështjeve rregullatore dhe mungesës së financimit.
Por, me Rusinë që po kufizon dërgesat e gazit në pjesën më të madhe të Evropës si reagim ndaj sanksioneve për pushtimin e Ukrainës, ka pasur një ringjallje të interesit për të sjellë furnizimet e nevojshme nga Spanja në pjesën tjetër të kontinentit.
Me rritjen e çmimeve të energjisë, Madridi u përpoq për ringjalljen e projektit, me mbështetjen e plotë të Berlinit, i cili po vuan mbylljen e furnizimeve të gazit rus nëpërmjet tubacionit “Rrjedha e Veriut 1” për një kohë të pacaktuar.
"Ne kemi rënë dakord për... një projekt të ri që do të quhet “Korridori i Energjisë së Gjelbër” që do të lidhë gadishullin Iberik me Francën dhe si rrjedhojë, me tregun evropian të energjisë midis Barcelonës dhe Marsejës," shpjegoi z. Sanchez pas mbërritjes së tij për një samit të BE-së mbi krizën energjetike.
Sanchez tha se tubacioni të shërbejë për hidrogjenin dhe gazin e lëngshëm "gjatë një periudhe tranzicioni të nevojshme për tregun evropian të energjisë".
Spanja aktualisht ka gjashtë terminale të gazit natyror të lëngshëm për përpunimin e gazit që mbërrin nga deti, gjë që mund të ndihmojë BE-në të rrisë importet me një furnitor më të mirë.
Por ka vetëm dy lidhje me kapacitet të ulët me rrjetin e gazit të Francës, i cili ka lidhje me pjesën tjetër të Evropës./REL/
pedro sanchez ursula von der leyen
Bota
20 Tetor 2022, 17:12
d.a.
Macron dhe Scholz
KOSOVË- “Është joserioze ta hedhësh nga dritarja propozimin franko-gjerman”, “Gjithçka q&eum...
Bota
20 Tetor 2022, 16:34
d.a.
Vucic dhe Putin
E përditshmja e Berlinit “Berliner Zeitung” botoi një artikull me titullin “Miqësia e shkatërruar&rdq...
Bota
20 Tetor 2022, 16:29
d.a.
dron iranian
BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione ndaj Iranit për shkak të dronëve të prodhuar nga Irani t...
Bota
20 Tetor 2022, 16:19
d.a.
Hossein Amir-Abdollahian
IRAN- Kryediplomati i Iranit Hossein Amir-Abdollahian ka mohuar akuzat se Teherani planifikoi të dërgonte raketa në...
Bota
20 Tetor 2022, 16:11
d.a.
Meloni
Nga Financial Times
Deri në mes të verës, kompania italiane e qeramikës Saxa Gres ishte në një nivel të lart&eum...
Bota
20 Tetor 2022, 15:58
d.a.
Truss
BRITANI- Britania e ka kaluar problemin që nga mini-buxheti i shtatorit. Jo vetëm që plani jo shumë i vogël i Kwasi Kwa...
Bota
20 Tetor 2022, 15:46
d.a.
Johnson, Wallace, Mordont dhe Sunak
BRITANI- Boris Johnson, Rishi Sunak, Ben Wallace dhe Penny Mordant në garë për t'u bërë kryemi...
Bota
20 Tetor 2022, 15:43
d.a.
Truss
BRITANI- Liz Truss është kryeministrja më jetëshkurtër si në partinë konservatore dhe njëkohësisht ...
Bota
20 Tetor 2022, 15:24
d.a.
Truss dhe Johnson
BRITANI- Një nga emrat që po qarkullojnë nga deputetët e partisë konservatore për të marrë postin...
Bota
20 Tetor 2022, 15:18
d.a.
Graham Brady
BRITANI- Kryetari i Komitetit me ndikim të vitit 1922 të deputetëve konservatorë, Sir Graham Brady, po bën nj&eu...