Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ITALI- Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës po takohen në Itali, duke nënvizuar mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër pushtuesit rus dhe nevojën për arritjen e një armëpushimi në Gazë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ndoqi nga afër takimin dhe sjell në vazhdim një material nga Borgo Egnazia, vendi ku po zhvillohet takimi i G7.
Një shfaqje parashutistësh shënoi fundin e ditës së parë të takimit të udhëheqësve të G7 të cilët diskutuan për sfidat globale, përfshirë luftërat në Lindjen e Mesme dhe Evropë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua Ukrainës. Presidenti Joe Biden nënshkroi një marrëveshje sigurie me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
“Do të vazhdojmë mbështetjen për t’u siguruar që Ukraina të korrë fitore dhe Rusia të mos fitojë”, tha Presidenti Biden.
Udhëheqësit e G7 mbështetën planin e zotit Biden për t'i dhënë Ukrainës një hua prej 50 miliardë dollarësh. Huaja do të paguhet nga interesi i akumuluar, rreth 3 miliardë dollarë në vit, nga pasuritë e ngrira ruse me një vlerë prej 280 miliardë dollarësh.
“Ministrat e financave po shqyrtojnë detajet dhe do ta sqarojnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Zyrtarët amerikanë thonë se deri në fund të takimit do të kenë një kornizë të qartë veprimi.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy shprehu shqetësim lidhur me vazhdimin e angazhimit perëndimor për Ukrainën, ndërsa tregoi mirënjohje për marrëveshjen e sigurisë.
“Çështja e NATO-s përfshihet në tekstin e marrëveshjes ku theksohet se Amerika e mbështet anëtarësimin Ukrainës në NATO në të ardhmen dhe konfirmon se marrëveshja jonë e sigurisë është një urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”.
Uashingtoni njoftoi në fillim të kësaj jave sanksione të reja ndaj atyre që ndihmojnë industrinë ushtarake të Moskës, përfshirë kompanitë kineze që i shesin Rusisë gjysmëpërçues.
Lufta në Gazë është gjithashtu në qendër të bisedimeve. Presidenti Biden tha se nuk ishte i sigurtë lidhur me një armëpushim të shpejtë.
“Pengesa më e madhe deri më tani është refuzimi i Hamasit që ta nënshkruajë, madje edhe pse kanë paraqitur diçka të ngjashme. Mbetet për t'u parë nëse do të realizohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona”, tha Presidenti Biden.
Në përpjekje për të frenuar valën e emigrantëve afrikanë që futen në Evropë përmes Italisë, kryeministrja Giorgia Meloni e ka bërë çështjen e migrimit dhe investimet në Afrikë temën kryesore të presidencës së saj të G7.
“Italia ka vënë në qendër të presidencës së saj çështjen e migrimit dhe rolin gjithnjë e më shqetësues të organizatave të trafikimit, duke shfrytëzuar dukshëm dëshpërimin (e emigranteve)”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Axhenda e kryeministres Meloni për Afrikën është në përputhje me Partneritetin e G7 për Infrastrukturën dhe Investimet Globale. Synimi është grumbullimi i rreth 600 miliardë dollarëve për financimin e infrastrukturës deri në vitin 2027, si një alternativë ndaj nismës kineze “një brez një rrugë”./VOA
pamje nga vendngjarja ZVICË- Një shpërthim i madh ka ndodhur në Zvicër, ku si pasojë kanë humbur jetën edhe dy pers...
Jens Stoltenberg RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s Jens Stoltenberg tha se miratimi i propozimit të ri të presidentit ...
foto ilustruese GJERMANI- Hetuesit gjermanë kryen bastisje në shtatë shtete federale dhe kapën kokainë me vlerë miliarda euro...
pamje nga vendngjarja FLORIDA- Pamje të tmerrshme janë publikuar, ku një aligator 5m i gjatë ka gëlltiur një grua. 41 vj...
foto ilustruese KUBË- Një flotë e vogël anijesh luftarake ruse ndodhet në ujërat kubane për manovra të përbash...
Donald Trump SHBA- Ish-Presidentit amerikan Donald Trump iu ofrua një pritje entuziaste nga ligjvënësit republikanë pas rikthimit n&eum...
Volodymyr Zelenskyy RUSI- Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, hodhi poshtë propozimin e paqes të para...
foto ilustruese ITALI- Italia arrestoi të premten një të dyshuar i cili akuzohet se e ndihmoi djalin e një guvernatori rus të ikte...
Benny Gantz IZRAEL- Benny Gantz dha dorëheqje nga kabineti izraelit i luftës javën e kaluar dhe tani ka deklaruar se Izraeli e di sesa pengj...
Charles Michel dhe Ursula von der Leyen BRUKSEL- Charles Michel doli me planin e fundit për të rrëzuar Ursula von der Leyen nga posti i pres...