LIVE UPDATES
Bota

Sugjerimi i Trump: Ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie

Ish-presidenti Trump sugjeroi që republikanët të bëjnë përpjekje për ndihma të mëtejshme amerikane për Ukrainën “në formën e një kredie, në vend të një dhurimi”.

13 Prill 2024, 07:47 Nga M.B
Sugjerimi i Trump: Ndihma për Ukrainën mund të jetë në
Ish-presidenti Donald Trump duke folur në Mar-a-Lago për gazetarët ndërsa në sfond është kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johson

SHBA- Ndërsa kryetari i ri në detyrë i Dhomës së Përfaqësuesve përballet me një rebelim nga radhët e ligjvënësve të partisë së tij kundër përpjekjeve për ndihma të reja për Ukrainën dhe Izraelin, ai mori një mbështetje publike të premten nga kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump.

“Ai po bën një punë vërtet të mirë, në rrethana shumë të vështira”, tha ish-presidenti Trump, në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, në fillim të një konference të përbashkët për shtypin me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Ish-presidenti Trump sugjeroi që republikanët të bëjnë përpjekje për ndihma të mëtejshme amerikane për Ukrainën “në formën e një kredie, në vend të një dhurimi”.

Johnson, i zgjedhur ligjvënës në shtetin Luiziana, është në detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve nga muaji tetor. Ai nuk komentoi për ndihmat. Por, qëndrimi i zotit Trump pritet të ndikojë tek disa ligjvënës republikanë. Sipas ligjvënësit republikan Steve Scalise, kryetari Johnson ka negociuar me Shtëpinë e Bardhë për një propozim për ndihmat, që do të ndryshonte nga paketa e ndihmave e përfshirë në projekbuxhetin prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga Senati.

Ndihma për Ukrainën është ndër elementët më të debatuar, ndërsa vazhdon luftën me Rusinë. Po kështu edhe ndihma për Izraelin, që vazhdon ofensivën kundër Hamasit në Gazë. I pyetur nga shërbimi në gjuhën ukrainase i Zërit të Amerikës, Ligjvënësi Troy Nehls u përgjigj të enjten se “nuk do t’i jap para Ukrainës, as nuk i kam dhënë ndonjëherë, as nuk do t’i jap. A mund të më thotë dikush se cila është strategjia për Ukrainën?”.

Ligjvënësi Nehls radhitet gjithashtu ndër ligjvënësit republikanë që pretendojnë se zgjedhjet presidenciale të viti 2020 u manipuluan në favor të presidentit Joe Biden. Ligjvënësi Nehls parashikon se nëse zoti Trump do të rizgjidhet president këtë nëntor, forcat ruse “do të jenë larguar nga Ukraina deri më 1 prill”. Një tjetër ligjvënës republikan, Keith Self, dëshiron që ndihma për Ukrainën të kushtëzohet me rritjen e buxhetit për sigurinë e kufirit SHBA-Meksikë.

Ligjvënësi Self i tha Zërit të Amerikës se ndërsa Kievi pret për ndihma të mëtejshme nga Uashingtoni, duhet t’u drejtohet ndërkohë për ndihma vende evropiane.

“Mendoj se Evropa po fillon të kuptojë se duhet të kujdeset për kopshtin e saj”, tha ligjvënësi Self, që është edhe anëtar i komisionit për marrëdhëniet me jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Nëse kryetari Mike Johnson shihet se po plotëson kërkesat e demokratëve, kjo vetëm do të zgjeronte numrin e ligjvënësve republikanë që janë të pakënaqur me punën e tij drejtuese. Ndërkaq kryetari Johnson është i detyruar të bashkëpunojë me demokratët për projektligjet kryesore, pasi partia e tij ka një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve. Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi Hakeem Jeffries ka sugjeruar se demokratët mund ta ndihmonin zotin Johnson të qëndronte në postin e kryetarit nëse ai do të ndihmonte për miratimin e propozimit për ndihmat të kaluar në Senat, ku shumicën e kanë demokratët.

Ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal i tha shërbimit në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës se “po shqyrtoj mundësinë e një projekligji të veçantë vetëm për Ukrainën”, për të shmangur vonesat e mëtejshme. Ligjvënësja demokrate Madeleine Dean u shpreh se është praktikë e gabuar mosdërgimi i ndihmave për Ukrainën dhe e quajti “joamerikan” hezitimin e ligjvënësve nga të dyja krahët. Detyra për arritjen e një konsensusi në Dhomën e Përfaqësuesve qëndron mbi shpatullat e zotit Johnson, i cili pati votuar kundër çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Vizita e tij në rezidencën e zotit Trump në Florida shihet si një përpjekje për të gjetur mbështetje nga ish-presidenti. Mbështetja e tij ka qenë jetike për zyrtarët kryesorë republikanë. Mungesa e mbështetjes së tij për ish-kryetarin e mëparshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, si dhe për ish-kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel solli largimin e tyre nga këto poste drejtuese./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri